INSTAT publikon të dhënat mbi numrin e popullsisë

24 Maj 2014, 18:08Ekonomia TEMA

INSTAT publikon të dhënat mbi numrin e popullisë në Shqipëri. Pas përfundimit të konferencës dy ditore mbi “Analizat e të dhënave të Censusit 2011 dhe përdorimi i tyre”, INSTAT publikoi të dhënat mbi numrin e popullisë bazuar në 2 analizat e kësaj konference, atë mbi Migracionin  dhe Projeksionet e Popullsisë 2011-2031.

Në bazë të analizave , rezulton se “popullsia e Shqipërisë, në 1 Janar 2014 është 2.895.947, nga të cilat 1.435.984 femra dhe 1.459.963meshkuj. Bazuar në përllogaritjet e bëra, sipas metodologjisë për vlerësimin e popullisë çdo vit, INSTAT ka publikuar në websitin e tij, shifrat e plota të popullsisë për vitet 2001-2014”.

Në 1 Tetor 2011, INSTAT kreu Censusin e Popullsi së dhe Banesave, ku popullsia banuese rezultoi 2.800.138 banorë. Ky rezultat shfaqi një diferencë me atë çfarë ishte projektuar për vitin 2011 nga Projeksionet e Popullsisë bazuar në Censusin e vitit 2001.

Për herë të parë INSTAT, ndërmori Anketën e Pas Census (APC) ku objektivi kryesor i saj ishte kontrolli i mbulimit të Censusit. Rezultatet e kësaj ankete treguan se Censusi i Popullsisë dhe Banesave 2011, kishte një nën-mbulim prej 3%. Rezultatet e APC mund të përdoren gjithashtu në vlerësimin e popullsisë për vitet pasardhëse si dhe për rivlerësimin e numrit të popullsisë gjatë periudhës midis dy censuseve.

Nisur nga kjo, INSTAT dhe ekspertët e Asistencës Teknike të BE-së vlerësuan numrin e popullsisë në 1 Janar, duke marrë parasysh numrin e popullsisë banuese nga Censusi 2011, numrin e refuzimeve dhe rezultatet e APC,  e cila në 1 Janar 2012 rezultoi 2.902.190 banorë.

10 komente në “INSTAT publikon të dhënat mbi numrin e popullsisë”

  1. goli says:

    po te shikoni o njerez INSTAT ka ndryshuar shume ne kete kohe !! sepse me para ajo mesa di un as nuk paraqiste gje pa lejen e saliut !! sot ky institucion eshte tamam i pa varur

  2. kiara says:

    duhej te vite nje drejtor i ri qe te tregote keto shifra !! bravo kushdo qe eshte ne krye te INSTAT !! sepse un jetoj cdo dit dua te lexoj dhe te informohen per shqiperine !!

    1. maksi says:

      un tashi po e mare vesh cben ky instat :P!!! me para as sja kisha idene se me ca u merte !!! edhe pastaj thojn qe edi rama spo ben pune ! ja nje nga punet e bukra qe eshte nej drejtor i pavarur dhe po jep lajme

  3. Kendveshtrim tjeter says:

    Ndjeste paste,i ndjeri Poni,2.800.138 nxorri numrin e votuesve ne Shqiperi !
    Ishalla s’ja kerkojne inventarin ne boten tjeter,

  4. Deda says:

    Ne fund te 2020 ne shqiperi do te mbeten vetem 1 000 000 pleq.

    1. :)))) says:

      E ke gabim…ne 2020 do vijne emigrante nga afrika dhe azia(arabe, indiane e kineze.)

  5. dyrrahy says:

    2.800 milion? interesant,ne 85 ishim tremilion sot 2.800? Ore agjenta te nyt dhe te poshter,sa do te mundoheni te pakesoni shipetaret,ne me teper do shtohemi,fajin e ka populli qe ju mban me buk.

  6. Agushi says:

    Keto jane te dhena te INSTAT-it te Sales.

  7. GREQOFAGOSI says:

    As tre milon njerez dhe nuk vendoset dot drejtesia dhe ligji ,mendo se cfare race jemi, te paafte per tu zhvilluar si shoqeri normale si politikisht ashtu dhe ekonomikisht, nuk e di si mund te quhet dhe te mbahet ne kembe kjo lloj bashkesie qeniesh??

  8. Xhema nga Tirana says:

    Për mendimin tim, censusi i 2011 nuk duhet të merret për bazë të dhënash dhe studimesh për arsye sepse është kryer pa përgjegjësi dhe pa kontroll. A mund të quhet census normal kur në shtëpi të vijnë dy të rinj (një djalë dhe një vajzë) dhe të pyesin ndërkohë që; përgjigjet i shkruajnë me një LAPS PLUMBI (që mund ti fshijë me gomë dhe t’i rishkruajë si t’ua dojë qejfi) dhe as ti japin që t’i shohësh dhe as të nënshkruash për deklaratën e të dhënave familjare që të pyetën.
    Një punë e papërgjegjëshme nga organizatorët e atij censusi; me kosto të paguar nga ne taksapaguesit. Të paktën kur të trokisnin në derë (këta të censusit) të ishin me dokumentat e çertifikatave familjare të familjes përkatëse (për të bërë krahasimin e deklarimeve me dokumentat e gjëndjes civile).
    Përfundimisht mendoj që: çdo e dhënë që nxjerr dhe do të nxjerrë Instat-i nga ai census nuk mund të jetë i vërtetë por … ,siç duket, i interesokërka edhe drejtuesve të qeverisë së sotme !!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje