1 në 3 shqiptarë me borxhe/ Shitësit me pakicë janë në hall

16 Maj 2014, 18:05Ekonomia TEMA

Jo pak, po afro 1 e treta e familjeve shqiptare kanë për të paguar një borxh, i cili mund të jetë një kredi banke ose hua që qytetarët marrin mes njëri– tjetrit, raporton Vizion Plus.

Në një vrojtim që ka bërë Banka e Shqipërisë, del që raporti i konsumatorëve të cilët marrin hua në banka është pothuajse i njëjtë me borxhin informal, ose atë që nuk regjistrohet si i tillë, por që shpesh bëhet shkak për konflikte sociale.

Dy qëllimet kryesore të marrjes së huasë që rendit Banka Qendrore janë blerja dhe riparimi i një prone dhe mallrat e domosdoshme të konsumit.

Ekspertët thonë se kjo situatë shpjegon mjaft mirë gjendjen e ekonomisë.

Por këtë situatë, ata të cilët mund ta vërtetojnë më shumë janë shitësit e pakicës.

Listat tregojnë emrat e shumë njerëzve në një zonë të kryeqytetit, të cilët kanë marrë ushqime pa dhënë paratë.

Kadri Cara na tregon se ka katër vite që ka ardhur nga Burreli për të hapur një biznes me shpresën se do të fitonte më shumë, por tani është në prag të falimentimit.

E përveç borxheve individuale që shumë familje shqiptare i kanë dikujt tjetër apo kanë marrë në banka, qytetarët tanë kanë një hua tjetër të mbartur në vite që duhet ta paguajnë nëpërmjet taksave.

Sot që flasim çdokush që lind ka një detyrim prej 3 mijë dollarësh për të paguar vetëm nga niveli që i borxhit publik.

8 komente në “1 në 3 shqiptarë me borxhe/ Shitësit me pakicë janë në hall”

  1. adnani says:

    Po fuqia blerese sikur eshte rritur me duket , si ka mundesi keto shifra tani apo?

  2. myzeqari says:

    O Tema ore ca thoni ju mo vella keshtu? Ai varrdhjeri Sali bashke me brekeshurren Jozefin thoshin qe ne ja kishim kaluar dhe Gjermanise.

    Hajde kermat e PD hajde. Mos paste 2 meter varre per ata qe e katandisen keshtu kete popull. Perendia tua marre haken tek femijet ishallah atje ku u dhemb me shume.

    Ky popull i ndoqi nga pas kaq vite dhe keta e futen te gjalle ne dhe e lane me borxhe dhe pa ngopur njehere barkun me buke.

  3. ed says:

    O Tema, mos i ngatërroni të gjitha.
    Niveli i taksave nuk është rritur enkas për të larë borxhin e shtetit. Prandaj është e gabuar të thuash se çdo shqiptar paguan direkt për të larë borxhin e shtetit, siç e lë të kuptohet artikulli juaj.

    Të tjerat janë mëse të sakta, dhe shumë shqetësuese sepse njerëzit marrin borxh për të ngrënë bukë.
    Nga ana tjetër, kjo tregon se Shqiptarët e njohin mirë solidaritetin.

  4. Argita_B says:

    Se pari borxhi que shqiptaret marin te te afermit vjen nga kultura apo e kaluara e shqiptarit ku sistemi bankar nuk funksiononte per kredi, pra ka mbetur si zakon.
    Se dyti bankat ne Shqiperi japin kredi me interesa te larta, keshtu qe per nje pjese te madhe eshte e veshtire, pa folur per proçedurat e perzgjatura dhe per korrupsionin qe egziston neper banka.
    Se treti, nje e treta e popullsise qe ka nje borxh nuk perben diçka alarmante, pernedimi funksionon me borxhe.
    Ajo qe mund te perbej diçka shqetesuese eshte raporti i borxheve te keqija me ato normale.
    Kur blen nje apartament apo nje veture me kredi eshte diçka klasike, pra nuk perben problem, problem perben kur mer kredi dhe nuk ke mundesi te shlyesh.
    Kredite bejne te funksionoje ekonomie deri ne momentin qe nuk kalojne kufijte e shumave qe kthehen ne te parumdersueshme nga te ardhurat e kreditorit.

  5. Kaon says:

    Ore po keta para dy vitesh po prisnin ta vinin refugjate greke e ti punesonin…ahahaaha, keta spaskan buke per vete ore, po hane me lista.

    1. the Punisher says:

      Pse Greket po hane me luge floriri? Nga ballkoni po hidhen edhe ata.

  6. GREQOFAGOSI says:

    shqipoja rren te vdekmit e jo te gjallet

  7. iliri says:

    Ajo çka ne kete shkrim quhet “shitja me pakice”,ketu tek ne eshte 100% ekonomi informale ! Ne Europe nuk gjendet kursesi si praktike,por as ne vendet fqinje si Mali i Zi,apo Maqedonia.Ne shpenzimet tona ditore,te pakten 30-40% te blerjeve,ne i bejme ne “tregun e pakices”,ne fakt,
    familjet sa me te varfera te jene,me shume drejtohen ne kete treg.Ketu hyjne jo vetem shitesit ambulante,por shumica e dyqaneve ne lagjet e banimit…..Ketu shteti,Financat duhet te futen shume seriozisht,
    perndryshe me informalitet humbet e gjithe shoqeria ! Iliri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje