Falja e gjobave ndaj bizneseve, ligji hyn në fuqi më 31 maj/ Kategoritë që përfitojnë dhe ato që përjashtohen

17 Maj 2014, 11:03Ekonomia TEMA

Në fund të muajit maj hyn në fuqi ligji për faljen e gjobave të vendosura nga administrate tatimore, qendrore apo vendore, ndaj tatimpaguesve, për periudhën 1 mars – 31 gusht 2013. Ligji i miratuar në Kuvend në mesin e muajit prill u dekretua nga Kreu i Shtetit pak ditë më parë, ndërsa hyrja në fuqi e tij nis më 31 Maj, dy javë pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Sipas nenit 3 të ligjit, falen  gjobat  e  vendosura  si  pjesë  e  detyrimit tatimor, që janë të evidentuara sipas datës së nxjerrjes së njoftim-vlerësimit  (akti  administrativ)  ose  të kontabilizuara në regjistrat e administratave tatimore, qendrore  dhe vendore,  gjatë periudhës 1 mars deri më 31 gusht 2013, ndaj tatimpaguesve, persona juridikë apo persona fizikë, të regjistruar në administratat tatimore. Po kështu falen gjobat e vendosura, që janë evidentuar, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi  të  këtij  ligji, janë  ankimuar  dhe  janë  në  proces ankimi administrativ apo në proces gjyqësor. Të gjithë tatimpaguesit që janë dënuar me gjobë administrative   për   punonjës   të   padeklaruar   apo   të deklaruar   me   vonesë,   për   mosinstalim   të   pajisjeve fiskale apo moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave, u falen shumat e gjobave të vendosura.

Përfitojnë nga ky ligj të gjithë tatimpaguesit, persona fizikë   dhe   juridikë,   të   regjistruar   në   administratat tatimore,  qendrore  dhe  vendore,  dhe  që  janë  debitorë për detyrimet tatimore të përcaktuara në një nga kategoritë e mësipërme.

Në nenin 4 të ligjit përcaktohen kategoritë të cilat nuk përfitojnë nga falja. Kështu përjashtohen nga falja e çdo dënimi administrativ (gjobës), masa e tatimit dhe kamatëvonesat. Gjithashtu përjashtohen  nga  falja  gjobat  , të cilat janë të llogaritura dhe të regjistruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve,  për shkak të shkeljeve të dispozitave të ligjit nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për  procedurat  tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Në ligj përcaktohet edhe mënyrat sesi do të rimburohen gjobat e paguara. Kështu subjekteve që kanë bërë pagesat e gjobave, të cilat falen,  u rimbursohen në masën 100 përqind shumat e paguara të gjobave, sipas radhës së datës së pagesës së bërë.

2 komente në “Falja e gjobave ndaj bizneseve, ligji hyn në fuqi më 31 maj/ Kategoritë që përfitojnë dhe ato që përjashtohen”

  1. . says:

    ————————————————————————
    Nje pjese e ketyre Bizneseve jane te
    kriminelit Ali Bisha qe dalin apo shkojne
    pas ne mitingje.

    Beni kujdes, se parate keta ja kane dhene
    kriminelit Ali Bisha per fushata.
    ————————————————————————

  2. vidh sa ke pushtetet,se pas te vjen historia says:

    Kur bota e krimit dhe e korrupsionit riciklohet ne te tria pushtetet nen moton “nga i jati,tek i biri dhe nje djalle e gjysem”,vetem ligje per te grabitur taksapaguesit shqiptare prodhojne ato.
    Dita e gjykimit po afron,kjo palo politik vazhdon me legjiken e vjeter duke grabitur ne menyren me demostrative shqiptaret.Marri e shkuar marrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje