Posta shqiptare ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Postën turke.
Marrëveshja është nënshkruar nga drejtori i Pergjithshëm i postës shqiptare, Ardit Çela dhe homologu i tij turk, Osman Tural.
Ky memorandum bashkëpunimi konsiston në fusha të ndryshme thelbësore për dy administratat postare, si ajo e shërbimeve postare, shërbimeve financiare, shërbimet në fushën e IT-së, si dhe shërbimet në Marketing dhe Transport .
Ky Memorandum bashkëpunimi do të shërbejë për zhvillimin e një platforme bashkëpunimi për zgjerimin e shërbimeve EMS dhe rritjen e cilësisë së shërbimit dhe përmirësimin e standarteve të PostEurop-ës për arritjen e normave nga të dyja palët.
Gjithashtu ky bashkëpunim do të konsistojë dhe në lidhje me aplikimin e transfertave të parave online për transaksionet financiare, grumbullimin e faturave të të gjitha institucioneve nëpërmjet krijimit të një infrastrukture të grumbullimit dhe infrastruktures së çeqeve postare por dhe në ofrimin e pagesave on-line të bizneseve të ndryshme turke që operojnë në Shqipëri.
Një tjetër pikë e fortë e këtij memorandumi është dhe ndërveprimi në aplikimet e teknologjive moderne në automatizimin e shërbimeve postare dhe gjurmimin e objekteve postare si dhe implementimi i platformës së e-commerce me synimin që të zhvillohet një treg i brendshëm dhe ndërkombëtar e-commerce .
Marrëveshja u nënshkrua në simpoziumin e 7-të Postar Ndërkombëtar , në Mugla të Turqisë, me tematikë “E-Commerce dhe Sektori Postar: Pritshmëritë dypalëshe”, ky ishte i ftuar Çela .
Gjatë ditëve të këtij simpiozumi Çela pati diksutime me personalitet te larta të industrisë postare . Gjithashtu ai pati një takim tepër të rëndësishëm dhe me sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop-ës, Botond Zsebeby, i Çelën për një takim pune në seline e PostEurop-ës në Bruksel.
ja dhe nje lajm i mire por edhe me efekte anesore(terbon grekofilet e forumit)
Yxhym byrazere! Telekomi ishte i pari, sot posta, neser spitalet. Festojme 100 vjete pavaresi duke e futur prape bythen ne hyqmin e “vellezerve” osmane. Sic thoshte Noli i madh:
Se sulltanin prape e gjeti
Se qekur e humbi s’fjeti…
Nuk ka Evropa posta te tjera moderne per tu binjakzuar? Apo vetem Turqia pranon te binjakzohet me Albanistanasit. Yxhyyym perparim ?
Nje pulle e perbashket per te perkujtuar kryengritjen e 23 Majit 1914 !!!
Turkofagje të puth Osmanhesapi në faqe…!!
Po ty Mira te pelqen sultan osmani me tre gunga
Po per çmimet e sherbimit a folet?
Sa % perfitojne shqipetaret dhe sa turqit?
Po a e din ti more drejtor i LSI-se se shqipetaret me shume importojne se exportojne???? Pra?
Me shume marrin sesa dergojne me poste?
E kam fjalen per pakot qe vijne me poste dhe qe derguesi ( shqipetar patjeter) paguan taksa edhe ne Turqi edhe ketu kur ta presesh ti…..
Kete na thoni!
Pse nuk i ben keto marveshje me Posten Italiane, Greke dhe Gjermane??? Aty ku ka me shume shqipetare dhe qe me te vertete ju duhen keto sherbime.
Boll i rate qylit!
Ky eshte nje lajm i mire per Turqit shqipfoles!
pune korrakesh,varu kkkkkkkkkkkkk…………
ARDIT TURAL dhe OSMAN CELA una facia una rraza………….
o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!!!
ngelem duke bere pazare me turqit, po pse ore, mbaruan postat italiane, gjermane, etj etj, qe jane shume here me te zhvilluara. nuk e kuptoj kete dashuri sadomaze ndaj ish-pushtuesit. ne vend qe te shkojme drejt perendimit, po shkojme drejt lindjes. gjyllyrdym hesapi..!!!