Cani: Objektivi i Qeverisë, rikthimi i rritjes ekonomike

23 Maj 2014, 11:05Ekonomia TEMA

Ministri i Financave, Shkëlqim Cani, deklaroi se objektivi i Qeverisë është rikthimi i rritjes ekonomike. Në konferencën “Përballja e ekonomive: Shqipëri dhe Itali”, të zhvilluar në Tiranë, Cani tha se objektivat e Qeverisë janë rikthimi i rritjes ekonomike, rritja e qëndrueshme e ekonomisë nëpërmjet shtimit të kapitalit në ekonomi, rritja e produktivitetit dhe riaktivizimi me efiçencë i avantazheve natyrore.

“Do të lehtësojmë procedurat për biznesin”, tha Cani, duke shtuar se “deri tani janë injektuar në ekonomi 1.1 miliardë lekë, në formën e investimeve publike dhe përmes shlyerjes së detyrimeve të prapambetura”.

Sipas tij, borxhi publik llogaritet në nivelin 72.1 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Çështjet që duhet të zgjidhen urgjent janë energjia dhe sigurimet shoqërore”, tha Cani, duke shtuar se pa u zgjidhur problemi i kompanisë CEZ Shqpërndarje, nuk fillon reforma në energji.

Ministri Cani po ashtu bëri të ditur se, deri tani janë shlyer 240 milionë dollarë biznesit si detyrime të prapamabetura. Sipas tij, deri në fund të vitit synojme të shlyejmë 500 milionë dollarë borxh ndaj biznesit

4 komente në “Cani: Objektivi i Qeverisë, rikthimi i rritjes ekonomike”

  1. keti says:

    Ekonomia duhet te jete ne prioritet!

  2. keti says:

    Keta bejne sikur e zbuluan pardje Lazaratin qe te ben cudi ne fakt se kane dhe kryetarin e komunes, bastion si me thene

  3. Bashkim Muharremi says:

    Vetem perpara. Te lumte Shkelqim. Anarkomafia ne krye me Sali Berishen e kane frike ringjaljen ekonomike te Shqiperise. Kjo eshte arsyeja e vertet qe i ka shqetesuar dhe frikesuar. Ekonomia e djeshme e drejtuar nga narkomafia ishte ekonomi informale, ekonomi e oborrit te Saliut. Kishte fshehur gjithe ato borxhe. Biznesi po fiton besimin se ka nje qeveri ne krah dhe jo nje qeveri kunder. Jam i bindur se do te fitosh. Qeveria e narkotrafikut nuk eshte interesuar per ekonomi te shendosh kombetare por ekonomi informale te bazuar ne droge, trafiqe, bixhoz. Disa para qe ka fituar populli duke kultivuar droge ne kohen e Saliut do te mungojne ne tregun financiar por kjo do te jete e perkoshme. Ata qe kane bere pune te tilla nje kohe do te ngelin pa pune. Edhe bizneset e afektuara nga ky financim krimi qe kane shperlare para do te ndjehen ne krize nje kohe por vizioni yt do te ngjalle ekonomine dhe keta do te dalin ne treg formal.

  4. shpetim says:

    Suksesi ne menaxhimin me profesionalizem i financave eshte baraz me suksesin e nje Qeverie.
    Une besoj se me drejtues profesioniste te keij sektori te rendesishem, sikunder eshte z.Cani, treguesit ekonomik dhe finacat e vendit do arijne te permiresohen.
    Qeveria do te arrije shume shpejt te nxjerre vendin nga humnera financiare ne te cilen e gremisi Berisha.
    Uroj dhe jam besimplote se treguesit e rendesishem financiar do te kene nje ndryshim te dukshem pozitiv, dhe do ndihmojne ne daljen e vendit nga kriza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje