Qeveria shqiptare vendosi në mbledhjen e sotme krijimin e bazës të të dhënave shtetërore të Shërbimit Noterial Shqiptar, të quajtur Regjistri Noterial Shqiptar (RNSH).
Regjistri Noterial Shqiptar përmban të dhënat e akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat e testamenteve; të dhënat e dëshmive të trashëgimisë; dokumentet e skanuara të akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat për palët, individë dhe subjekte; informacione të tjera plotësuese për procese të punës së noterëve; të dhëna referencare për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera; të dhëna referencare për komunikimin ndërmjet noterëve, dhomave dhe aktorëve të tjerë; të dhënat e raporteve dhe statistika.
Sipas këtij vendimi përbërësit e arkitekturës softëare dhe hardëare të sistemit miratohen nga Autoriteti Rregullator Koordinues. Të dhënat që përmban sistemi ndahen në të dhëna parësore dhe të dhëna dytësore, ku të dhëna parësore konsiderohen të dhënat e mbledhura në kohë reale nga RNSH-ja dhe që kanë të bëjnë me, regjistrin e akteve dhe veprimeve noteriale; regjistrin e testamenteve; regjistrin e dëshmive të trashëgimisë; dokumentet e skanuara të akteve dhe veprimeve noteriale; të dhënat për palët, individë dhe subjekte; kërkesat dhe miratimin për modifikimin e akteve dhe veprimeve noteriale; kërkesat dhe miratimin për lëshimin e dëshmive të trashëgimisë.
Ndërsa të dhëna dytësore konsiderohen të dhënat që kanë të bëjnë me të dhëna referencare të Gjendjes Civile, si nr.personal, emri, mbiemri, atësia, vendlindja, datëlindja, gjinia, bashkia/komuna, adresa; të dhëna referencare të QKR-së, si përfaqësuesi, roli i përfaqësuesit, emri i subjektit, tipi i subjektit, NIPT-i, bashkia/komuna, adresa, shteti; të dhëna referencare për ndërveprimin dhe baza të dhënash të tjera.
Subjektet përgjegjëse të RNSH-së janë, institucioni administrues i sistemit dhe i bazave të të dhënave të tjera është Ministria e Drejtësisë; institucioni, palë e interesuar dhe përgjegjëse në proceset e noterisë, është Dhoma Kombëtare e Noterisë. Sipas vendimit dhënës të informacionit janë noterët; Ministria e Drejtësisë; palët, individë dhe subjekte (fizike dhe juridike).
Ndërsa subjekte të interesuara janë, Ministria e Financave; Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve; Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave; Policia e Shtetit, Prokuroria apo agjenci të tjera të hetimit; Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive; çdo subjekt tjetër i përcaktuar shprehimisht me vendim të Këshillit të Ministrave. Përsa i përket nivelit të aksesit në sistemin dhe bazën e të dhënave të RNSH-së, noterët kanë të drejtë leximi vetëm mbi të dhënat e tyre për regjistrat e akteve, veprimeve, testamenteve dhe të dëshmive të trashëgimisë si dhe të dhëna të tjera dytësore apo të dhëna referencare; Noterët kanë të drejtë leximi në regjistrat publikë, si në regjistrin e akteve të revokuara, regjistrin e dëshmive të trashëgimisë etj; kanë të drejtë leximi, shkrimi dhe modifikimi mbi të dhënat e të gjithë individëve dhe subjekteve; Noterët gjithashtu kanë drejtë shkrimi/modifikimi ose anulimi vetëm për aktet/veprimet që nuk janë arkivuar.
Ndërsa, Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi për raporte përmbledhëse të të gjithë noterëve; ka të drejtë leximi në listën e regjistrit të testamenteve dhe nuk ka të drejtë për të parë dokumentin dhe tekstin e testamentit. Dhoma shikon vetëm lëshimin ose jo të testamentit nga noteri për testamentshkruesin; Gjithashtu Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejtë leximi në regjistrin e dëshmive të trashëgimisë. Dhoma Kombëtare e Noterisë ka të drejta leximi edhe në të dhënat dytësore për komunikim ose miratim të kërkesave të noterëve në procese aprovuese të ndryshme. Ndërsa, Ministria e Drejtësisë ka të drejta të plota administrative mbi baza të dhënash të tjera dhe sistemin në rolet, administrator; raportues; auditues; zhvillues. Subjektet e tjera, mund të kenë akses në nivelin raportues apo statistikor, për të monitoruar apo raportuar mbi veprimet noteriale.
Ka filluar te vije era Shtet Europian!!!!!
per dijenine tuaj ka me shume se nje vit qe eshte krijuar dhe funksionin REGJISTRI NOTERIAL SHQIPTAR
FLM
NJE NOTERE
Ti Erjona a ke qene tek ndonje noter shqiptar ????
Qe ne daten 15 prill 2013 ka filluar funksionimi i sistemit RNSH… Inagurimin e tij e beri Kryeministri S.B.
Qellimi duket i mire, por me anen e ketij vendimi shkelen nje sere te drejtash te qytetareve, qe mbrohen si me anen e Kushtetutes ashtu dhe te ligjeve te veçanta siç jane ligji “Mbi noterine”, Kodi i Procedures Civile e Penale, ligji “Mbi mbrojtjen e te dhenave personale etj”. Keshtu ligji “Mbi Noterine” kufizon te drejten e prokurorise e te gjykates per t’u njohur me permbajtjen e akteve noteriale, me perjashtim te rasteve kur subjekt i ndjekjes penale eshte personi qe ka marre pjese ne kryerjen e veprimit ose vete noteri eshte person nen hetim (i pandehur). Veç ketij perjashtimi asnje organ tjeter nuk ka te drejte te njihet me permbajtjen e akteve noteriale e aq me teper me permbajtjen e testamenteve, qe me anen e ketij vendimi njehsohen me te gjitha aktet e tjera.Krijimi i institucionit te noterit ka qene nga institucionet e para te lira ne vendin tone mbas viteve ’90. Ai u krijua sipas frymes europiane, por qe gjate rruges e deri me sot ka pesuar ndryshime te rendesishme qe ne se vazhdojne keshtu do te çojne ne shkaterimin e tij. Per testamentin ligji urdheron qe te shenohet ne nje regjister te veçante qe quhet “regjister i akteve te vullnetit te fundit”. Kete regjister, ne kundershtim me ligjin e zhduk nje akt administrativ siç eshte ky vendim. Kjo nuk me duket as e drejte dhe as e ligjshme. Mendoj qe gazeta TEMA ose dhe te tjera per kete çeshtje mjaft te rendesishme per interesat e publikut e ndjenjat shume intime te njeriut qe pasqyrohen ne testamentet, ta trajtojne me kujdes e ne vijimesi kete çeshtje.
o njerez ky ka mbi nje vit qe eshte online, por si gjithmone qeveria e ka bere VKM pas nje viti.shkoni pyesni cdo noter
nderkohe cerrat e LSI nuk duan ta mirembajne me .