Legalizimet/ Ndërtimet e pas 2009 jo në tokën e pronarit nuk do të legalizohen. P/ligji në seancën e së enjtes

12 Maj 2014, 14:00Ekonomia TEMA

Ndërtimet e pas vitit 2009, të cilat nuk janë në truallin e pronarit, si dhe ato që janë mbi 6 kate, nuk do të legalizohen. Është ky varianti përfundimtar i p/ligjit të legalizimeve, që është miratuar në Komisionin prlamentar të Veprimtarisë Prodhuese vetëm me votat e mazhorancës, ndërkohë që janë rrëzuar propozimet e bëra nga deputetët demokratë. P/ligji pritet të kalojë për miratim në seancën parlamentare të së enjtes, ndërsa kreu i Komisionit Eduart Shalsi, deputet i PS-së, shprehu bindjen se Qeveria do të realizojë këtë proces, të cilin demokratët gjatë kohës së qeverisjes së tyre e zvarritën për 8 vite.

“Nuk mbajtët premtimin për legalizime falas. Mendova se votat kundër ishin një lapsus i opozitës, por ishte kundërta. Opozita dështoi 8 vite për legalizimet dhe sërish vazhdon të mos u kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë gjë”, tha Shalsi, pasi deputetët e opozitës nuk votuan p/ligjin.

Deputeti Genc Ruli e argumentoi votën kundër draftit të paraqitur me faktin se të gjitha amendamentet e propozuara nga PD nuk u morrën parasysh, me përjashtim të dy propozimeve që nuk ishin thelbësore.

Gjatë raportimit në Komisionin parlamentar mbi ndryshimet, ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit Eglantina Gjermeni theksoi se 270 mijë familjeve që ka 8 vite që gënjehen dhe sorrollaten nuk mund ti kërkohet më që të paguajnë për procesin. Duke prezantuar ndryshimet dhe amendimet e paraqitura në ligjin nr.9482 datë 3.4.2006 “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, Gjermeni paraqiti si më poshtë:

– Po bëjmë një reformë të plotë ligjore përmes një pakete që kemi përgatitur dhe me aktet nënligjore. 

– Po ringremë nga themelet institucionin e legalizimeve, me njerëz, me ekipe të motivuara, me zyra, me ambiente e me insfrastrukturë ku qytetarit ti ofrohet shërbimi i duhur.

-Procedurat e legalizimit të shtëpive firma, vula, noteri, kontrata, doklumenta, çertifikata, matje, e lloj lloj faturash, do të jenë falas dhe në ngarkim të shtetit.

Dhe mbi të gjitha, shteti do garantojë që qytetari të mos paguajë atë, faturën më të madhe nga të gjitha, Faturën e sekserëve dhe gjobvënësve me të cilën janë përballur.

– Po ringjallim besimin e qytetarëve se shteti kësaj rradhe e ka seriozisht kur po ju thotë se do ta kryejmë reformën e legalizimeve. Ne po e bëjmë reformën e legalizimeve!

Ne po ofrojmë siguri dhe po garanojmë progres real përmes këtij procesi.

– Kemi ndryshuar tërësisht skemën e operimit, me qëllim që të çojmë shërbimin tek qytetari. Njerëzit tanë po zbresin derë më derë për të kryer procedurat.

– Kemi ndryshuar skemën e vlerësimit të trojeve, me qëllim që toka të mos ketë të njëjtin çmim si në Tiranë edhe në Kukës apo Gjirokastër  e Korçë.

– Po lidhim në një rrjet ALUIZNI me ZRPP dhe me AKKP me qëllim që përmes një portali të përbashkët, të shkurtojmë kohët e operimit.

– Po përfshijmë në skemën tonë të gjitha ato familje që janë në vështirësi ekonomike.

-Do ta mbyllim procesin e legalizimeve, dhe do t’u japim qytetarëve një document që i jep vlerë reale pronës së tyre, duke e kthyer në një capital të qarkullueshëm. 

Ne do ta lidhim ngushtë procesin e legalizimeve me atë të urbanizimit të këtyre zonave, duke filluar disa zona tek të të cilat do të implementohen projekte  urbanizimi.

Ndryshimet në draftligjin e paraqitur konsistojnë në radhë të parë në rregullime të natyrës proceduriale për sa i përket ndërthurjes së dy proceseve:

-kalimi i të drejtës së pronësisë mbi parcelën e ndërtimit pa leje,

-miratimi i shpërblimit financiar, për subjektet pronarë mbi sipërfaqet takuese që preken nga ky ndërtim.

Përfshirja në procedurat e legalizimit të ndërtimeve pa leje të ngritura në territorin e Republikës së Shqipërisë, deri në datën e hyrjes në fuqi të ndryshime në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, pavarësisht funksionit dhe faktit nëse për to është kryer vetëdeklarimi gjatë afatit të përcaktuar.

Kjo do të bëjë të mundur identifikimin e ndërtimeve pa leje, të ngritura pas përfundimit të afatit për legalizim dhe trajtimin në mënyrë përfundimtare, përmes procedurave administrativo-ligjore, duke minimizuar pasojat e krijuara nga ky fenomen.

– Gjetja e një mekanizmi eficient dhe përshpejtues përsa i takon legalizimit të ndërtimit pa leje, që kërkon kalimin e të drejtës së pronësisë nëpërmjet trajtimit të diferencuar për sa i përket vlerës dhe mënyrës së pagesës së parcelës ndërtimore, për kategori të ndryshme të ndërtimeve pa leje në varësi të funksionit të ndërtimit, çka lidhet me aftësinë shlyese, financiare të subjektit që posedon atë, 

-Krijimi i lehtësirave financiare për subjektet që posedojnë ndërtime pa leje, me funksion banimi, duke i përjashtuar nga pagesa e tarifës së shërbimit për procedurat e legalizimit (evidentimi në terren i ndërtimeve pa leje, përgatitja e dokumentacionit tekniko-ligjor) dhe kryerjen falas të këtij shërbimi. Pra procedurat e legalizimit të shtëpive do të jenë falas dhe në ngarkim të shtetit.

– Parashikimit të mënyrave alternative të pagesës siç është pagesa e pjesshme me bono privatizimi, nxitjes për shlyerjen e menjëhershme të detyrimit përmes reduktimit të vlerës dhe përfshirjes në skema alternative të pagesës së parcelës ndërtimore, të subjekteve që janë në kushtet e paaftësisë paguese dhe posedojnë ndërtime pa leje me funksion banimi.

– Trajtimin administrativ, përmes procedurave ligjore, të ndërtimeve pa leje të ngritura brenda kufirit të vijës turistike, aty ku ka studime urbanistike të miratuar; si dhe përcaktimin e kategorive të ndërtimeve pa leje.

– Rishikimin e masës së gjobës për subjektet ndërtues/investitorët që kanë kryer shtesa anësore a në lartësi, me qëllim nxitjen e interesit të tyre, për të ndjekur procedurat e legalizimit. 

-Përcaktimin në ligj të mundësisë së regjistrimit të pasurisë së legalizuar me funksion banimi edhe në rast të mos shlyerjes së detyrimit plotësisht apo pjesërisht, për parcelën ndërtimore apo ndërtimin, brenda afatit të përcaktuar. Kjo do të realizohet duke vendosur hipotekë ligjore mbi pasurinë, në favor të ALUIZNI-t, deri në momentin e shlyerjes me këste të detyrimeve 

– Trajtimin e një numri të madh ndërtimesh me leje, me shtesa informale, për të cilat shoqëritë ndërtuese dhe investitorët nuk janë përfshirë në procedurat e legalizimit apo dhe nëse janë përfshirë, kanë pësuar ndryshime të gjendjes ligjore sikurse është falimenti, që e kanë bërë të pamundur shlyerjen e detyrimeve financiare të procesit dhe vijimin e mëtejshëm të tij. 

-Zgjidhjen e problemeve teknike të konstatuara gjatë procesit zbatues të ligjit nr.9482 datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar sikurse është bërë me shtimin i një dispozite të veçantë. Konkretisht, përmes kësaj dispozite synohet rregullimi në praktikë i përfshirjes në procesin e legalizimit, të të gjithë banorëve të shtesës anësore dhe shtesa kati, kur procedurat e aplikimit për legalizim janë kryer vetëm nga njëri subjekt.

 

 

5 komente në “Legalizimet/ Ndërtimet e pas 2009 jo në tokën e pronarit nuk do të legalizohen. P/ligji në seancën e së enjtes”

  1. Tomorri says:

    https://www.youtube.com/watch?v=nj5O8Bv8a-E JU LUTEM DEGJOJENI PAK PERSE SDUHET TE BEHEN LEGALIZIMET PAS 2009!

    1. Erlind says:

      Njerez te paskrupullt qe pranojne haptazi se kane shfrytezuar postin e tyre per te marre votat e qytetareve.

      Keta duhet te futen ne burg te gjithe!

      1. Lindi says:

        Kam 6 vjet qe kam paguar leket, me ka dale emri nder emrat e pare ne gazete, kam bere cdo procedure te mundshme dhe si perfundim ngeli tek drejtori i Aluizmit per nje vule per te marre tapine.

        Sot 6 vjet me vone nuk ka ardhur ajo vule kurre nga njerzit e Berishes qe prisnin leket ne dore per nje vule qe mbi te gjitha e kan detyrim!!! Shpresoj dhe kam shume besim se do e marr tapine tani sepse mbi te gjitha i ka ardhur koha, nuk jane pak 6 vjet pritje!

        Dhe Paloka eshte krenar qe si ka dhene tapite per ne, por thjesht per ata qe ju ka dhene voten. njerez pa skrupuj, kriminele ordinere…

    2. jam says:

      Ore tomorr mos je gje ish punonjes i sigurimit ti more.Pse ore zoteri ben dizinformacion dhe propagante te qelbur,po po te qelbur qe vetem qelbashet e hane si te vertete.Duhet te postosh te gjithe videon ku paloka flet per legalizimet dhe jo te nxjeresh nga konteksti i asoj qe folesi po artikulon nje copez video ku padrejtesisht dhe ne menyre te ulet ato dy-tre fjale qe ti i ke shkeputur nga i gjithe mendimi qe ai ka shprehur tregojne nje kontekst krejt te kundert me ate qe ai po thote.
      Sigurimsat e kishin menyre pune te merrnin vetem ato fjale qe atyre u interesonin dhe ti interpretonin per te arrestuar njerez apo me keq per ti pushkatuar.Turp.
      Ja fjala e tij e plote kalo direkt ne min 15: 15 te videos.
      http://youtu.be/MOxxEmvTUwI

  2. shqiptar says:

    si ligj duket shume me i mire se atyre HAJDUTEVE TE PD,ata akoma lehin si qente.Por me pa tjeterduhen tju gjenden hajdutlleket qe tju dale boja fare.Mendoj se eshte rruga e vetme per te nxjerre jashte loje Sal-Xhozin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje