Të ardhurat nga TVSH, 12.5 % më shumë se planifikimi

1 Maj 2014, 13:28Ekonomia TEMA

Të ardhurat e mbledhura nga TVSH-ja në buxhet gjatë tremujorit të parë të 2014  janë 12.5 % më të larta se sa planifikimi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi vlerën e shtuar llogariten për periudhën janar-mars 28,677 milionë lekë nga 25,500 milionë lekë të planifikuara. Krahasuar me tremujorin e një viti më parë  u mblodhën 4,771 milionë lekë më shumë.

Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) zbatohet ndaj mallrave dhe shërbimeve brenda territorit të Shqipërisë.

3 komente në “Të ardhurat nga TVSH, 12.5 % më shumë se planifikimi”

  1. Do Të... says:

    Shume marramendese kjo. Po pse u duhen borxhet e FMN-se atehere?

    1. altini says:

      Per te shlyer borxhet qe la Sala pa paguar mo akoma se ke kuptuar???

  2. HenrikuV says:

    Po te punosh normale qe do kesh rezultate, po keto qe jane ne qeveri duhet te mbledhin mendjen e te punojne e mos i pergjigjen ketyre te cetes qe duan vetem shkaterrim. Pune qeveria, vetem pune se ne fund rritje do gjeni, po u moret me fjale do pesoni keq, pune dhe reformoni drejtesine per te dhene drejtesi. Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje