BB: E rëndësishme zgjidhja e çështjes së CEZ dhe reforma e pensioneve

26 Maj 2014, 12:51Ekonomia TEMA

Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Tahseen Sayed, u shpreh se duhen reforma në sektorin energjetik dhe të pensioneve, ndërsa nënvizoi si të rëndësishme zgjidhjen e çështjes së CEZ.

Aktualisht po vijojnë diskutimet midis shtetit dhe CEZ dhe presim që të gjendet një konsensus” tha Tahseen Sayed sot paradite, teksa po prezantohet raporti ekonomik për Evropën juglindore, raporton Ora News.

Gjathashtu, në fjalën e saj shefja e zyrës së BB, Tahseen Sayed, është shprehur se ka pritshmëri se rritja ekonomike e Shqipërisë do të jetë pozitive.

Sayed tha po ashtu, se “ekonomia shqiptare ka nevojë për korrigjime fiskale dhe ka probleme strukturore”.

Gjatë prezantimit ka folur edhe ekonomistja e Bankës Botërore për Shqipërinë, Hilda Shijaku e cila është shprehur se rritja e ngadaltë ekonomike ka ndikuar në rënien e punësimit gjatë vitit 2013.

Gjatë viti 2013 rritja ekonomike ka qenë pozitive por e ngadaltë. Ka pasur edhe goditje të cilat kanë ndikuar në rënien e punësimit. Rreziqet janë të larta, por mbetet kyç shpejtësia e zbatimit të reformave. Përmirësimi i likujditeteve për biznesin pritet të ndikojë pozitivisht në rritjen ekonomike”, u shpreh Hilda Shijaku.

2 komente në “BB: E rëndësishme zgjidhja e çështjes së CEZ dhe reforma e pensioneve”

  1. Pleyades says:

    Deri sa shqiptaret pranojne nje pakistaneze t’i keshilloje apo t’i urdheroj nje pakistaneze me referenca harvardiste vetem sepse familja e saj eshte sherbetore e perandorise, logjike qe keto gjera nuk i bejne pershtypje injorances shqiptare.

  2. Gezimi says:

    Qeveria shqiptare nuk duhet te kete kujdes vetem nga dy problemet e mesiperme, por mendoj dhe te mosdhenia e licensave, dhe aq me keq, heqja dhe dhenia e licensave per lejet minerare kompanive te huaja, pasi ka shume mundesi qe ata ta hedhin ne gjyq qeverine, dhe atehere gjoba qe mund te paguaje shteti ne se ata fitojne gjyqe, eshte shume me i madh se ajo e CEZ. Ka shume vjet qe ky problem eshte i pranishem (si rezultat i korrupsionit te llahtarshem te personave te ndryshem neper Ministri). Mendoj qe drejtesia duhet te filloje e te zhbiroje tere kete problematike, sa nuk eshte shume vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje