Java Italiane/ Gjiknuri: Vitin tjetër 30 % e tregut energjitik do liberalizohet

5 Maj 2014, 18:55Ekonomia TEMA

Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri u shpreh se një pjesë e mirë e investitorëve italianë, janë të fokusuar në sektorin e energjisë. i pranishëm në aktivitetet e organizuara në kuadër të Javës Italiane, Gjiknuri tha se “kjo nuk është rastësi, jo vetëm sepse energjia është gjithmonë një sektor i rëndësishëm, një sektor ku shumë biznese orientojnë investimet e tyre, por kjo lidhet edhe me faktin se Shqipëria ofron mundësi të mëdha”.

“Pavarësisht se mund të ketë patur situata të caktuara me kriza financiare, mund të ketë edhe një gjendje të vështirë si kjo që po kalojmë sot, por gjithësesi diçka e tillë nuk mund ta lëkundë e as ta errësojë perspektivën e investimeve në sektorin e energjisë. Jemi dëshmitarë që shumë sipërmarrës italianë kanë investuar në burimet e reja shqiptare, në hidrocentralet shqiptare, kanë rriskuar kapitalin e tyre dhe mund të jenë ndodhur edhe në vështirësi kohët e fundit, për shkak të problemeve që ka pasur sektori. Realisht, dua t’ju them se si Ministri dhe si Qeveri po punojmë shumë intensivisht, në një dialog shumë të hapur me të gjithë industrinë, por edhe duke marrë parasysh të gjithë faktorët që e kanë çuar situatën e tregut energjetik në këtë pikë, për të hapur dritaren e rimëkëmbjes. Synimi mbetet që bizneset tuaja të jenë të sigurta, që kapitali juaj të kthehet, por njëkohësisht të ketë një zhvillim të qëndrueshëm në sektorin energjetik”, tha Gjiknuri.

Në fjalën e tij, Gjiknuri informoi se Qeveria po përgatit ligjin e ri për energjinë dhe do të kryejë një reforme të madhe që ka të bëjë me fillimin e liberalizimit të tregut duke krijuar një treg privat të energjisë përtej atyre pak konsumatorëve, të cilët përbëjnë një përqindje shumë të vogël të tregut.

“Shpresojmë që vitin tjetër, 30% e tregut të jetë e liberalizuar, nëpërmjet klientëve industrial, komercialë të cilët do të dalin nga tarifat e rregulluara dhe do të kenë kërkesë për energji”, theksoi Gjiknuri.

Në këtë kuadër, duke iu drejtuar investitorëve të pranishëm, ministri i Energjitikës theksoi se shumë nga investimet tuaja, jam i sigurtë se krahas shtetit, si partnerë do të gjejnë edhe mundësi të tjera për shitjen e energjisë dhe do të kenë mundësi të kthejnë investimin e tyre.

“Qeveria shqiptare do të nënshkruajë edhe një marrëveshje me Bankën Botërore për një mbështetje të madhe financiare në sektorin energjetik, sidomos në shpërndarje, aty ku ka qenë pika më e dobët që mund të ketë gjeneruar edhe mungesë pagesash për disa nga investitorët privatë. Kjo do të jetë një periudhë tranzitore dhe shumë shpejt, duke pasur një treg më likuid, jam shumë i sigurt që burimet që ka Shqipëria do të jenë në dispozicion edhe për investime të tjera”, theksoi ai.

Duke paraqitur projektet në fushën e energjitikës, Gjiknuri tha se fatkeqësisht, projekt i mbetur në letër ka qenë dhe ai për të lidhur Shqipërinë me Italinë.

“Shumë nga investitorët tuaj që kanë investuar do të dëshironin një lidhje të tillë. Ne i kemi intensifikuar përpjekjet me autoritetet italiane, nuk është një projekt i thjeshtë, por në perspektivën tonë ai është i qartë dhe them se do të jetë një nga arritjet më të mëdha sikur Shqipëria të lidhej më një linjë direkte me Bashkimin Evropian. Kjo patjetër do të thotë mundësi më të mëdha si për investitorët italianë, si për çdo investitor tjetër, por njëkohësisht për këmbimin e energjisë me Bashkimin Evropian”, tha Gjiknuri.

Shqipëria, shtoi minsitri, “paraqet edhe oportunitete të tjera, jo vetëm në fushën e hidros, megjithëse kemi burime të mëdha.

“Janë edhe disa projekte të tjera që ne po punojmë, siç është projekti i Skavicës, ku ne po mendojmë të dalim me një partneritet publik-privat ku edhe KESH-i të mbulojë një pjesë të investimit, për shkak se ky projekt shtrihet në atë kaskadën tonë strategjike dhe shërben si një rregullator shumë i mirë i kaskadës. Por, nga ana tjetër krijon edhe mundësi shumë të mira për investitorët privatë në këtë projekt gjigand. Nuk dua të lë pa përmendur projekte të tjera në fushën energjetike siç janë mundësitë që ofron Shqipëria në hidrokarbure. Shumë shpejt, qeveria shqiptare do të dalë me paketën e re të rregullave përsa i përket ankandit për fushat e padhëna të naftës. Do ta bëjmë për herë të parë këtë gjë, deri tani në Shqipëri fushat e naftës janë dhënë pa një proces gare. Kjo, mbase edhe për shkak se interesi dikur ka qenë i ulët, por ka ardhur momenti të ecim drejt kësaj faze edhe për shkak të zbulimeve të reja në Shqipëri nga kompania Shell dhe Petromanas të cilat kanë gjetur sasi shumë të mira nafte. Perspektiva duket e mire. Megjithëse nuk mund të themi me një konkluzion të qartë se sasia e naftës është komerciale, këto kërkime e zbulime kanë rritur shumë interesin nga kompani ndërkombëtare për fushën e naftës dhe të gazit”, tha minstri Gjiknuri.

2 komente në “Java Italiane/ Gjiknuri: Vitin tjetër 30 % e tregut energjitik do liberalizohet”

  1. Kristian-demokratët e Shqipërisë dhe Italisë: Jemi një familje – See more at: http://dielli.al/lajme.php?id=56456&k=71#sthash.IYLEXNEm.dpuf

  2. Qazimi. says:

    Bravo z.Minister percka reklamoni.Po kini parasysh nje keshille:i beni mire kero zgjidhje qe ne asnje kohe te mos ket fuqi dikush ti ndryshoje sepse vetem keshtu ecen perpara ekonomine e shqiperise e cila vuan vetem nga keq qeverisja shqiptare per keta 23 vjet demokraci.
    I beni mire detyrat se populli ju ka dhene nje vote plebishitare,mos u merakosni se cfare thote opozita,se me sa kuptojme ,ajo nuk eshte ne pozicionin qe i takon,por mundohet tju pengoje.
    Ju vafte mbare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje