Viti 2012 rriti varfërinë në Shqipëri

5 Maj 2014, 15:13Ekonomia TEMA

Ngadalësimi i fortë i ekonomisë në vitin 2012 e ka kthyer Shqipërinë 6 vjet pas në luftën kundër varfërisë.

Të dhënat e fundit zyrtare nga Banka Botërore tregojnë se vetëm në këtë vit, pjesa e popullsisë që jeton me më pak se 5 dollarë në ditë u rrit me rreth 4.5 pikë përqindje. Kjo e ka çuar peshën e shqiptarëve që jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë nga 43 për qind që ishte në 2011 në 47.5 për qind një vit më vonë.

Kërcimi në këto nivele i popullsisë që jeton në kushte mbijetese ka fshirë brenda një viti të vetëm përmirësimin që ishte arritur për 6 vjet në zbutjen e varfërisë, pasi për herë të fundit Shqipëria e ka patur treguesin në këto nivele në vitin 2006.

Por shqetësimi më i madh i ekspertëve është se shifra mund të jetë përkeqësuar edhe më fort në vitin 2013, kur ekonomia gati ra në stanjacion me rritjen e prodhimit që ceku minimumin historik 0.44 për qind.

Rreziku është që ky ngadalësim mund të ketë përkeqësuar jetesën e mijëra familjeve të tjera duke i zhytur ato në kufijtë e skamjes. Kjo edhe për një arsye tjetër, pasi Shqipëria është vendi më i kërcënuar nga varfëria në Ballkan. Të dhënat tregojnë se ajo ka përqindjen më të madhe të popullsisë, gati gjysmën e saj, që jeton në kushte mbijetese më më pak se 5 dollarë ditë. Vendet e tjera e kanë këtë tregues, sipas Bankës Botërore, nga 4.5 në 35 për qind. Kjo bën që edhe një ngadalësim i vogël në ritmet e rritjes ekonomike të ketë efekte të forta sociale, në kushtet kur vendet e tjera duken më të mbrojtura./TCH

9 komente në “Viti 2012 rriti varfërinë në Shqipëri”

  1. keno says:

    ore ne 2005 ai e mori vendin me financa te shendosha edhe sic e kishte zakon e shkerdheu! mos na hapni barkun me berishizmat se duam ti leme pas.

    1. radio says:

      Populli varferohej cdo dite e me shume nga ana tjeter dinastia Berisha rritej me hapa galopant. I vodhen gjithcka ketij vendi dhe tani bejne si te moralshem.

      1. almeida says:

        Populli varferohej Saliu mashtronte se kishim rritje ekonomike dhe madje ia kishm kaluar Gjermanise e shume vendeve te zhvilluara. Shume turp u tallen me popullin jo pak po tete vjet.

  2. tina says:

    Cdo vite qeverises me qeverine e kaluar ka rritur varferine ne vend si pasoje e politikave shkaterruese te mazhorances se vjeter.

  3. tirana says:

    Cdo vite qeverises me qeverine e kaluar ka rritur varferine ne vend si pasoje e politikave shkaterruese te mazhorances se vjeter.

  4. valerja says:

    Ishte koha kur qytetaret varferoheshin dita dites dhe pushtetaret pasuroheshin dita dites me shume.

    1. sidorela says:

      Pasoja e politikave jodestruktive te qeverise athere i vuajn shqiptaret ne te gjitha aspektet.

  5. vlonjati says:

    Qeveri e poshter

  6. qytetari says:

    Te keqen e kaluam tani jemi ne hapat e para te prosperitetit.Lum si ne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje