Hapen 300 vende të reja pune në Skrapar/ Meta: Premtim i mbajtur, të ruajmë traditat dhe vlerat

23 Maj 2014, 11:17Ekonomia TEMA

Rreth 300 vende të reja pune janë hapur në Skrapar, në përfundim të investimit për një fabrikë moderne fasonësh. Kreu i Kuvendit, njkohësisht edhe i LSI-së, Ilir Meta e konsideroi këtë moment si pozitiv dhe një premtim të mbajtur nga kjo forcë politike për hapjen e sa më shumë vendeve të punës.

Ai shprehu bindjen se brenda mandatit 4 vjeçar të qeverisjes, në këtë zonë do të hapen 1000 vende të reja pune.

“23 majin nuk e kemi zgjedhur kot, është pranë një ditë shumë të rëndësishme siç është 24 maji. Këtë ditë nuk do ta kemi vetëm ditën e inagurimit të këtij investimi mjaft bashkëkohor, por ditën e bilancit të punësimit për Çorovodën dhe Skraparin. Kjo fabrikë u jep mundësinë 300 qytetarëve të punësohen. Kam tre vjet që e pres këtë ditë. Duke mbështetur këto biznese ne mbështesim zhvillimin e vendit, punësimin. Falenderoj dhe Qeverinë që e ka shndërruar mbështetjen për këto aktivitete në prioritet të rëndësishëm për një punësim të shpejtë dhe të qëndrueshëm. Jam i sigurt se duke ecur në këtë mënyrë vetëm në Çorovodë do të mund të hapim 1000 vende pune brenda mandatit. Ne nuk duhet të lejojmë që këto bukuri përrallore të natyrës të braktisen nga njerëzit. Erëra të mira po fryjnë. Shumë shpejt do rikthehemi këtu për të përuruar rrugën e re të kanioneve. Turistët po vijnë më shpejt sesa ne po punojmë. Jemi të ndërgjeshmëm se duhet të ruajmë disa tradita që kanë humbur nga tranzicioni, pasi turistët kërkojnë jo vetëm një natyre të virgjër, por të shijojnë atë çfarë ka të veçantë një zonë,një krahinë”, tha Meta.

Ai shprehu bindjen se të tjera fabrika do të inagurohen, ndërsa theksoi se edhe projekti TAP do t’i sjellë një cilësi të re jetese këtij qyteti.

“Jam i bindur që gjatë këtyre katër viteve do inagurojmë dhe shumë fabrika të reja të përpunimit të prodhimeve blegtorale. Por sëpari duhet të nxisim dhe të rrisim prodhimin. Secili prej nesh mund të bëjë diçka më shumë. Shumë shpejt fillojnë dhe projektet për realizimin e TAP, ku Skrapari është një nga nyjet kryesore ku ky projekt do kalojë. Do ti japim një cilësi të re këtij qyteti. E vetmja rrugë e sigurt për mirëqënie dhe begati është ajo e punësimit. Do punojmë sëbashku që çdo njeri që kërkon punë në këtë vend do ketë mundësi të punojë dhe kontribuojë për familjen e tij”, tha Meta.

Ndërsa deputeti i kësaj zone, Nasip Naço, u bëri thirrje biznesmenëve nga Skrapari të investojnë në këtë qytet.

“Kur bashkë kemi diskutuar për të ndërtuar këtë fabrikë këtu shumë veta nuk na kanë besuar në atë kohë, ndoshta ishte fushatë elektorale dhe nuk na besonin. Ne flasim pak por dimë ta mbajmë fjalën. Kam për nder që jam këtu me ministra dhe deputetë, por dhe me zotin Meta, të cilët çdo ditë kërkojnë të hapin sa më shumë fronte pune jo vetëm në Çorovodë, Berat por në të gjithë Shqipërinë. Unë kam një thirrje për gjithë biznesmenët nga Skapari që të investojnë në Skrapar”, tha Naço.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Arben Ahmetaj, deklaroi  se ekonomia shqiptare ka filluar të funksionojë për mirë.  Ahmetaj tha se vetëm me rritje ekonomike, prodhim, manifaktura, punësim në zonat periferike, ne hapim modelin e ri ekonomik. Ai shtoi se “në këtë biznes janë punësuar 300 familjarë dhe se përpjekja jonë për një paketë mbështetëse për biznesin fason është e materializuar në këtë biznes”.

 “I tregoj të gjithë skeptikëve, të gjithë atyre që dyshojnë tek ne, tek puna jonë, tek puna e njerëzve si Nikolini, janë modeli ynë i ri ekonomik, modeli i prodhimit dhe modeli i eksportit”, tha Ahmetaj.

25 komente në “Hapen 300 vende të reja pune në Skrapar/ Meta: Premtim i mbajtur, të ruajmë traditat dhe vlerat”

  1. top bardo says:

    Keni ber sevaap te madh per skrapalijte jane popull puntore dhe te urte. Me behet qefi shume se Skrapari eshte nje qytet ku turizmi mund ta coj perpara ate vend.

    1. Mira says:

      Bravo zoti Meta, meriton medalje prej floriri!

      1. safeti says:

        Ne skrapar neper guroret e Ilirit punojne skllever si ne piramidat e egjyptit.

        1. Mira says:

          Besoj se nxjerin dhe flori….!

    2. bimi says:

      I nderuar Mero! Mos e ndyni gazeten “Tema” me lajme te sponsorizuara nga kokelopa e Skraparit…

    3. Labi says:

      Pse ka ngelur njeri ne Skrapar???Ne i kemi te gjithe drejtore ketu ne Tirane!!!! Sa jane bere edhe keta te Skraparit me keq se tropojanet e Saliut! Hidhe hapin dhe ere skraparliu ke shkelur..

  2. ajo says:

    Filloi te pastroj leket likja se po morem statusin do mblidhet rrethii,i di b ytha likes

  3. Iliri says:

    Brravo Ilir! You are the best! I vraft Sala ata qe s’votojn per ty. Rama leshko i rradhes!

  4. Une jam, ti je. says:

    Eshte turp te trumbetoni punesimin e 300 vetave. Ne kohen e monizmit vetem ne Sharove ishin te punesuar 500 puntore. Megjithate hallall qeverise te zotit Rama i cili po e mbeshtet kete biznes. Skraparin Rama duhet ta shikoje si prioritet sepse ata jane dhe do te mbeten socialiste.

  5. Nje pershendetje vllazerore per popullin e SKRAPARIT,per kete popull punetor , mikeprites e patriot. I uroj suksese e pune te mbare punetoreve e drejtuesve te asaj fabrike!

  6. eno says:

    Kopil I zgjuar eshte! Ky I ka hyre politikes me tynel e do dale kush e di se ku( te gjithe e dime ku do te dale)

  7. Kall Tarsi says:

    Eshte idhulli im! Model!

  8. Shqiperia says:

    Hall i madh me Skrapalline
    Ka rrezik te hash dhe dru
    Dy ministra le te rrine
    Se na duhen dhe pa tru.

  9. KOMENTATORIT SHQIPERIA.

    BERI FYELLIT BIERI ,PO FYELIT PREJ KALLAMI AMA !

  10. tarrasi says:

    kudigjejn njerzit perti punsuar skrapari skaqen kurr ndonje her treqind banor po keto jane vetem mashtrime rilindjesh dhe leshelish

  11. Shqiperia says:

    Eshte e Fan Nolit .

  12. iliria shqiptare says:

    Gjithe ata ministra ne perurim sikur te ishte ndonje ndermarrje industriale strategjike per vendin dhe jo sikur te jete nji fason i zakonshem qe mund ta ngresh dhe ne vendin me te humbur te planetit me njerez qe skane ndonje formim profesional duket pak si mburrje dhe propagande e rendomte.Ne asnje vend te qyteteruar dhe me standarte te mira nuk marrin pjese ne perurim te ndermarrjeve te tilla personalitete kaq te larta.Kjo tregon se sa poshte jemi katandisur.Megjithate pune te mbare punetoreve qe do te punojne ne ate ndrmarrje.

  13. kes says:

    o mashtrues por ti per vota i quan dhe fasonet skllaveri e gjalle sukses

  14. Skrapari says:

    Pershendes te gjith skrapalinjt ku do qe ndodhen dhe ti LAB nuk je lab po llap se jam I sigurt qe labet nuk flasin si ty percak po te ka mar era mjellin nga zoti meta duhet te marin shembull dhe te tjeret suksese dhe me tej

  15. GREQOFAGOSI says:

    me e bukura eshte se u financua nga fondacioni Besa,i cili eshte i ilir metes i bie qe edhe fabrika te jete e tije ,po krijohen sulltanatet dhe sklleverit e skrap arit, dhe kjo eshte nje aritje e madhe ??? fundi fundit ky milet eshte

  16. aristidh says:

    ne fakt ky mesazh ne mungese te fjalimit te Koco Kokedhimes po dergohet ketu. Koco kokedhima fjalim ne Himare si Rapush Chafferi

    http://www.youtube.com/watch?v=hyUvuptY0qc

    1. alban. says:

      Aristidh,keta jane votusin e Rilindjes hahahahahahahahahah

  17. Cibuku says:

    Shqiperia nuk eshte vetem Skrapar mor zagar.

  18. Gezimi says:

    Per mendimin tim, keto pronaret e fasoneve jane skllavopronaret e shekullit te 21. Bravo, keni gjetur investitore!

  19. Gimi says:

    BRAVO, Sugjeroj te hapni dhe nje fabrike modeste fasonesh ne Lazarat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje