Çmimet në muajin prill/ INSTAT: U ulën medikamentet, u rritën produktet ushqimore

8 Maj 2014, 12:46Ekonomia TEMA

Qytetarët shqiptarë kanë shpenzuar më shumë para për blerjen e produkteve ushqimore dhe për shërbimet gjatë muajit prill. Instituti i Statistikave ka publikuar raportin e indeksit të çmimeve ku vihet re një rritje me rreth 1.7% e krahasuar kjo me të njëjtin muaj të një viti më parë.

Ndërkohë krahasuar me muajin prill 2013, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 10,8%, pasuar nga grupi “Pije alkoolike dhe duhan” me 7,2%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 2,6%, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,8%.

Konstatohet se rritja vjetore e çmimeve gjatë prillit është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” ku frutat janë rritur me 16.6% ndërkohë zarzavatet me 7,8%.

Megjithatë krahasuar me një muaj më parë zarzavatet kanë pësuar ulje të çmimit si pasojë e shtimit të prodhimit vendas. Krahasuar me një vit më parë rritje të ndjeshme të çmimit ka pësuar edhe cigarja me rreth 12.5%.

Sipas të dhënave të INSTAT uljen më të madhe gjatë muajit prill e kanë pësuar çmimet e medikamenteve me 3,5%.

3 komente në “Çmimet në muajin prill/ INSTAT: U ulën medikamentet, u rritën produktet ushqimore”

  1. motra tourkofagos says:

    Sallami i kan bere ndonje hile qe nuk ka rene cmimi.Na pacin ne qafe po na nodhi gje se pa sallam nuk jetohet nuk jetohet.

  2. berti says:

    Medikamentet kishin cmime abuzive, bravo ministria qe po i ul keto cmime.

  3. K. F says:

    INSAT genjen! Une marr ilace per babain e semure e ne pension dhe nese paguaje 1000 lek me shume diferencen per ti marre meduikamente cilesore, tani me ka thene Fartmacistia se do te paguaj 2000 lek me shume?! Si ka ndodhur i thashe? Me shpjegoj se Ministria e Shendetsise ka sjelle disa lloje psh APROVEL dhe me cmime shume te uleta, sesa ky standardi, po si mund te jete nje produkt jetik per nje shendet cilesor njesoj si nje paracetamol? Vetem MSH e di! Po na vdesin prinderit me medikamente fallco dhe jashtestandardit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje