Haxhinasto: Investitorët italianë të investojnë në Shqipëri

6 Maj 2014, 12:57Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinato i kërkoi investitorëve italiane të investojnë në Shqipëri duke vënë theksin tek potencialet që ekzistojnë.

Duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Qeverisë italiane për zhvillimin dhe integrimin e Shqipërisë, ministri Haxhinasto në fjalën e mbajtur në edicionin e parë të ‘Javës Italiane” theksoi se janë një tërësi faktorësh që favorizojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, dhe e bëjnë Shqipërinë atraktive. Në këtë kuadër ai përmendi pozicionin e Shqipërisë si portë hyrëse e korridorit të Tetë si dhe marrëdhëniet e mira politike, të cilat sipas tij duhet të reflektohen edhe më tepër tek investimet e sipërmarrjes.

“Shqipëria ka një partneritet strategjik dhe ky partneritet është shumëplanësh, politik, ekonomik dhe ka të bëjë me vizonin europian dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Por ky partneritet duhet të reflektohet edhe në një bashkëpunim intensiv, në një sipërmarrje të re më konkrete më dinamike të vet komuniteteve të biznesit”, tha ai.

Haxhinasto vuri theksin në heqjen e barrierave jo fizike dhe liberalizimin e shërbimeve.  Duke u ndalur tek angazhimi italian në Shqipëri, Haxhinasto u ndal në investimin prej 15 milionë eurosh që pritet të nisë për ngritjen e kapaciteteve të përpunimit të anijeve në Portin e Vlorës.  Po ashtu ai renditi edhe një sërë projektesh që Qeveria i ka prioritet siç është klasifikimi i porteve apo ngritja e një aeroporti në turistike në Sarandë, si zona me potencialin më të madh turistik.

Në strategjinë tonë kemi plan të ndërtojmë një port të madh industrial siç është ai i Shëngjinit i cili i shërben disa shteteve Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë”, theksoi Haxhinasto.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Haxhinasto: Investitorët italianë të investojnë në Shqipëri”

  1. TAQO says:

    Kujt ja drejton kete thirje qe e ke vene titull te artikullit……INV. IT. TE INV. NE SHQIPERI……kaq mjafton per te krijuar imazhin ne popull qe ne jemi gati dhe italiane t mezi po presin ????????? do te vine IT. perseri do te vine te inv. problemi eshte se do te bijen ne kontakt me nje shtet me mekanizma anakronike dhe me elemente te osmanizmit modern GYLENIST….,…

  2. ramastan dhe tritolistan. says:

    ne rilindje vetem kanabise mbillet-keni degjuar se kann nisur nje rruge,shkolle,spital APO ujesjelles.deri tash fletrrufe dhe larje kokash te kokepalarve-i bie tritol,droge,vrasje,denime.

  3. bledi says:

    Bravo qeverise qe po i fut dhe keto ne pune, se ishin mesuar duke ndenjur.

    1. eritiola says:

      Po shyqyr thuaj qe ka qelluar ky rama qe punon e qe e ka mendjen te beje ndonje gje e ja ka mledh dhe ktyne se ishin mesuar vetem te rrinin e te merrnin, tani po punojn te pakten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje