“Sipërmarrësit italianë janë të pranishëm në shumë sektorë në Shqipëri, por ka ende vend për investime. Në Shqipëri ka një klimë të favorshme për investime. Por e rëndësishme është që Shqipëria të vijojë më realizmin e reformave dhe me luftën ndaj korrupsion. Korrupsioni është pengesë për zhvillimin e vendit, ndaj duhet të forcohen hapat në këtë drejtim. Gjithashtu duhet të forcohet hetimit financiar, duke rritur kështu edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për investime në Shqipëri. Ne mbështesim integrimin e Shqipërisë në Bashkimi Europian, dhe vlerësojmë arritjet e bëra deri më tani”.
Kështu iu drejtua Presidenti i Senatit Italian Pietro Grasso të pranishmëve në çeljen në Tiranë të Javës Italiane. Ndërsa shprehu kënaqësinë që ndodhej në Shqipëri për një vizitë dy ditore, Grasso vuri theksin në rëndësinë e luftës ndaj korrupsionit dhe forcimin e hetimit financiar. Aktiviteti u çel me një fjalim të shkurtër nga Ambasadori italian në Tiranë Massimo Gaiani, i cili vuri theksin në klimën pozitive që ekziston në Shqipëri përsa i takon invetsimeve të huaja. Në këtë kuadër, diplomati italian theksoi se gjatë kësaj jave në Shqipëri do të vijnë sipërmarrës italiane që shfaqin interes për të investuar në sektorë të ndryshëm.
Rama: Italianët mund të gjejnë Amerikën në Shqipëri
Kryeministri Edi Rama ndërsa vlerësoi Italinë si një partner të rëndësishëm strategjik, vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve. Kreu i Qeverisë u shpreh se rritja e investimeve italiane në Shqipëri, do të jetë në interes të dy vendeve.
“Jemi të parët për dashurinë për Italinë, por të fundit për shkëmbimet tregtare me këtë vend. Kemi vullnet për të nxitur marrëdhëniet mes dy vendeve, duke krijuar një faqe e re në bashkëpunimin ekonomik mes tyre. Java italiane krijon një rrugë të re bashkëpunimi dhe prania e 170 ndërmarrjeve italiane këtu gjatë kësaj jave, është një gur themeli për të rritur në një rrugë të re këtë bashkëpunim,. Një fluks i ri investimesh italiane do të derdhën në interesin reciprok. Në Shqipëri, mund të fitohet më shumë se në Itali, paguhen më pak taksa, ka më pak burokraci se në Itali, dhe ka më shumë nevojë për punë dhe shumë më pak kosto të punës”, theksoi Rama.
Në këtë kuadër ai ftoi sipërmarrësit italianë të shikojnë mundësinë të migrojnë në Shqipëri. Në vijim, Kryeministri u shpreh se Qeveria shqiptarë po punon për përmirësimin e mëtejshëm të klimës së biznesit në vend, dhe krijimin e kushteve të favorshme për operimin e sipërmarrësve të huaj në tregun shqiptar.
“Ajo që pengon në investime është taksa e mbartur prej vitesh, e cila rëndon mbi sipërmarrësit. Vetëm ne, Irani dhe Gambia e kemi këtë taksë. Tashmë po diskutojmë çdo ditë për të ndryshuar këtë situatë dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në vend. Kështu do të lehtësojmë komunikimin mes çdo investitori dhe administratës, duke ushtruar presion pozitiv mbi Qeverinë dhe Kryeministrin, për gjithë ato raste kur duhen përgjigje që mungojnë. Po reformojmë Agjencinë tonë të investimeve të huaja, e cila do të jetë shumë shpejt dera e hapur që do presë dhe shoqërojë me procedura të shpejta dhe të lehtësuara të gjithë investitorët e huaj, në çdo derë të administratës për të bërë të mundur që përgjigjet të vijnë sa më shpejt”, tha Rama.
Kreu i qeverisë tha se pavarësisht problemeve që ka, Shqipëria është një vend tërheqës për të huajt.
“Shqipëria ka probleme dhe të meta por ka një virtyt që edhe Italia e kishte para disa kohësh po e ka humbur, Shqipëria nuk është e mërzitshme. Kush vjen në Shqipëri për herë të parë, gjithmonë do të vijë prapë. Njerëz që janë shumë skeptikë kur i thua hajde në Shqipëri unë njoh shumë, por nuk njoh asnjë që të mos ketë dëshirë të vijë prapë, pasi ka ardhur në herë”, tha Rama.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri nuk ka lënë mënjanë batutat, teksa duke iu drejtuar sipërmarrësve italianë u shpreh “nuk mund të them se italianët do të vijnë si emigrantë në Shqipëri, sa të zgjidhim këtë punën e 80 eurove. Tani italianët mund të gjejnë Amerikën në Shqipëri”.
Fullani: Investimet italiane jetike në disa sektorë
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani e cilësoi prezencën e investitorëve italianë në Shqipëri si jetike në disa sektorë.
“Interesat tregtare në sektorët jetikë të ekonomisë kanë nevojë për një prezencë më ë madhe të investitorëve italianë”, u shpreh Fullani.
Sipas tij, „ investimet italiane hapin rrugë për zhvillimin e mëtejshëm të tregtisë, zhvillimi i bujqësisë, turizmit dhe kombinimi me agro-turizmin e bën Italinë lider global në këtë sektorë”.
Në këtë kuadër, Guvernatori Fullani theksoi se “Shqipëria i afron akses jo vetë brenda territorit, por në të gjithë rajonin”.
“Shfrytëzimi i potencialeve që ofron bashkëpunimi rajonal do të sjellë zhvillim për të dy vendet. Një koordinim mirë i politikave ekonomike do ishte me një interes reciprok”, tha Fullani ndërsa shtoi se “sistemi bankar i Shqipërisë mbështet iniciativat për investime’.
Ahmetaj: Ekonomia ka shënuar rritje
Ministri i Zhvillimit të Ekonomisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj e cilësoi Javën italiane në Shqipëri shumë të rëndësishëm për ekonominë e cila muajt e fundit ka shënuar rritje.
“Java italiane e biznesit vjen në një moment të rëndësishëm për ekonominë shqiptare, e cila pas një rënie ka shënuar shifra rritjeje, ndërsa sfida e ardhshme është stabilizimi i ekonomisë. Vitet e fundit marrëveshjet tona me gjithë krizën ekonomike nuk janë ngadalësuar, por janë rritur investimet italiane dhe importet gjithashtu”, bëri të ditur Ahmetaj.
Sipas tij, kjo marrëdhënie e ngushtë të biznesit, është shoqëruar edhe me bashkëpunim politik, ku Ahmetaj iu referua vizitave të Kryeministrit Edi Rama në Itali.
“Për pasojë investitorët italianë luajnë një rol të rëndësishëm në vendin tonë sa i përket punësimit dhe për pasojë edhe të prodhimit .Nisma e kryeministri Rama në Itali ka pasur jehonë të madhe edhe në mediat kryesore. Ndodhemi në një moment thelbësor për të prezantuar mbylljen e periudhës 22-vjeçare të tranzicionit dhe kriza ekonomike na ka vënë përpara një sfide të re. Prania e ndërmarrjeve italiane është mjaftë heterogjene në sektore; në energji, bujqësi, turizëm, manifaktura, etij. Internacionalizimi i ndërmarrjeve italiane ka ardhur gjithnjë në rritje. Interesi i kompanive italiane në 4-5 muajt e fundit ka sjellë edhe frytet e para. Klima e biznesi çdo ditë ka përmirësime të veta”, tha Ahmetaj.
E paskemi kaluar Gjermanine e tani kemi arritur Ameriken!!!! Made in Rilindja
Me vjen mire qe shteti eshet garant per investmet e huaja. Keto do hapin vende te reja pune e kjo eshte kyce per momentin ku ndodhemi
Ne kushtet qe jemi hapja e Rames ndaj investimeve te huaja ndryshe nga mbyllja qe kish bere berisha do te thote shume per popullin. me shume pune, me shume para, ekonomi e shendoshe.
Me vjen mire qe o hapen mundesi te tilla investimi.
kjo do nxise me shume vende pune e ekonomia e shteti do kene te ardhura te kenaqashme..
Eshte nje arme e forte qe kemi. Ti themi JO monopolit qe saliu dje e kish krijuar per dreq.
Duhet te ngrihet kultura e konkurences se lire. Investime do te thote PUNE, qe te gjithe e kerkojme.
Bravo RAMA
Vlere e madhe eshte investimi i huaj dhe vedas. Siguria qe shteti i fal investitorit eshte ajo qe dallon nje model nga nje tjeter e per kete rama duhet pergezuar qe eshte ndare nga modeli i vjeter
Fanatstike kjo mundesi per te gjithe ne . Me shume Pune per ne, me shume para e mireqenie, me shume shprese per nje shtet normal ku gjerat jaen te sigurta, pra investimi eshte i sigurte
Hallall ju qofte per punen qe po beni me ekonomine. ME cdo mjet po e gjeneroni e po hapni mundesi per me shume pune e mireqenie.
Nje qe e kupton e sheh qe po beni me te miren e per kete ju falenderojme
Pune te mire, pune te mira po shohim nga Rama i cili eshte non stop ne krye te puneve per ta bere kete vend sic te gjithe e duam e enderrojme
te pergezojme kryeminister qe po e zhduk klientelizmin e po liberalizon tregon e ekonomine qe dje ishte nen monopolin e Saliut.
Bravo
te besh retorike ne komente duke dale jashte konteksti eshte budallallik. ai ka te drejte, bizneset italiane u leverdis te investojne ne vendin tone se jane lire.
Bravo qeverise, per nismat qe po merr do ta kete shume te veshtire keshtu si eshte implementuar korrupsioni ne shqiperi por do tia dalin.
Italia po shkon cdo dite e me poshte,.keta vijne e japin mend ne Shqiperi,..
Bangladeshin dhe jo Ameriken do gjejne italianet ne Shqiperi more Edi! Per nje vend “nje vrap pele me gomar” larg Italise ku paguhet fuqia punetore me 0.5€ ora, normale eshte te quhet Bangladesh i Europes!
shume fjale te bukura kemi mbi 20 vjet qe i degjojme.shume puneshqiperia ka nevoje per shume pune ligje shtet jo korrupsion.eshte gjynah nje shtet kaq i vogelme kaq e kaq probleme te pafundme.
Z. Kryeminister Rama, Ju dhe Qeveria juaj me te padrejte keni penguar investimet ne sektorin energjitik per sa u perket investimeve ne HEC-et e vegjel. Pezullimi i ketyre procedurave dhe te Ligjit te Koncensioneve eshte nje padrejtesi e madhe qe i behet biznesit ne pergjithesi. Kjo pengese eshte me pasoja per te gjithe ekonomine kombetare. Nuk ka asnje llogjike ky bllokim , pervec inatit pse ishte gjetje e ish Kryeministrit Berisha. Ish Kryeministri Berisha e mori pergjigjen e popullit me 23 qershor 2013, po cnje Ju qe pengoni kete biznes ligjor me cte drejte ? E pastaj bertisni me te madhe per klime te mire biznesi dhe thithje te investimeve te huaja. A mos del pak si demagogji keto thenje Tuat dhe keto veprime bllokuese ne te njejten kohe.
ore po un nuk kuptoj dot kte kapterin luan bregasin cfar statusi ka qe vete ne keto takime apo vete vete pa ftuar , sa i peshtire
italianet thone kur nuk kuptojne apo nuk besojne buuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu