Turizmi është një ndër sektorët prioritarë për Qeverinë dhe motor i zhvillimit ekonomik. Kështu u shpreh ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni, ndërsa theksoi se edhe premtimi për të bërë tatimin nga 20 % në 10 % do të mbahet brenda mandatit qeverisës.
Duke pranuar se Shqipëria me mundësitë që ka nuk mund të konkurojë me vendet e rajonit përsa i takon turizmit, Gjermeni thekson se se ajo mund të bëhet është ofrimi i paketave turistike të përbashkëta Shqipëri-Kosovë-Mali i Zi-Maqedoni. Në vijim Gjermeni shpjegon masat e marra nga Qeveria në prag të sezonit turistik, ku thekson se Task Force e ngritur synon sigurimin e cilësisë dhe standardeve në plazhe.
“Task Forca e krijuar ka si qëllim të sigurojë cilësi dhe standarde në plazhe, duke qenë shumë konkrete në të gjitha masat në këtë drejtim. Janë të përfshira një pjesë e ministrive. Roli që kemi marrë ne si Ministri është në disa nivele. Edhe rishikimi i ligjit të turizmit, masat që kemi marrë përsa i përket promovimit të turizmit, kontributi për hartimin e strategjisë së turizmit 2014 -2020. Plani për sezonin turistik është më afatshkurtri, më i drejtpërdrejti”, ka sqaruar Gjermeni.
Në vijim ajo shtoi se do të ketë një alternim të plazheve publike me ato private, rritje të cilësisë së higjienës dhe standardeve në plazhe, vendosja e kullave të vrojtimit dhe po organizohen një sërë aktivitetesh për promovimin e turizmit qoftë për turistët vendas, në rajon dhe më gjerë se sa kaq.
Duke vënë në dukje se problematike është informaliteti, Gjermeni tha se një nga problemet që është hasur në fakt që mungesa e çertifikimit, liçensimit, standardeve si komponentë kryesorë në ligjin e turizmit që kanë nxitur një konkurrencë jo të ndershme dhe nuk i janë përgjigjur nevojave të sipërmarrësve privatë në fushën e turizmit.
Në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, Gjermeni thekson se vëmendja është përqëndruar në kontrollin mbi territorin.
“Janë prishur ndërtesa pa leje dhe ato që nuk janë në proces legalizimi. Janë marë masa dhe po vazhdon puna për pastrimin e mbetjeve nga inertet në vendet ku kanë qenë ngritur godinat e shëmbura. Ç’do gjë do jetë në gjëndjen më të mirë të mundëshme për të pritur turistët e stinës”, tha Gjermeni.
Shume mire do beni sepse esshte vertete problem. Pune te mbare
Po i rikthehet bukuria natyrale bregdetit. Puna e INUK eshte fantastike dhe clirimi i zonave turistike e Zones se Verdhe nga informaliteti tregon se shteti po funskionon.
Ju lumte . PO i jeni lezetin qe ka natyra fantastike jona.
Ishte nevoje imediate te punohej ne kete drejtim pasi informaliteti ka shakterruar pafund bukurite e vendit tone
Sa mire. ME ne fund po i kthehet normalitetit ky vend edhe pse ka shume pune per et bere sepse saliu e kish bere vendin kasaphane.
Uroj me zemer te behet me e mira dhe Besoj se do behet dicka per mire nga qeveria qe po punon mire gjer tani
Sa me shpejt te jete e mundur madje. Ska menxyre me te madhe se te shohesh vendin tend te bukur te mbuluar nga kioska si kerpudha qe shemtojne gjtihcka.
Ju pergezoj per punen vec mos ndaloni
Pune shume e mire nese sndalon. Kam besim se Ministria do vijoje pune e mire e INUk poashtu .
Kjo eshte nje situate e rende e cila eshte trasheguar nga papergjegjshmeria e atyre qe ishin ne pushtet. Do kerkoje kohen e saj dhe pune te pandalshme, por kam besim se mund et behet dicka e mire.
Urime ministres.