Këshilli i Ministrave vendos shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Skelë – Uji i Ftohtë, bashkia e Vlorës.
Sipas këtij vendimi, shpronësimi bëhet në favor të bashkisë së Vlorës. Ndërsa pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompensohen në vlerë të plotë, për pasuritë truall, me një vlerë të përgjithshme prej 125 402 689 (njëqind e njëzet e pesë milionë e katërqind e dy mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e nëntë) lekësh, për pasuritë ndërtesa, me vlerë të përgjithshme prej 99 832 942 (nëntëdhjetë e nëntë milionë e tetëqind e tridhjetë e dy mijë e nëntëqind e dyzet e dy) lekësh.
Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 225 235 631 (dyqind e njëzet e pesë milionë e dyqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një) lekësh, dhe shpenzimet procedurale, në vlerën 645 000 (gjashtëqind e dyzet e pesë mijë) lekë, do të përballohet nga “Fondi i Zhvillimit të Rajoneve”, planifikuar në buxhetin e vitit 2014, për Ministrinë e Transportit dhe Infrastrukturës.
Shpronësimi do të fillojë më 2.6.2014, ndërsa pronarët do të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë bashkisë së Vlorës.
Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës, do të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar nga bashkia e Vlorës dhe do të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara.
Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Vlorë, do të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit në hartën treguese të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara
Po pse qe nga Skela deri ne Uje te Ftohte, sikur nuk e kishim keshtu llafin per LungoMaren, o Edi. Me duket se e kishim qe nga Pylli i Sodes deri ne Uje te Ftohte, ose me sakte deri tek Vrymja, apo jo?
Te plazhi i vjeter ska pronar thjesht nja dy baraka prane portit dhe pjesa tjeter ska tapi te reres prandaj kompesohet vetem skela,ish rruga ura dhe gjithe krahu i postes se skeles.
pjesen nga pylli i sodes deri tek skela do ta paguaj banditi SHpetim GJika specia me e degjeneruar qe toka vlonjate ka nxjere.
ke te drejte, jam dakord…parate i ka qeni..
cfare domethenie ka vetem dhenia e vleres ne leke. Pse nuk thuhet sa m2 truall eshte dhe sa eshte kostoja mesatare per m2 qe te kuptojme nese po e paguajne truallin me vleren reale apo per dy lek.
Me duken para te hedhura dem, ne kete kohe, ku investim nuk do ndryshoje fatet e vlores. Edi duhet te zgjohet situata eshte e rende….. Nga Ana ekonomike, duhet investuar per bujqesine dhe blegtori… Ta bejme buken vete dhe Jo te terheqim turistet e huaj pabuksa qe vijne me 30 eur ne xhep…. Ata duan te ekplorojne, nje biznesmen qe do te pushoje me xhepa plot do kushte pse Jo edhe lux, fshat turistik….. Po humbim kohe kot, shqiptaret nuk kane me kohe te humbin… Berisha 2 duket si Rama I Rilindur, cfare deshperimi per ne….
Behet fjale per zgjerimin e rruges nga Skela deri ne uje te ftohte. Rruga do behet me dy korsi e ndare me dy kalime.Per kete gjithe objektet me leje do shpronesohen. Ndersa Lungo mare eshte projekt me vete qe fillon nga Soda deri te tuneli. Jane dy projekte te ndara ne funksion te njera tjetres dhe per te miren e te gjitheve,.
Vlera totale e shpronesimit : 225 235 631 leke te reja qe jane 1 milion 610 mije euro. Pra me 1 milion e 610 mije euro qeveria do te shpronesoje pronat ne vijen e pare te bregdetit nga Skela ne Ujin e Ftohte (nderkohe qe vetem per nje prone Strasburgu e ka denuar qeverine Shqiptare te paguaje 2 milion euro.)
Si mendoni ju qeveritare qe banoret qe e kane token 10 m me brenda marrin 500 euro/ m2 dhe neve we na e rrembeni na jepni 70 euro/ m2. Tamam bijte e Enver qenit