Tatimet: Te ardhurat në 4 mujorin e parë, 5 miliardë lekë më shumë

20 Maj 2014, 18:14Ekonomia TEMA

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi  realizimin e mbledhjes së të ardhurave për muajin prill 2014 dhe 4-mujorin, duke theksuar se “për muajin prill 2014, si dhe për 4-mujorin, Administrata Tatimore arriti tregues të lartë në mbledhjen e të ardhurave, në përmbushje të detyrave të ngarkuara dhe programit të Qeverisë Shqiptare”.

“Totali i të ardhurave të mbledhura për muajin prill është 14 miliardë e 849 milionë lekë, dhe krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kjo shifër, e mbledhur fakt, është 1.6 miliardë lekë më shumë ose një rritje prej 12.34%”, thuhet në deklaratën e tatimeve.

Sipas zërave kryesorë të të ardhurave të mbledhura rezulton se Kontribute të Sigurimeve Shoqërore, Drejtoria e Tatimeve thekson se, “janë mbledhur 5 miliardë e 933 milionë lekë ose 662 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013, duke realizuar një rritje prej 12.57 % më shumë se kjo periudhë e mëparshme”.

TVSH, janë mbledhur 3 miliardë e 164 milionë lekë ose rreth 376 milionë lekë më shumë se muaji mars 2013. E shprehur në % kjo shifër është 13.48% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Tatim mbi Fitimin, gjatë muajit prill janë mbledhur 1miliard e 618 milionë lekë, 50.6% më shumë ose rreth 543 milionë lekë më shumë se muaji prill 2013. Krahasuar me periudhën 4-mujore janar – prill të vitit 2013, të ardhurat e mbledhuar në total gjatë muajve janar – prill 2014, janë 57 miliardë e 139 milionë lekë, 9.7 % ose mbi 5 miliardë lekë më shumë se janar – prill 2013.

Totalin e të ardhurave të mbledhura më shumë për këtë periudhë, e përbëjnë më shumë se 1.5 miliardë lekë më shumë TVSH ose rreth 15% me shumë, më shumë se 1.5 miliardë lekë ose 23.5% më shumë Tatim mbi Fitimin, 1.4 miliardë lekë më shumë ose 7.8 % më shumë Kontribute të sigurimeve shoqërore etj.

5 komente në “Tatimet: Te ardhurat në 4 mujorin e parë, 5 miliardë lekë më shumë”

  1. Orjona says:

    Po ndonje ze minus kush eshte, se me keto perqindje i bie te jene rritur shume me teper se 5 miliarde te ardhurat!!!

    1. Desa says:

      Bravo per punene fantastike,. era shtet

      1. ELsa says:

        Me vjen mire qe po behen gjerat si ne gjithe vendet qe duan te ecin perpara

  2. beni says:

    Tashme te ardhurat nga tatimet shkojne ne arken e shtetit,jo si me perpara qe shkonin per te mbushur xhepat e saliut dhe servilave te tij, te pakten jemi me te qete kur e dime qe kemi shtet qe nuk mendon per te mbushur xhepat e tij

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje