FMN përfundon “skanimin” e situatës ekonomike/Ilahi: Rritja ekonomike 2 %, problem sektori energjitik. Reagojnë Ahmetaj e Cani

14 Maj 2014, 11:47Ekonomia TEMA

Programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Kështu deklaroi shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Nadeem Ilahi, gjatë një konference për mediat në Tiranë së bashku me ministrin e Financave Shkëlqim Cani dhe atë të Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj.

Në përfundim të inspektimit dy javor që ekipi i FMN i bëri situatës ekonomike në Shqipëri, Ilahi u shpreh se u arrit një marrëveshje në nivel stafi me autoritetet, për politikat që nevojiten për të përfunduar shqyrtimin e parë të EFF-së (Marrëveshja e Fondit të Zgjeruar), pasi janë përmbushur të gjitha kriteret e performancës dhe piketat strukturore të vendosura për fundin e muajit marsit. Në konkluzionet e paraqitura, shefi i Misionit të FMN bëri të ditur se rritja ekonomike në Shqipëri mund të jetë 2 % këtë vit, e përforcuar nga rritja e vazhdueshme e eksporteve dhe nga një rimëkëmbje modeste e kërkesës së brendshme. Por prodhimi vazhdon të jetë nën potencial dhe inflacioni pritet të mbetet i ulët. Misioni i stafit të FMN-së mbështet politikat dhe punën e autoriteteve për reformat strukturore, përfshirë ato për të përmirësuar klimën e biznesit dhe i konsideron ato si bazë e besueshme për rimëkëmbjen e rritjes ekonomike dhe ruajtjes së stabilitetit makroekonomik dhe financiar.

 “Ecuria fiskale ka qenë në përputhje me planin e parashikuar në program në tremujorin e parë të vitit 2014 dhe shlyerja e detyrimeve të prapambetura ka filluar të ecë përpara. Autoritetet mbeten të angazhuara për një konsolidim të mëtejshëm fiskal në vitin 2015, në mënyrë që borxhi publik të fillojë të zvogëlohet, sikurse parashikohet nga programi ekonomik i tyre.  Pritshmëritë për inflacionin duket se janë të mbështetura mirë dhe politika monetare duhet të vazhdojë ta mbështesë rimëkëmbjen ekonomike, në përputhje me mandatin e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Por, kalimi në kahun rritës të kredisë vazhdon të pengohet nga mungesa e dëshirës për të marrë risk nga ana e bankave”, tha Ilahi.

Një tjetër vlerësim shefi i Misionit të FMN e ka bërë përsa i takon progresit në përgatitjen e strategjisë së reformës në fushën e pensioneve. Pritet që propozimi për reformën, i përgatitur në bashkëpunim me Bankën Botërore, të ndihmojë për të siguruar që sistemi të bëhet i qëndrueshëm në periudhën afatgjatë.

Por, FMN vlerëson se sektori i energjisë elektrike përbën një risk të madh fiskal.

“Ka nevojë të ngutshme për reforma, për të rritur nivelin e arkëtimeve, për të mbajtur nën kontroll humbjet në shpërndarje dhe për të pakësuar vjedhjet në mënyrë që t’i jepet fund varësisë së tanishme të këtij sektori tek mbështetja fiskale për të financuar sektorin. Krahas kësaj, ekziston nevoja për t’u dhënë zgjidhje risqeve të tjera fiskale që mund të lindin, përfshirë këtu edhe ato risqe që kanë të bëjnë me kompensimin dhe kthimin e pronave”, thotë Ilahi.

Ministri Ahmetaj

Për ministrin e Zhvillimit Ekonomik Arben Ahmetaj ekonomia shqiptare po jep sinjale pozitive.

“Do të doja të ndalesha tek dy aspekte tejet të rëndësishëm që janë adresuar gjatë këtij misioni: së pari situata e të ardhurave fiskale dhe së dyti, klima e biznesit”, tha Ahmetaj.

Sipas tij, ndryshimi i parë cilësor janë sinjalet pozitive në klimën e biznesit.

“Sigurisht që ky është një tregues fillestar i reformave të thella që kemi ndëmarrë në të dy këta sektorë, por vlen të theksohet se këto janë sinjale mjaft pozitive për nismat e ndërmarra deri tani. Sinjale këto që janë konfirmuar edhe nga tregues të tjerë, si ato të Bankës së Shqipërisë mbi besimin e sipërmarrjes. Ndryshimin e dytë e kemi parë nga të dhënat zyrtare të INSTAT që tregon se për tremujorin e parë 2014 janë rritur si eksportet ashtu edhe importet. Respektivisht importet janë rritur me 10.7% dhe eksportet janë rritur me 10.3%. Janë rritur sidomos ato eksporte që janë adresuar nga paketa ndihmëse e qeverisë, siç është edhe paketa e fasonit, e cila pa kaluar ende pati një efekt gjerësisht pozitiv mbi eksportet duke i rritur eksportet për tekstile dhe këpucë me 41.3%”, theksoi ministri i Zhvillimit Ekonomik.

Në vijim ai vuri theksin në nisjen e reformave strukturore në sektorët kyç të ekonomisë, ku u ndal veçanërisht në reformën në energjitikë dhe atë të pensioneve.

“Kemi patur mundësi të diskutojmë gjerësisht me misionin se cilat janë problemet dhe mundësitë më të mëdha në këto drejtime. Në muajt që vijnë  ne do të vijojmë këtë rrugë të nisur, duke qenë partnerë të sipërmarrjes, siç kemi premtuar. Jemi duke ndërmarrë një reformë bazuar mbi indikatorët e raportit “Doing Business” në mënyrë që të lehtësojmë të bërin biznes në Shqipëri dhe të krijojmë sa më shumë mundësi për sukses.  Objektivi ynë kryesor është rritja ekonomike cilësore dhe në këtë drejtim jemi duke punuar shumë nga afër me partnerët tanë si BB dhe FMN në mënyrë që kjo rritje ekonomike të jetë e qëndrueshme. Sipas hulumtimeve të misionit, ne jemi në rrugën e duhur dhe në muajt në vijim, deri në analizën e dytë tremujore do të vazhdojmë punën për të vënë në lëvizje të potencialin e plotë ekonomik të vendit”, tha  Ahmetaj.

Ministri Cani

Qeveria ka marrë disa masa të cilat mbështesin projeksionin aktual të rritjes ekonomike për vitin 2014 prej rreth 2.1%. Kështu u shpreh ministri i Financave Shkëlqim Cani duke shtuar se rishikimi i parë i programit me FMN-në rezulton me kriter performance dhe me objektiva strukturore të realizuara. Ndërsa e cilësoi 2013 një prej viteve më të vështira për ekonominë shqiptare, Cani tha se rritja ekonomike prej 0.4% shënon rritjen ekonomike me të ulët që prej periudhës së skemave piramidale. Sipas tij, besueshmëria e bizneseve dhe konsumatorit arriti pikat më të ulëta historike..

“Për të përmirësuar besueshmërinë e bizneseve dhe konsumatorëve, një prej angazhimeve të qeverisë në periudhën afatshkurtër ka qenë shlyerja sa më shpejt e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit. Deri më sot, janë shlyer rreth 200 milionë USD në formën e pagesës së drejtpërdrejtë dhe netimit të faturave në sektorin e energjisë. Treguesit fiskalë të katërmujorit të parë ishin në përputhje me objektivat e planit. Nëse ju referohemi dhe të dhënave operative paraprake, vetëm për tatimet e doganat, rezulton se të ardhurat prej tyre ishin rreth 12% , ose 85 milionë dollarë më tepër se katër-mujori i vitit të shkuar, ose mbi 2% me tepër se sa plani për janar – prill 2014”, deklaroi ai.

Ministri Cani renditi disa masa si, asistenca e “Crown Agents” për doganat shqiptare, hartimi i Kodit të ri Doganor, përgatitja e draftligjit “Për TVSH“, trajnimet e administratave të fiskut, rishikimi i disa procedurave që ulin kostot administrative për tatimpaguesit, bazuar në rekomandimet nga një projekt i përbashkët me IFC, shmangia e vonesave në pagesën për kërkesat e rimbursimit të TVSH-së (afati 2 muaj), etj, të gjitha këto, sipas tij, kanë ndikuar në reagimin pozitiv të ekonomisë.

 “Këto indikacione mbështesin projeksionin aktual të rritjes ekonomike për vitin 2014 prej rreth 2.1%. Rishikimi i parë i programit rezulton me kriter performance dhe me objektiva strukturore të realizuara. Por të jemi të sinqertë: kemi ende rrugë për të bërë. Ndër të tjera, për të ardhmen, janë dy – tre fusha që kërkojnë vëmendje të veçantë për uljen e rreziqeve fiskale. Për sa më sipër, ne kemi vendosmërinë për përmirësim dhe mirëkuptimin e plotë me FMN dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Edhe ky mision ishte një dëshmi e punës së përbashkët për të analizuar çfarë është bërë, si është bërë dhe si do të ecet më tej”, theksoi Cani

 

13 komente në “FMN përfundon “skanimin” e situatës ekonomike/Ilahi: Rritja ekonomike 2 %, problem sektori energjitik. Reagojnë Ahmetaj e Cani”

  1. GREQOFAGOSI says:

    Ritje ekonomike e shtetit apo e miletit, se nuk po shohim gje ne rilindasit

    1. Desara says:

      Me bindje them se po behet nje pune fantastike nga Ahmetaj e Cani..

      jane hapur mundesii te reja larg klientelizmit te gjerdjeshem te saliut.

      1. Rustemi says:

        ME ne fund po ka frymemarrje. jane 2 ministri qe bejne nje pune galopante por qe sju duket ne jeten e perditshme, por nga ana tjeter jeta e biznesit dhe shqipetareve po ndryshon per mire

        1. Colja says:

          lajm i qe degjova ishte fantastik:

          “Shqipëria e gjeneratës tjetër” u prezantua dje në Vjenë para më shumë se 200 të pranishmëve, në një Forum Biznesi dhe Investimesh kushtuar Shqipërisë. Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e bizneseve shqiptare e austriake dhe interesi i tyre i veçantë për Shqipërinë, e bënë këtë një event tejet të rëndësishëm në zinxhirin e takimeve të frytshme me investitorët e huaj. Ky është momenti i duhur për ta njohur nga afër Shqipërinë e mundësive të mëdha!

          1. Andi says:

            Puna e palodhur per te nxjerre ekonomine nga qorrsokaku ku e pati zhytur saliu ka qene dhe eshte e veshtire, por une shoh me besim se gjerat po ecin ne rruge te mbare sepse njerezit qe drejtojne jane vertete te perkushtuar e me vizion ..

            1. Zana says:

              rritja e te ardhurave te shtetit dhe te miletit shkojne paralel dua ti them paraflesit.

              me shume investime te huaja dhe vendase, i bie me shume taksa te mbedhura, me shume vende pune per popullin dhe me shume te ardhura per popullin , me shume mireqenie

              1. Velmisa says:

                Ekonomia ka filluar te gjeneroje sepse ska me seksere si Gita Me XENIN qe me pushtetin e babit benin miliona euro

                Kohet kane ndryshuar e kemi njerez qe e kane marre seriozisht qeverisjen, e nese vazhdjne keshtu, Progres do te jete

                1. Shiragu says:

                  Koha per te cilen populli ka urrejtje ka ikur e sot ne te vertete shohim me shume frymemarrje per te gjithe kush do te investoje.
                  Keto jane vende pune e me shume mireqenie. Ekonomia poashtu ecen perpara e te ardhurat e shettit nga taksat rriten, sherbimet ndaj qytetareve poashtu

                  1. Besimi says:

                    Pune e mire e qeverise dhe ministrive perkatese i bie te jete ?
                    saliu do thote ndryshe e do shaje FMN.. do thote se genjen hahaha

  2. elona says:

    Ne rradhe te pare duhet te reagoje Damian koqja,qe i terrorizoi gjithe investitoret e financuesit me heqjen e licencave,dhe kane mbetur koncesionaret pa zbatuar projektet e HEC-eve,se s’ka siguri thote BERZH,FMN,BB etj…Apo pret te terhiqen keta qe jane dhe tua japin miqve te tyre?Nje mut maskan qene dhe keta rilindasit.

  3. nga U.S.A says:

    2% rritja?????? po te mendosh te gjitha problemet, prapambetjen ne infrastrukture dhe sektore te tjere, kjo rritje i bie qe te jete thjesht inerci. Megjithate eshte heret per te gjykuar punen e bere POR kurrsesi nuk duhet folur me entuziazem. Ka probleme te pafundme me kreditimin e biznesit, mundesive per investim etj. Bizneset tashme ndodhen ne nje ngerc psikologjik persa i perket investimeve dhe pikerisht duhet punuar per kalimin e ketij momenti. Per sa i perket sektorit energjitik zgjidhjet jane identifikuar me kohe thjesht duhet ti implementojne.

  4. fredi guri says:

    fmn =rrenim

  5. M.Selmani says:

    Një falënderim për FMN që kan bere kaq shumë për ne,por korrupsioni është në nivel te lartë.Në bankat tona te aplikosh për kredi 2/3 e kestit kredis shkon për punonjësin bankës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje