Strawberry Frog APCO fiton pikët maksimale me slloganin: “Albania-Go your own way!”-

16 Maj 2014, 18:38Ekonomia TEMA
Strawberry Frog APCO fiton pikët maksimale me slloganin: “Albania-Go

Juria ndërkombëtare ka shpallur fituesin e kompanisë që do të përgatisë dhe kurojë imazhin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe ajo është kompania e njohur ndërkombëtare  “Strawberry Frog APCO” me qendër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Fituesin e ka shpallur ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, e cila u shpreh se juria ndërkombëtare e ka cilësuar platformën më të mirë atë të “StrawberryFrog APCO” për platformën më të mirë multimediale “Branding Albania” me sloganin “Albania-Go your own way!”.

Kryeministri Edi Rama deklaroi se përzgjedhja e logos së Shqipërisë përbën një ditë të shënuar në historinë e projektimit të imazhit tonë jashtë nesh.

“Vuajmë prej vitesh një imazh negativ. Nuk diskutohet që ne shqiptarët kemi dhënë një kontribut të posaçëm për të ndërtuar këtë imazh negativ, por nuk diskutohet po ashtu që në këtë imazh negativ, një pjesë të madhe e ka përceptimi i krijuar mbi zhvillime të vjetra, apo mbi paragjykime që nuk kemi mundur t’i zbrapsim dot asnjëherë”, deklaroi Rama gjatë prezantimit të projekteve në konkurin ndërkombëtar “Branding Albania”.

Rama tha se 110 kompani apo individ të huaj dhe vendas shprehën interesin e tyre për të marrë pjesë në këtë përpjekje dhe 5 finalistët folën vet më mirë se çdo koment për cilësinë e projekteve të tyre por edhe për reputacionin e tyre me prezencën këtu në Shqipëri

Si në çdo ndeshje e konkurs, tha Rama, ka vetëm një fitues. Ai shprehu bindjen se me studion fituese që do të përcaktohet nga juria, ne do të kemi një aleat m[ shumë dhe me projektin do të kemi një instrument më shumë dhe shumë më efikas për të luftuar këtë imazh negativ dhe për të çliruar energji pozitive rreth Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Ju them se si pjes[marrës në një sërë konkursesh ndërkombëtare që kemi bërë këtu në Shqipëri, kur kemi futur këtë traditë prej vitesh në Bashkinë e Tiranës, kam parë në fund të konkurseve finalistë humbës të hidhëruar që nuk më kanë besuar, kur ju kam thënë se nuk ka rëndësi, rëndësi ka që erdhët, sepse problemi i Shqipërisë është se askush nuk do të vijë për herë të parë, por gjithkush kthehet për herë të dytë”, deklaroi Rama.

 “Ne do të bëjmë çmos që edhe 4 finalistët që nuk do të fitojnë t’i mbajmë në komunikim dhe të bëjmë me ta punë të mira të përbashkëta për një vend që ka shumë të meta, por ka një të mirë që sot nuk e gjen askund as në Europën e Bashkuar, një vend që nuk është i mërzitshëm për asnjë sekondë të vetme”, shtoi ai.

Projekti i “Branding Albania” do të ndërtojë një platformë për të përhapur kudo në botë një imazh që reflekton energjinë dhe vitalitetin e popullit tonë, potencialin e madh për zhvillim, traditën e mikpritjes, kulturën e pasur dhe trashëgiminë e jashtëzakonshme historike, vendet dhe peizazhet e mrekullueshme.

Nisma lindi si një nevojë për t’ju përshtatur realitetit, përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të rritur numrin e turistëve, të huaj sidomos, por edhe për të rritur investimet e huaja në vend. Synohet që të lancohet imazhi i ri i Shqipërisë dhe potencialit të saj turistik, një portë hyrëse për investimet e huaja në rajonin Ballkanik, një Shqipëri faktor stabiliteti, sigurie dhe paqeje në rajon, për një Shqipëri Europiane, një Shqipëri të Gjeneratës tjetër.

Finalistët e garës së sotme ishin CNN, Hemington , Interface Tourism Group, MEC Medianetwork  dhe StrawberryFrog APCO .

Lista e 5 propozimeve më të mira, mes 38 propozimeve të dorëzuara u vendos nga një Juri Ndërkombëtare e përbërë nga 7 anëtarë, të cilët janë: Alastair Campbell, Rana Nejem, Paavo Pettai, Christiphe Ginisty, John Kester, Mimoza Kusari Lila dhe Eglantina Gjermeni.

Ndërkohë, që Juria Finale, në datën e sotme kishte 9 anëtarë, mes tyre gazetarin e njohur Bruno Vespa dhe Ahmed Obaid Al Mansoori.

“Branding Albania” synon të promovojë imazhin e ri të Shqipërisë në tregun botëror. Konkursi u zhvillua në dy faza, ku si fillim kompanitë paraqitën konceptin e tyre për logon, sloganin dhe një draft projekt. Ndërsa sot ishte faza e dyte, ku u zgjodhën 5 projektet më të mira.

19 komente në “Strawberry Frog APCO fiton pikët maksimale me slloganin: “Albania-Go your own way!”-”

  1. Argita_B says:

    Kishte 20 vite qe duhej te ishe niseur nje nisme e tille pasi eshte e pamundur te lihet nje vend si Shqiperia ku mediat flasin dhe propogandojne vetem kroniken e zeze.
    Ne Shqiepri ka probleme, shume me teper se demokracite e konsoliduara, ka kriminele, trafikante po ne te njeten kohe ka njerez puntore, njerez te ndershem, njerez qe ngrihen heret ne mengjese e shkojne te punojne e ndertojne, dhe kjo eshte shumica e popullit shqiptar.
    Mediat fatkeqesisht mbushin faqet e tyre me skandale, pasi kur shkruan per nje skandal arrin te pasionosh me kollaj lequesit se sa me gjera normale, me njerez qe punojne.
    Duhet pergezuar se eshte nje ndermarje pozitive per te gjithe shqiptaret qe punojne dhe kerkojne te shihen ashtu si jane dhe jo te shihen si pakica e atyre qe jane jashte ligjit.

    1. A.p.S (KATHERINA DIE GROSSE)Madona prej Sauku says:

      Go-your own way.
      go jur oun uej.
      Cilen uej te shkoj qi ju rraft nji plasje ishalla?
      Skishit ndonji sallom tjeter por ket gjetet??
      Na kujtut kohen e Enverit o ju mbift preshi ne bark ishalla.
      Shqipninja shkam graniti,ne jemi Fanari i botes.
      Te hujt tash na e kan gjet sllaganin se ne kemi merdhift
      Shkoni ne gjurmet tuja,por ne gjurmet e kuj te shkojme te ujqve apo çakallave.
      E keni dhjet krej me kete sllagonin a sallomin sdi si ta quj.

      1. Brroçkulla says:

        “Go your own way” nuk do te thot “Shkoni ne gjurmet tuja”. Te falet mllefi qe ke derdhur se aq kupton dhe aq te duhet dhene. “Go your own way” eshte 1 gur per te vrar 2 zogje! E shqiperuar do i binte “Shko sipas menyres tende”. Shko per pushime ose shko per biznes, por shko!

        Shendet.

        1. Raimond Vlonjati says:

          Ndoshta duhej gjetur nje sllogan me i kendeshem, se sa ky sllogan qe tingellon egoist
          aq me teper qe ne nuk jemi ndonje vend me histori kulture qe te tregohemi kaq shume egoist …

          Pastaj nuk do ish me mire ta fitonte CNN , dhe te na bente reklame ne televizionin e tij….se eshte televizion kryesor.

          Ndersa kjo kompania ku do na e e bej reklamen ..? Aq me teper qe kjo kompani per cdo reklam qe te na beje neper televizione te dnryshme duhet tu paguaj tarifa televizioneve perkatese …

          Problemi eshte se kunder nesh ben reklame Serbia dhe Greqia –Keta zakonisht perdorin tv dhe gazeta perendimore –Si psh ketu ne USA keta perdorin televizionin FOX 5 dhe New York Post per te share shqiptaret

      2. Rik Balsha Sr. says:

        RASHEL DHE SHTEPIA E TE PA STREHEVE (SALVATION ARMY)

        Ishte dhjetori i 1977-tes kur nje grup muzikantesh nga Bonx-i i New York-ut, dha koncertin e tij te pare dhe te fundit, ne “laundry room”-in (dhoma e lavtatriçeve) e nje perbindeshi 20 katesh, ne periferine anashkaluese te Zoo-Park-ut te Bronx-it.

        Rachel, nje simpatikone me prejardhje te paditur, e tradhetuar nga Sam-i, ju bashkua Finn-it dhe Puck-ut, njeri kitarrist dhe tjetri ne bateri, duke gjetur kengen si te vetmen menyre per te shfryre hidherimin e saj.
        Rachel, me zerin e saj ngasheryes, i drejtohet Finn-it me vargjet e kenges:

        Loving you, isn’t the right thing to do
        How can i, ever change things that i feel?
        If i could, maybe i’d give you my world
        How can i, when you won’t take it from me?

        E pa trrembur nga xhelozia qe i shkakton Quinn-it, e fejuara e Finn-it, ajo vazhon te kendoje duke ju drejtuar atij:

        You can go your own way,
        GO YOUR OWN WAY.
        You can call it another lonely day.

        Pasi i hedh nje sy shperfilles Quinn-it, i drejtohet perseri Finn-it:

        Tell me why, everything turned around?
        Packing up, shacking up, is all you wanna do
        If i could, baby i’d give you my world
        Open up, everything’s waiting for you.

        Edhe sot e kasaj dite, gati pas kater dekadash, ne Shtepine e te pa streheve (Salvation Army) ne nr.1122 te Franklin Avenue, ne Bronx te New York-ut, degjohet here pas here zeri tashme i çjerre ne te shuar i Rachel-it te grupit te pa fat Fleetwood Mac:

        GO YOUR OWN WAY.

        Jason Spies i Strawberry Frog APCO, fitues i konkursit ediramist per nje “Branding next generation of Albania”, si duket, i tmerruar nga britmat e Rachel-it tashme ne prag te grahmave te fundit, kur kalon dy here ne dite para Shtepise se te pa streheve, ka gjetur menyren e vetme per t’ja hequr ugurin e zi Amerikes, per t’ja shitur ate majmerisht Shqiperise.

        E per te mos i ngelur askujt ne hak, ne komisionin e vleresimit ishin kryebashkiakja e Gjakoves se Arben Imamit, Mimoza Kusari Lila dhe i gjithkundgjenduri Endrina Fuga Rachel-i i Sam-it Edi Rama).

        SHQIPERI, GJEJ RRUGEN TENDE – thote slogani ogurzi i Edi Rames, si prelud i mospranimit ne BE !

    2. Liu says:

      si gjithmone fitoi SOROS

    1. Viktor says:

      Jo per te bere negativin por kjo tingellon Albania go away

  2. Adem says:

    Nuk kuptoj pse nuk eshte thirrur dhe Fate Velaj. Ai sapo organizoi ekselencen e Vlores ku dhe doli fitues, si dhe takimin e Rames ne Austri. Zoti Fate qe do te kishte qene vlere e shtuar e ketij aktiviteti.

  3. Hajde slogan hajde ! Albania go your own way! Shqiperi shko vri veten ! I zot I madh ka Shku per lesh ky vend!

  4. ARUSHA says:

    prapa staberry fshihet hollanda

  5. ARBEN says:

    Kriza ka arritur kulmin. Njerzit nuk kane rruge tjeter per te perballuar jeten.Nga ana tjeter nuk ka qeveri qe te drejtoje shqiptaret.Shteti sot eshte me i pafuqishem se kurre.

  6. elton says:

    @ Adem. Kot nuk ftuan dhe Vera grabocken

  7. gent says:

    Mjafton një film si “Taken” që të rrëzon përtokë, e të rroftë reklama.

  8. agostin says:

    Imazhi me i mire, eshte pastrimi i rrugeve dhe bregdetit shqiptare, nga pislliqet dhe tregtimi neper rruge si ne Afganistan.

  9. aldo says:

    Kjo ministrja ne Shqiperi iben pushimet?? Po kta lepurushat e Edit?? Gjysmat e Shqiptareve ikin jashte se ska kushte minimale per plazh kta bejne reklama per ndotjet e Durresit e tr Vlores …

  10. lili says:

    Problemi eshte se me kete slogan te gjithe do te na kthejne:po,sepse eshte rruga ma e shembtuar,kjo albanian way!

  11. je tuj fol keq or cun. says:

    Pse ckemi be tjeter keto 24 vjet demokrature ne Shqiptaret?Duhen konkurse e para te harxhuara kot per rezultat ne mos 100% zero minimalja i dyshimte,per te kuptuar qe nje vend qe ska asnje strategji,sprodhon azgje,ska inovacion(sepse ska arsimim)e te pakten edhe nja 20 vjet te tjere do jete ne mos po kaq i mjere sa ceshte edhe me keq??OPS po do e bejme fason gjithe vendin.Bravo cuna e goca bashke!Po na zhgenjeni dita dites

  12. realist says:

    Tani shpetuam…maskarenjte…..dhe Berisha kishte PODESTEN por ce do qe imazhi yne ne syte e botes nuk u ndreq……Perse nuk na thote RAM-USHI sa miliona eshte kontrata.Ramush kjo eshte nje kontrate mafioze ca ata e ca neve.Imazhin e shqiperise vetem ti e qeveria jote mund ta ndreqe.Mos ua shit te tjereve pergjegjesine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje