Ndërtuesit deklarojnë se objektet e ngritura nga kompani serioze janë të sigurta ndaj tërmeteve. Çdo objekt para se të ndërtohet ka marrë leje gjeologjike si dhe ka bërë studimin sizmik në tokën ku është ndërtuar. Drejtuesit e Shoqatës së Ndërtuesve, Masim Muçi dhe Avenir Kika garantojnë qytetarët se banesat e tyre kanë garanci ndaj lëkundjeve sizmike.
“Në qoftë se apartamentet janë ndërtuar nga firma serioze, siguria është e plotë sepse ndërtimi i apartamenti, marrja e një leje ndërtimi vetëm anën artistike ka artitekturë. Të gjithë të tjera janë shkenca ekzakte, janë llogaritje të cilat garantojnë 100% për zona të caktuara sipas shkallës sizmike që ato kanë. para se të marrin leje për ndërtim i kanë kaluar të gjitha këto faza dhe mbi bazën e tyre të dhënave sizmike dhe gjeologjike kanë bërë një projekt që i përshtatet këtyre të dhënave”, tha Avenir Kika i ftuar në emisionin PORTOFOL.
“Shteti duhet të jetë i organizuar, të marrë masa dhe të kontrollojë çdo objekt në aspektin e rrezikshmërisë. Firmat serioze kanë investuar në të gjitha drejtimet sepse investojnë edhe në emrin e tyre dhe në ndërtim”, tha Maksim Muçi, Drejtor Ekzekutiv i Shoqatës së Ndërtuesve.
Të pyetur pse nuk ulin cmimet për të shitur banesat e mbetura stok, ata pranuan se cmimet janë të larta, por ulja e tyre kërkon një politikë të studiuar shtetërore, kërkon plane rregulluese dhe rishikim të legjislacionit për ndërtimin.
“Çmimet kanë qënë të larta në krahasim me rrogat që marrin shqiptarët. Nuk është bërë ndonjëherë politikë e mirëfilltë për të ulur koston e investimit në ndërtim. Jemi për uljen e çmimit, pasi ulja e çmimit na intereson ne firmave të ndërtimit. Baza për uljen e çmimit janë planet rregulluese, investimet shtetërore, të cilat lidhen me planet rregulluese për të bërë infrastrukturën, tatimet. Për shembull ne paguajmë tatim fitim për pjesën që merr pronari i truallit. Kjo është pa sens”, tha Maksim Muçi.
Ndërtuesit albanezë më të mirët në Europë, ndërtuesit albanezë më të zgjuarit në Europë, ndërtuesit albanezë shesin godinat më të sigurta në Europë.
Të na rrojnë sa pallatet e tyre ndërtuesit albanezë!
E bukur kjo ndarje ne firma serioze dhe jo. I bie qe shteti nuk ka patur rol fare ne kontrollin e studimit para se te jape leje? Pra ngelet te jete vetem pune marketingu, perndryshe te gjithe ne meshire te fatit? Hajde llogjike biznesmenesh shqiptare hajde. O para me ngrensh mu..in, bere zengjin harbutin. Duke e ditur se si merret leja e ndertimit, thjesht duke paguar, duke ditur korrupsionin ne lejen e shfrytezimit dhe tani edhe me legalizimet pak ngelet per te pare nje dite te bukur Tiranen te rrafshuar. Jam kurioz te mesoj ndonje projekt shesh ndertimi qe eshte kthyer mbrapsht per mangesi te studimit gjeologjik apo sizmik. Dhe tani keta superhajdute, bashkepunetore ne riciklimin e parave te pista, kerkojne nga shteti te bleje apartamentet qe u kane ngelur stok. Jo me cmimin e kostos jo, me fitimin e munguar. Prisni ca sa te pasurohen edhe keta rilindasit se ishin 8 vjet ne opozite, te vjedhin ca leke edhe keta se do i shisni. Por jo nga Fresku apo ne Yzberisht, aty vetem fshatare nga Jugu do vijne. Malokeria = qeneria nuk blejne, ata rrembejne se e kane per gjynaf. Po si nuk del akoma njeri ketu t’i marre peng keta hajdute. Vrasin veten shqiptaret nga uria dhe nuk ikin te marrin peng keta qelbesira, kaq popull skllav jemi. Shikon femijen duke vdekur nga uria dhe nuk iken njeri ta terheqe zvarre injorantin qe ka vene kollare. Shqiperi e dhjere
Se mos bie ndonje termet 6.5 ballesh o zoti perfaqesuesi ndertuesve,dhe do shohesh pastaj se sa pallate do kesh te rrafshuara,,po mbase nuk ndodhe gje se gjithmone populli e ha.
E kur e thote shoqata e ndertuesve mund tashme te flejme te qet. Albanistani njihet per cilesine edhe garancine e saj. Kush kuptoj, kuptoj hajde tunk!
i kane mbetur hyrjet pa shitur avenir kikes ngaqe eshte shume serioz sic duket…mos u ngopshin
Ore mire thone keta, po une nuk e ve doren ne zjarr per kete. Pastaj keta jane ne konflikt interesi kur dalin te na mbushin mendjen per pallatet, sepse keta duan te shesin ato qe kane ngele stoqe. Eshte llogjike qe te mburrin mallin e tyre.
Ky deklarim me ngjan me deklaraten e SRB per fajdet. Pas ketij deklarimi u be katraura????
Te dy personat qe kane folur, nuk e njohin fenomenin, por po bejne reklame per shitur apartamentet stok.
Kush ndertues i pergjigjet ketyre pyetjeve.
Sa hekur eshte futur ne ndertim ne kohen e pas “Cernobilit”???
Po sikur te bier nje termet si ai i vitit 1979??? TUNG….
keta edhe Zoti i ka denuar…………..
http://www.newsit.gr/default.php?pname=Article&art_id=291562&catid=3
Pse kur fillojne e bejne pazaret me poseduesin e truallit qe ne shumicen e rasteve jane shtepi ose grup shtepish private,e arrijne akordin me ta ndertuesi thua do ndalet e nuk do ndertoje nqs vendi konkret eshte me rrezikshmeri te larte sizmike?!? Keshtu as JAPONEZET nuk shprehen o shoqata e mashtruesve te ndertimit,do zoti e nuk kemi rrisk ndonje lekundje te forte,e pastaj te shohim ku do perfundojme!
Keta tipa te garantojne se jane te korruptuar por nuk mund te garantojne per cilesine e punes se tyre.Deri tani kemi pare qe kane arritur te behen ndertuesa edhe derra, qen e mace.
Posi! Pallate te ndertuara sipas oreksit,ngjitur me njeri-tjetrin 10-12 kate,me shkalle te ngushta si tynele qe ALLAHU na ruajte, se nuk zbret dot,se bllokohesh brenda.
Na i keni shitur ato apartamente,me cmime si ju ka dashur qejfi juve,e kemi blere vdekjen me euro.
Mos e dhente ZOTI,nje termet 9 balle,si ne Indonezi se jemi te mare fund.Rrenqethem e tera kur shoh betonin qe po na ze rymen,imagjinoni katastrofen.
LEDI,allahu nuk po e qeth shume tju shpetoi nga termetet,por sqaro se cte ka zene betoni f.rymen apo v.rymen………..hahahahaha
Si te pyesesh furxhiun si eshte buka……
The me e bukra ketu del si LAJM….fjalet e ndertuesit ne thonjza, si citime te se vertetes.
cilat jane karakteristikat e nje ndertimi, ne nje vend sismik si Shqiperia ?! Deri ne sa balle perballojne ndertimet e ketij zoterise? Ca shkalle perdor ai :magnitude richter apo apo intensitet mercalli ?
Mbi cilin kat, ne nje vend sizmik si Shqiperia, fillon makuteria kriminale ? E di zoteria qe nje ndertese antisizmike duhet te perballoj: ndrydhje, perkulje, vibracione, carje dhe gerryerje ?!
Nje termet ne Shqiperi do ish apokalips, dhe termeti nuk i njeh legalizimet, as hipotekat…
plotëshisht i një mëndje me këto thënje!!
një pyetje kisha për Masim Muçi dhe Avenir Kika!
cilat janë këto firma serioze??
pastaj kollaj për të tjerat!!