Strategjia/ Qeveria përcakton procedurat për zgjidhjen e çështjes së pronave

10 Maj 2014, 11:16Ekonomia TEMA

Kthimi dhe kompensimi i pronës tek ish-pronarët e shpronësuar nga regjimi komunist është përcaktuar si një nga 6 prioritetet e Qeverisë të përfshira në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim. Kjo përcaktohet në vendimin e Qeverisë, i cili është në zbatim të një vendimi pilot të Gjykatës së Strasburgut pas një padie të depozituar atje në lidhje me çështjen e pronave. Në vendim përcaktohet si objektiv krijimi i një mekanizmi të ri efikas për kompensimin e subjekteve të shpronësuara gjatë regjimit komunist që disponojnë vendime përfundimtare për njohjen e së drejtës së kompensimit për pronën. Ndër masat që përcaktohen se duhen marrë për realizimin e këtij objektivi janë reforma institucionale; identifikimi i faturës financiare; inventarizimi i pronave të disponueshme për kompensim në natyrë;  ndryshime   legjislative  në  fushën  e  pronave  për krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi;  përfundimi i regjistrimit fillestar të pronave;  koordinimi institucional.

Reforma institucionale e AKKP-së

Qeveria  synon të reformojë  Agjencinë për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave (AKKP), e cila do të luajë rol kryesor në mekanizmin e ardhshëm të kthimit/kompensimit. Reformat priten të përfundojnë në vitin 2015.  Qëllimi   i   kësaj   reforme   është   përmirësimi   dhe koordinimi  i menaxhimit të pronave  shtetërore  që do të përdoren në procesin e kompensimit dhe për shmangien e mbivendosjes  së  burimeve  të  përfshira.  AKKP-ja shndërrohet në Agjenci të Fondit të Tokës dhe do të menaxhojë   fondin   e   tokës   që   do   të   shërbejë   për kompensim.   Për   shkak   të   rolit   të   rëndësishëm   të parashikuar për agjencinë e re në mekanizmin e ri të kthimit/kompensimit, propozimi është që strategjikisht  të kalojë në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit. Me qëllim kryerjen e reformës, u vendos shtyrja e mandatit të AKKP-së për 1 vit, pasi aktualisht ai zyrtarisht skadon në muajin maj 2014. Shtyrja njëvjeçare do të shërbejë si një periudhë e përkohshme për kryerjen e reformës ligjore dhe institucionale.

Sipas vendimit të Qeverisë, një nga çështjet prioritare në këtë reformë përcaktohet skanimi i gjendjes aktuale të AKKP-së dhe identifikimi i faturës të kompensimit. Në këtë kuadër përcaktohet krijimi  i  regjistrit  elektronik  i  vendimmarrjes  së AKKP-së, i cili përfundon në shtator 2014. Po kështu do të krijohet baza e saktë e të dhënave për çdo dosje në arkivin e AKKP-së. Po kështu përcaktohet identifikimi i institucioneve që tjetërsojnë pronën shtetërore  dhe  procedurat  ligjore  të  ndjekura  prej  tyre. Gjithashtu duhet të përfundojë përpunimi i hartës së vlerës së tokës për vitin 2014, në  mënyrë  që  të  reflektojë  vlerën  aktuale  të  tregut  të pronave.

Identifikimi i faturës financiare

Me qëllim krijimin e një mekanizmi efektiv kthimi/kompensimi, autoritetet duhet të kenë një faturë të saktë kompensimi që rrjedh nga shuma totale e dhënë nga vendimet ekzistuese të kthimit/kompensimit.  Inventarizimi i këtyre vendimeve ka mbetur pezull për një kohë shumë të gjatë. Kohët e fundit, AKKP-ja ia ka arritur të luftojë këtë problem,  duke  përfunduar  një  projekt  pilot  për digjitalizimin. Projekti ka të bëjë me krijimin e databazes dhe pozicionimit hartografik të vendimeve për kthimin dhe kompensimin nga viti 1993 deri tani. Projekti kryen një inventar të të gjitha vendimeve për kthim dhe kompensim në rajonin e Vlorës.  Projekti i ka  dhënë  AKKP-së informacion  të  saktë  mbi  faturën  e kompensimit në këtë rajon. Në këtë kuadër projekti do të shtrihet në të gjithë vendin për të përftuar  një faturë të saktë për kompensimin. Kjo do të realizohet njëkohësisht me inventarizimin dhe digjitalizimin e rreth 46,000 dosjeve të ruajtura në arkivin e AKKP-së që prej vitit 1993. Do të mundësohet llogaritja e faturës së kompensimit për të gjithë territorin  e Shqipërisë në mënyrë efektive dhe të shpejtë. Për më tepër, do të lehtësojë përzgjedhjen e formave të kompensimit. Aplikimi mund të jetë i aksesueshëm online nga të gjitha institucionet e interesuara  dhe publiku. Kjo krijon besimin publik dhe çon në një proces transparent vendimmarrjeje. Për realizimin e këtij projekti po zhvillohen bisedime me BE-në, me qëllim mundësimin e alokimit të një fondi prej 1 milion euro (fondet IPA) për zbatimin e këtij projekti. Ky fond pritet të jepet brenda muajit qershor  2014. Projekti  i plotë do të finalizohet brenda 12 muajve nga momenti i alokimit të tij.

Inventarizimi i pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë

Autoritetet shqyrtojnë inventarin e burimeve të disponueshme të tokës së bashku me përcaktimin e faturës financiare të kompensimit që do të jetë thelbësore për caktimin e nivelit të saktë dhe formave të kompensimit që do të jepen përfundimisht nëpërmjet mekanizmit të ri të kthimit/kompensimit. Autoritetet synojnë të përfundojnë inventarin e pronave të vëna në dispozicion për kompensimin në natyrë deri në muajin tetor 2014. Më konkretisht, dy grupe ndërministrore që janë krijuar pranë Kryeministrit në prill 2014, përkatësisht do të identifikojnë pronat shtetërore të vëna në dispozicion për kompensim në natyrë dhe do të verifikojnë statusin aktual ligjor të tokës që tashmë është shpërndarë për këtë qëllim tek AKKP-ja.

Ndryshimet legjislative në fushën e pronësisë

Kjo masë e favorshme për funksionimin e mekanizmit të ri efektiv të kthimit/kompensimit, synon të shmangë fragmentimin e ligjit, duke garantuar siguri juridike, mjete efektive apeli dhe lehtësim të procedurave të kompensimit. Procesi  legjislativ duhet të përfundojë  maksimumi në qershor 2015 dhe konsultimet publike do të zhvillohen në çdo hap kryesor të tij. Me qëllim arritjen e këtij objektivi, janë marrë hapat e mëposhtëm:

Analiza e legjislacionit për pronësinë

Me  urdhër  të  Kryeministrit  ngrihet  një  grup  pune ndërinstitucional me ekspertë  nga Ministria  e Drejtësisë, Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit (ALUIZNI), AKKP,   ZRPP,   Ministria   e   Punëve   të   Brendshme, Ministria e Mjedisit, Ministria e Bujqësisë, Ministria e Ekonomisë dhe Ministria e Financave. Grupi i punës do të koordinohet nga Ministria e Drejtësisë. Grupi do të marrë në analizë ligjet dhe aktet nënligjore në fuqi për kthimin dhe kompensimin e pronave, për legalizimin, për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, si dhe për pronat e paluajtshme  të  shtetit  dhe  akteve  ligjore  për metodologjinë  për   hartën   e  vlerës   së  tokës.  Analiza vlerëson ndërhyrjet konkrete në legjislacion. Ky proces përfundon në muajin qershor 2014.

Konsultim paraprak

Përfundimet e analizës së mësipërme i nënshtrohen një procesi konsultimi paraprak me grupet e interesit me qëllim grumbullimin e mendimeve të tyre për draftimin paraprak të ndërhyrjeve në legjislacion. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi transparent në vendimmarrje. Procesi i konsultimit paraprak përfundon në gusht 2014.

Draftimi i ndryshimeve ligjore

Mbas procesit të konsultimit paraprak draftohen ndryshimet e nevojshme. Përgjegjës për këtë proces janë institucionet e përmendura në pikën 5.1.a. Draftimi përfundon në tetor 2014.

Konsultim përfundimtar

Projektaktet i nënshtrohen një procesi konsultimi përfundimtar me grupet e interesit, si dhe institucionet shtetërore. Kjo rrit besimin e publikut dhe realizimin e një procesi  transparent  në  vendimmarrje.  Konsultimi përfundon në dhjetor 2014.  Mbas konsultimit përfundimtar reflektohet mbi vërejtjet dhe sugjerimet e dala nga ky proces, si dhe përgatitet projekti përfundimtar. Projektaktet përfundimtare dërgohen për  shqyrtim  dhe  miratim  në  Këshillin e  Ministrave  në shkurt 2015.

Paraqitja dhe miratimi nga Parlamenti

Këshilli i Ministrave do të rishikojë, do të miratojë dhe do të dërgojë në Parlament projektligjet në mars 2015. Parlamenti do të fillojë procesin e konsultimit publik dhe do  të  zhvillojë  sesionin  plenar  për  miratimin  e projektligjeve brenda periudhës prill – qershor 2015.  Nëse mekanizmi i ri i kthimit/kompensimit parashikon kompensimin  në  natyrë  si  një  prej  formave  të kompensimit, mirëfunksionimi i tij do të varet nga saktësia e sistemit të regjistrimit të pronave të paluajtshme. Për këtë  qëllim, autoritetet janë caktuar të përfundojnë, deri në fund të vitit 2016, regjistrimin fillestar të pronave për pjesën e mbetur të zonave kadastrale të paregjistruara.  Deri  tani  ka  përfunduar  regjistrimi  i  2,584  nga  një numër  total prej  3,057 zonash kadastrale. Ky regjistrim është  duke  u  kryer  në  119  zona  kadastrale  të  tjera  me fondet e Bankës Botërore sipas projektit LAMP dhe pritet të përfundojë për 354 zonat kadastrale të tjera deri në fund të vitit 2016, financuar nga të ardhurat e ZRPP-së që, sipas llogaritjeve paraprake,  arrijnë   1,570,000,000  lekë (rreth 11,000,000 euro).

Koordinimi institucional

Një  prej  problemeve  të  vërejtura  gjatë  20  viteve  të fundit ka qenë mungesa e bashkëpunimit efektiv ndërmjet institucioneve   përkatëse   në   fushën   e   të   drejtave   të pronësisë. Kjo ka çuar në vonesa të pajustifikueshme për përfundimin e suksesshëm të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave. Për më tepër, mungesa e koordinimit ka kontribuar në pasigurinë juridike. Duke nxjerrë konkluzione nga kjo përvojë negative, qeveria shqiptare  mori  përsipër  të  garantojë  koordinimin institucional me qëllim garantimin e zbatimit të suksesshëm të planit të veprimit.

Konkluzion

Qeveria  çmon  se  masat  e  lartpërmendura  janë  një reagim i përshtatshëm dhe gjithëpërfshirës ndaj thirrjeve të Komitetit të Ministrave për një mekanizëm efektiv kthimi/kompensimi për pronat e konfiskuara gjatë regjimit komunist,  të  cilat  duhet  të  vihen  në  funksionim  në Shqipëri. Afatet e caktuara nga plani i veprimit për secilën prej këtyre masave dhe për hapat e ndërmjetëm  do t’i japin mundësinë Komitetit të Ministrave të Këshilli të Europës të ushtrojë siç duhet misionin e tij të mbikëqyrjes së zbatimit të   vendimeve   të   Gjykatës   Europiane. Autoritetet besojnë se një shqyrtim i këtyre çështjeve në mbledhjen e CM DH-së të qershorit 2014 do t’i jepte mundësinë Komitetit të Ministrave të vlerësojë zbatimin e hapave të ndërmjetëm që duhet të përmbushen deri në atë kohë, në bazë të informacionit të përditësuar që do të transmetohet në kohën e duhur, dhe për autoritetet, për të demonstruar  se  vendosmëria  e  tyre  për  të  arritur  një zgjidhje përfundimtare të këtyre çështjeve është përkthyer në rezultate konkrete.

Vendimi pilot i Gjykatës së Strasburgut

Gjykata në vendimin   pilot   ka   përcaktuar   këto   detyra   për   palën shqiptare:

– Hartimi i një liste të vendimeve përfundimtare gjyqësore dhe administrative që njohin, kthejnë dhe kompensojnë të drejtën e pronës ish-pronarëve. Kjo listë duhet të përmbajë të dhëna në lidhje me statusin e pronës, vendndodhjen, sipërfaqet që kthehen, kompensohen dhe format e kompensimit;

– Miratimi i hartës së vlerës së pronës me vlera sa më të arsyeshme dhe reale;

– Përgatitja e faturës financiare të procesit të kthimit dhe kompensimit të pronave;

– Krijimi i një mekanizmi efikas për ekzekutimin e të gjitha vendimeve përfundimtare, administrative dhe gjyqësore që njohin, kthejnë dhe kompensojnë pronën ish- pronarëve;

– Miratimi i një plan veprimi për ekzekutimin e vendimeve që njohin,  kthejnë dhe kompensojnë pronën, me masa strategjike, strukturore, buxhetore dhe ligjore konkrete, me procedura të drejta dhe të menduara hap pas hapi, si dhe afate reale kohore.

 

13 komente në “Strategjia/ Qeveria përcakton procedurat për zgjidhjen e çështjes së pronave”

  1. Italia says:

    Kompensimin e ish pronareve? Po me cfare do i kompensoni more brekegrisur? Ktheni more pronat pronarit legjitim, kjo eshte e vetmja zgjidhje. Perse duhet te paguhet nga buxheti i shtetit, vetem sepse qeverite e rradhes jane te vendosur ta vjedhin pronen.

    1. herta says:

      P_o te pakten ka vullnetin per te zgjidhur ketye problem.Mundesit per ti kompesuar jane, egzistojne po nuk ka pasur njeri ne mendje qe ta bente dhe e nxirrnin si te pamundur. E kane pasur mendjen vetem te vjedhin e te marrin sa me shum lek e jo te punojn per problemet e shqiperise.

  2. Fation says:

    Tashti nga dosja ne digitalizim do te dalin pronare te rinj te gjithe te lidhur me administraten dhe pushtetaret nje hap per lejimin e nje vjedhje te re.
    O burra merrni vendimet e komisioneve dhe ruajini mire duplikoini se neser nuk do te ju njihen me HSANI DO TE BEHET LEFTER DHE HYSENI ZYBER. Ne fund te fundit “Jane gambime ne te lexuarit nga letra ne dixhitale” Nje tjeter rrumpalle……..

  3. Martini says:

    PSE NDODH KËSHTU…?

    Para disa ditësh më takuan disa miq të vjetër nga Shtyllasi i Fierit, ish të dënuar e të persekutuar për të më shprehur një shqetësim që kishin në lidhje me pronat e tyre. Shtyllasi është një fshat internimi i ngritur në vitet e “arta” të diktaturës, ku fillimisht shërbeu si kamp pune për kanalin vaditës Vjosë-Levan-Fier dhe pasi mbaroi kanali kjo “vepër e ndritur e Partisë” të burgosurit politik i çuan për të ndërtuar vepra të tjera, ndërsa në Shtyllas sollën familje të internuara nga të gjitha krahinat e vendit. Shtyllasi mbetet gjithmonë një mozaik dhimbjesh e krahinash për të gjithë Shqipërinë që nga Veriu e deri në Jug. Të gjitha ato familje patën fatin e keq të internimit si Ndreajt, Xherahët, Gjutajt, Mirakajt, Bazellët Mihalët Pëllumbet Kapa etj, iu nënshtruan një trajtimi çnjerëzor që nga puna e detyruar, banimi në kushte skandaloze si dhe survejimit të rreptë të sigurimit të shtetit. Shumë banorë të këtij fshati nga familje të internuara përfunduan në burgje dhe arrati.

    Në 1991-in, me ardhjen e demokracisë shumë banorë të tij u larguan prej andej dhe Shtyllasi dalëngadalë u kthye për ta, në një kujtim të frikshëm të së kaluarës së tyre tragjike. Nga ligji famëkeq 7501, familjet e tyre të internuara ne këtë fshat, fituan tokë si gjithë të tjerët, atë tokë që për vite me radhë e kishin vaditur me gjakun, djersën dhe lotët e tyre… Ata kishin hapur toka të reja duke mbjellë plantacione të tëra me vreshta e ullinj. Në një pjesë të tokave të tyre kalon By Pass-i Levan-Fier. Dhe kuptohet për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i popullor nga “agallarët” e rinj të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për m2 1600 lekë, Shtyllasi 299m2 lekë, Pojani 868m2 lekë, diferencë e madhe për të njëjtën tokë.

    Ç’është ky diferencim kaq i madh?… E po, Levani, i kuadrove të Partisë dhe Pojani i lidhur ngushtë me Partinë ndërsa Shtyllasi qëndër internimi. Miqtë e mi më treguan të dokumentuara të gjitha përçapjet e tyre dëshpëruese që kanë bërë deri më sot për ta ndrequr këtë “gabim” që Qeveria Demokratike e “PD” paska bërë ndoshta “pa dashje“…por deri më sot asnjë përgjigje shpresëdhënëse. E njëjta tokë, në të njejtin vend, përkundrazi ajo e Shtyllasit duhet të kishte vlerë më të lartë se ajo e Levanit dhe e Pojanit se është tokë pjellore, ndërsa çmimi i vlerësimit i ndryshëm, shumë i ndryshëm. E kjo është mëse e kuptueshme, se të persekutuarit duhet të mbeten gjithmonë të persekutuar ndërsa të privilegjuarit e djeshëm duhet të jenë përjetësisht të privilegjuar. O e keqe, sa thellë janë rrënjët e tua! Tragjikomedia e tranzicionit të tejzgjatur shqiptar nuk ka mbaruar akoma. Ajo vazhdon të luhet ethshëm mbi kurrizin e një populli të tërë dhe veçanërisht shtresës së persekutuarve, të burgosurve dhe të shpronësuarve. Pushtetarët e derisotëm, një pjesë e të cilëve janë hajdutë e kriminelë, dallkaukë e batakçinj që u pasuruan “habitshëm” duke kullotur azadë te livadhet e pafundme të pasurive të këtij vendi, duke i grabitur, rrëmbyer, dhuruar nga partitë apo blerë me çmime qesharake. Në rastin e Shtyllasit është e pranishme dhe një aferë korruptive ku 2 pjesë anesore të rrugës nga 25 mijë m2 do t’i marrë një pronar anonim italian për të ndërtuar 2 parkinge gjigand të vulosur nga qeveria e Berishës… Dhe fshatarëve u është thenë se kjo është vendosur, ndaj ju duhet vetëm, të heshtni, të pranoni pa bëre zë grabitjen që iu bën pushteti.

    A ka drejtësi në këtë vend? Jo!…

  4. Ajet Delaj says:

    PATURPESIA DHE DEMAGOGJIA E NJE PARLAMENTI BANDITESH E QEVERITARE TE PAPERGJEGJSHEM

    Eshte e pabesueshme por e vertete se niveli i parlamentarve te Partise se Punes i 1991i cili perbehej ne shumicen e tije nga kryetare kooprativash eshte i te njejtit nivel persa i perket njohurive dhe respektimit te lirive dhe te drejtave te njeriut ne Shqiperi me Parlamentin e 2014.
    Parlamentaret neokomuniste shqiptare te 2014 qe shumica e opozites se “djathte” nuk denjojne te as te marrin pjese ne debatin parlamentar se bashku me qeveritaret e Kryeministrin Rama ne nje seance parlamentare mbi nje ceshtje madhore qe do diskutonte nje iniciative ligjore ne drejtim te kthimit te posedimit te prones se tyre pronareve te ligjshem te sekustruar e grabitur nga regjimi criminal komunist.
    Eshte thene me dhjetra here se qendrimi qe mban shteti dhe pushteti ndoj prones private, te persekutuarve politik e shpronesuarve qe ne te shumten e rasteve jane nje shtrese jo vetem ne Shqiperi por ne tere europen e lindjes percakton vete natyren e shtetit.
    Eshte per te vene duart ne koke kur perfaqesuesi i shumices deklaron se ligjet per pronen jane te mira dhe thekson se pronen ja kemi rigrabitur pronareve shqiptare pas 90tes me consensus dhe nuk thote asnje fjale se perse Gjykata e te drejtave te njeriut ne Strasburg ju jep te drejte pronarve shqiptare dhe dergon nje fature per shtetin Shqiptar qe nuk ja mban xhepi as buxheti.
    Para dy ditesh Gjykata e Strasburgut dergoje faturen e radhes por jot e fundit 10 milion Euro dhe parlamentaret e qeveritaret vazhdojne me fudullek te njejten rruge e logike eshte me se pakti papergjegjshmeri e theksuar pasi realisht eshte veprimtari kriminale.
    Kurse me i miri i seances ne kete drejtim Mediu kekon respektimin e kushtetutes ne nje nga shtyllat kryesoe te respektimit te te drejtave themelore te qytetarve shqiptare, sic eshte ceshtja e pronave dhe nje Zot e di se perse kerkesa e tije eshte vetem per jugun e Shqiperise dhe jo per krejt teritorin e Repuplikes se Shqiperise pasi Kushtetuta eshte per tere Shqiptaret. Te kerkosh zbatimin e Kushtetutes se vendit vetem per nje pjese te teritorit nuk mendoj se mundet te behet nga nje njeri normal e aq me teper nga nje deputet qe i thote vetes i djathte.
    Propozimi i z Mediu duket se eshte ne vazhden e propogandes neokomuniste si i thone asaj fjale me ka cua baba me la gojen gjoja po lufton per te djathten se nuk ishte ne pushtet per tete vjet per te kaluar kete amendament, megjithse Mediu beri nje deklerate te frikshme se vlera e pronave te grabitura mundet te shkoje deri ne 30 miliard Euro me nje gjykim te pershpejtuar mbi bazen e precedentit te njohur tashme te Gjykates se Strasburgut dhe riperseriti deklarimin e Kryeministrit Rama mbi koston njerzore mbi jeten e qytetareve shqiptare qe mbart akti i vazhdimit te grabitjes se prones qe shkon ne mbi 8 mije viktima.
    E para respektimi i kushtetutes se Shqiperise qe eshte aprovuar me referendum popullor nga Qeveria Shqiptare e Parlamenti Shqiptar eshte nje detyrim ligjor dhe kush e shkel ka penalitete me burg e jo me keshillim, kjo duhet bere e qarte nga cdo shqiptar qe qe e ndien veten pronar te nje pjese sado te vogel te asaj qe quhet Shqiperi por edhe nga tere ato parti, shoqata, OJQ, OJF dhe duhet theksuar se vendimet “kolegjale” nuk do shpetojne askend as ata qe ishin dje e as keta qe jane sot.
    Nese i shkojme parimit “kolegjal” te Qeverise apo shumices Parlamentare i bie qe kartelet e droges e grupet kriminale nuk duhen te ndeshkohen se jane nje grup I madh.
    Se dyti nje qeveri e Parlament qe nuk zbaton Kushtetuten e vendit gjithcka mundet te jete por qeveri e parlamet i popullit e qe punon per popullin nuk mundet te jete.
    Se treti respektimi apo mos respektimi i detyrimeve kushtetuese te Qeverise Shqiptare e Parlamentit Shqiptar ndikon drejte perdrejte ne integrimin apo mosintegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike.
    Mohimi i te drejtes se prones pronareve shqiptare ne kundershtim me Kushtetuten e vendit dhe tere konventave e dokumentave nderkombetare ku ka nenshkruar Shteti Shqiptar bie nje fature politike e financiare jo vetem per Shtetin e Pushtetitin por per tere shqiptaret per sot e per neser.
    Mosrespektimi i te drejtave dhe Iirive te njeriut ne nje nga shtyllat kryesore te tije qe percaton vete sistemin jo vetem qe bllokon ne menyre permanente inegrimin e Shqiperise ne strukturat Euro-Atllantike por mundet te shtyje institucionet nderkombetare per ta percaktuar Shqiperine jashte vendeve qe si rend shoqeror kane sistemin demokratik.
    Shqiperia me keto parametra te respektimit te ligjeve dhe Kushtetutes mundet te klasifikohet si repuplika e bananeve e dreoges apo e trafiqeve por kurre nuk mundet te jete nje shtet demokratik ligjor i se drejtes.
    Te deklaroje perfaqesuesi i shumices socialiste ne Parlamentin e Shqiperise se ne kemi bere premtimin dhe kemi marre edhe votat per te rregulluar ceshtjen e pronave ne Shqiperi por nuk do te ndryshojme asgje duke e injoruar ne te njejten kohe Gjykaten e Strasburgut eshte shume me teper se poshtersi eshte tendence e hapur per grusht shteti antikushtetues.
    Nese nje pushtet si pushteti nekomunist socialist i bijve te kriminelve komuniste hapur injoron Presidentin. Gjykaten Kushtetuese, , Gjykaten e Strasburgut qe shteti Shqiptar ka firmosur per te qene nen juridiksionin e saje, Kushtetuten e Repuplikes se Shqiperise mbi te cilen eshte betuar se do qeverise atehere vendi ndollet o para nje grushti shteti antikshtetues o para gangsterve ordinere pjestare te bandave te trafikut duke e kthyer detin sipas italianve ne atostraden e droges Shqiperi-Itali.
    Shqiptaret duhet te zgjohen se ndollen para nje rreziku te madh te injorimit te te drejtave te tyre mbi pronen, punsimin, shtepine te tashmen dhe te ardhmen e vendit , te familjeve te tyre e te ardhmen e brezave qe do vijne.
    Integrimi dhe vizitat turistike te qeveritareve neper Europe ne emer te integrimit te vendit eshte nje demagogji e paster pasi kjo qeveri si dhe te tjerat para saje me koshience nuk e kane dashur integrimin e vendit pasi kane synuar e arritur sundimin e vendit si te jete nje kartel droge e jo lidere per Shqiperine europiane sic deshiron ta quaje kryetari i radhes ne kartel, Rama.
    Shqiptare me vazhdimin e mosqeverisjes e grabitjes se Shqiperise per nje kohe shume te gjate me siguri do te vije fundi i hillur pasi cdo fenomen e ka nje fund. Miljarda euro shperdorime po aq vjedhje po aq deme qe duhet ti paguaje shteti shqiptare d.m.th xhepat tuaj per demet e papergjegjshmerine e qeveritareve e pushtetarve te sanksionuara nga gjykatat europiane dhe ao te vendit shto ketu edhe shpenzimet e papergjegjshe turistike te tyre , KY ESHTE FUNDI.
    Po cfare eshte fundi ne vetvete ? Mospasje polic ne rruge, mjek ne spital, mesues ne shkolle pasi shteti falimenton dhe nuk paguan me duke grabitur edhe valuten e qytetareve te depozituara ne bankat Shqiptare pasi filjalet e bankave te huaja do shpallin falimentimin e do largohen.
    Leku do shnderrohet ne cope letre e buka do shkoje me se pakti 10 mije leke. Nje qeveri e shtet i papergjegjshe e ekonomi qe nuk prodhon me borxhet qe behen kapice duke vazhduar te abuzoje e vjedh gjithcka pushtetaret kane ne dore . E fundi i fundit shqiptaret e zene permbys do ngrihen e shqyejne njeri tjetrin.
    Kjo eshte e verteta por do ishte mire qe shqiptaret te ngrihen pa ardhur tamam fundi duke rezervuar shqyerjen e njeri tjetrit por tju kthejne reston pushtetareve e shtetarve qe vazhdojne ti shqyejne nga mbrapa per se gjalli per nje kohe te gjate.
    Bashkekombas te nderuar lejini tifozerite idologjike kriminale pasi i pate sot banditet (deputetet) ne parlament se te tere jane se bashku dhe ne unison ashtu sic kane qene nder vite per te grabitur pronen, djersen, mundin, e gjakun tuaj njera pale bente demagogji e pala tjeter kishte braktisur sallen se bashku me Qeverine e baterdia vazhdo se bashku me tragjedite e pafund te shqiptareve.
    A e dine deputetet pushtetaret e shtetaret se prona private nuk preket po nuk u parapagua me vleren e plote te tregut. A ka ndonje ndryshim ndermjet zgjerimit te bulevardit te Tiranes me bajpasin e Fierit ne ceshtjen e shperblimit te pronareve megjithse njera bashki eshte e “djathte” e tjera e “majte” . Asgje.
    Shqiptaret jane ankuar shpesh pergjate 24 viteve por edhe me gjate se shume gjera nuk i kane ditur , po tani qe po e shikoni qarte se pushteti e shteti criminal se bashku me mediat sherbetore qe kane ngritur dhe licensuar vete e nderprene transmetimin kur erdhi puna per te votuar amandamentin Mediu edhe ashtu te pjeshem e te cunguar. As kaq nuk e kuptoni.
    Perse nuk pyesni qeveritaret dhe shtetaret se a eshte e mundur integrimi i Shqiperise ne BE nese shkelet ne menyre periodike Kushtetuta dhe lirite themelore te qytetarit shqiptar dhe nuk zbatohen vendime e gjykatave Europiane qe jemi nen juridiksionin e tyre dhe te gjykatave te vendit dhe niveli ekonomik i shqiptareve eshte sa Namibia e Zairea ne lufte civile disavjecare? Me kete nivel ekonomik e respektim te shtetit ligjor as ne unionin Afrikan nuk do na pranonin e jo me ne Europe.
    Perse te drejten per te pyetur e mbrojtur te drejtat tuaja o shqiptare ja keni deleguar fevzive, pekve ballave e pallave qe si shushunja e servile te ndyre nuk perfaqesojne tjeter vetem interesat kriminale te atyre qe intervistojne te atyre qe i kane vene aty per te sherbyer.
    Nuk eshte fala per pronaret por edhe po te jete puna thjesht vetem per pronaret sipas statistikave qe paraqiti Mediu pronare jane 87% e popullit shqiptar por problem eshte e drejta pronesore, e drejta kushtetuese, e drejta dhe lirite e qytetarit shqiptar te shkelura e neperkembura nga ata qe duhet te ishin perfaqesuesit tuaj legjitim mbrojtesit e ketyre te drejtave themelore . Pra pronaret kane me vete te drejten e shumicen bashke por kriminelet qe ju kane hypur ne zverk ju kane shnderruar ne pakice. As kete nuk e kuptoni.
    Ne realitet ju qytetaret shqiptare brenda dhe jasht atdheut pate sot ca te papergjegjshem me se pakti qe e kane marre mandatin nje Zot e di se si qe nuk pyesin as per shqiptaret, as per fatet e vendit e integrimit si garanci per tee cur perpara Shqiperia e shqiptaret por si perfaqesues te denje te grabitesve mbrojten banden e tyre.
    Nese shqiptaret nuk dalin ne shesh per te mbrojtur te drejtat e tyre qe ju a garanton Kushtetuta dhe i mbeshtesin demokracite perendimore sot , te jeni te sigurte se keni per te dale neser per te shqyer njeri tjetrin apo per te gjetur dicka ne kazanet e plehrave megjthese per aty nuk besoj se do teproje gje.
    Popujt qe duan lirine e demokracine duhet te luftojne qe ta kene ka thene Presidenti Obama dhe nuk mendoj se bejme perjashtim ne shqiptaret. Une nuk besoj se duhet pritur se sundimtaret e panginjur pa dhemshuri e gjak shqiptari te zbresin vete nga zverku.
    Ajet Delaj
    New York

  5. Kiri says:

    Keni gjith ato fusha ne Myzeqe e gjetke qe jane prone shteterore,pse su jepni atyre qe kerkojne te marin pronen e tjetrit ,por ndeshkoni pronarin legjitim.A ju vjen mire ketyre qeveritareve qe jane me prona sot ,te ja u marin falas e t’ja u japin te tjereve.Hiqni dore nga mentaliteti komunist.Behuni te sinqert se nuk u qas bota.

  6. Kristo says:

    A s’eshte me mire, qe Ps te zbatoje ate qe premtoi ne fushate elettorale, qe per realizimin e hartes kadastrale do te mbeshtetej ne agjensi te huaja ne vendet miq si Itali, Turqi e gjetke. Nje harte kadastrale e gjithe Shqiperine se vitit 1944 i nxjerr ne site te gjithe vjedhjet e pronave te ish-pronareve, por mbi te gjitha ato prona qe ishin te pronarit me te madh, shtetit shqiptar

  7. lili says:

    Publikimi i listes komplete te pronave te sequestruar nje here,se Qeveria e Enver hoxhes bile cdo gje e ka bere me dokument,pastaj publikimi i pronareve te sotshem edhe si ato u bene pronare( ndryshe eshtete jene sistemuar aty para 1990shit ku shteti i ka sistemuar me deshire e pa deshire te tyre,e ndryshe pas 1990shit ku te gjithe e Kane ditur se nuk eshte prona e tyre)
    Vetem pastaj ndryshimet ne akkp,qe Jane bluffi tjeter per zvarritje e punes se pronave…

  8. manuel vila says:

    KOMUNISTAT E RI DUAN TI ELEMINOJNE FIZIKISHT PRONARET E VERTETE SEPSE ATO I KANE VJEDHUR VETE PRONAT .

  9. miri says:

    Kesaj i thone: me ç’degjoj lum une , me ç ‘shoh mjere une.

    PREMTIMET I KANE ZANAT KTA POLITILESHAT TANE

  10. skenderi says:

    nje qeveri hajdute ktu e 24 vjet,gje e cila reflektoji edhe ne rrembimin dhe vjedhjen e tyre nga masat(mileti)ne mes te dites me bekimin e politikes hajdute te pronareve te ligjshem dhe legalizimin e vjedhjes nga mamluket militante,kjo situate vazhdon sot e kesaj dite u cohet ne shtepi certifikata e vjedhjes ,ndersa pronaret presin kur te mbaroje legalizimi te kompesohen pas vdekjes ,i vetmi popull ne ballkan +qeveri qe vjedhin pronen e ligjshme ne mes te dites e pra kta jane shqiptaret qe priten te integrohen ne europe ku prona eshte e shtrenjte dhe e paprekshme ,ah…harrova ilir meten figuren e larte morale i cili eshte promotori i integrimit

  11. fatmir says:

    Kjo qeveri eshte vazhduese e hajduterise pa frena e shkaterrimit dhe e vjedhjes se pronse qe filloi ne vitin 1991. Kjo eshte strategji per mos kthimin e prones por shtyn kohen. Pas 4 vjetesh edhe Edi Rama do pranoje gabimin por Lul Basha nuk do ndihet . Nese redaksia e gazetes Tema do ti botonte diskutimet me siper do te zevendesonte opoziten qe e mban gojen mbyllur.

  12. Kadri Spahiu says:

    Kur majmunat vendosen te bejne shtet nga qeveria ata kerkuan vetem banane per te mbushur barkun.

    Shteti Shqiptar ka 100 vjet qe i ka ngopur Shqiptaret me “banane”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje