Forumi ndërkombëtar i Transportit/Haxhinasto merr mbështetjen e Gjermanisë për infrastrukturën

23 Maj 2014, 11:15Ekonomia TEMA

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, mori pjesë në samitin vjetor të forumit ndërkombëtar të transportit, në Leipzig të Gjermanisë. Forumi ndërkombëtar i Transportit është organizata më e rëndësishme me pjesëmarrje të përbotshme, ku përcaktohen direktivat kryesore të zhvillimit të tij. Në takim merrnin pjesë shumë ministra nga 54 vendet anëtare të tij. Gjatë qëndrimit të tij në Leipzig, ministri Haxhinasto zhvilloi një takim me ministrin gjerman të Transportit dhe Infrastrukturës dixhitale, Alexandër Dobrindt, nga i cili mori mbështetjen për bashkëpunim të ngushtë për reformat dhe zhvillimet infrastrukturore në Shqipëri, si pjesë integrale të rrjeteve europiane të transporti. Dobrint u shpreh optimist për mundësinë e asistencës teknike nga ekspertët politikbërës gjerman ndaj reformave të domosdoshme për sektorin e transportit dhe infrastrukturës shqiptare.

Gjithashtu, Haxhinasto zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Transportit të Katarit, Jassim Seif Ahmed Al Sulaiti, në vijim edhe të vizitës së delegacionit shqiptar zhvilluar një muaj më parë në Doha, me të cilin u ra dakord vlerësimi nga një grup ekspertësh të potencialit zhvillimor të infrastrukturës shqiptare, për mundësi përfshirjen në investime në vendin tonë.

Në një tjetër takim, me ministrin turk të Transportit, Bakan Elvan, ministrit Haxhinasto iu rikonfirmua gadishmëria e Turqisë për bashkëpunim për projektet prioritare për vendin si ndërhyrjet në rrugë për rritjen e sigurisë rrugore, projektin e rehabilitimit të rrjetit hekurudhor kombëtar dhe procesin e përmirësimit të kapaciteteve të porteve shqiptare.
Gjate Samitit, ministri Haxhinasto u takua edhe me ministrat homologë të Francës, Britanisë, Kanadasë, Zelandës së Re, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Forumit, Jose Veigas.

Haxhinasto i njohu ata me prioritetet e reformimit të sistemeve të transportit në Shqipëri, veçanërisht tek rritja e sigurisë rrugore e sinjalistika, tek përmirësimi i transportit publik dhe zhvillimi i mëtejshëm i projekteve ndërkufitare, veçanërisht në lidhjet hekurudhore me fqinjët.

1 komente në “Forumi ndërkombëtar i Transportit/Haxhinasto merr mbështetjen e Gjermanisë për infrastrukturën”

  1. Tirana says:

    Mendoj se infrastruktura rrugore duhet mbeshtetur mjaft fuqishem,per vete faktin qe ajo i jep zhvillimn te madh nje vendi,sidomos ajo hekurudhore, ku cuditerisht, asnje nga qeverite deri me tani thjeshte sa e permendin si term dhe mjaftohen me kaq,me faktin e thjeshte se nuk e kane guximin te marrin nje sipermarrje te tlle.Ku dihet boterisht qe transporti hekurudhor eshte nje nga mjetet me te rendesishe si ne ate te levizjeve te njerezve ashtu edhe te mallrave si brenda ashtu edhe jasht vendit,me interesa jashtezakonisht te larta.Prandaj zoti Haxhinasto po realizoi kete lidhje hekurudhore nderkombetare, te pakten ketej nga Mali i Zi per ne Perendim brenda ketij mandati,do te futet ne histori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje