Huamarrja informale/ Buxhuku: Shkak mungesa e kredidhënies nga bankat, rrezik serioz për ekonominë

25 Maj 2014, 11:50Ekonomia TEMA

Konfindustria shpreh shqetësimin në lidhje me shtimin e huamarrjes informale nga bizneset, ndërsa si shkak vlerësohet politika shtrënguese kredidhënëse në vazhdimesi e bankave të nivelit te dyte ne vend.

“Shqipëria rradhitet ndër vendet me normat më të larta të interesave të kredive dhe kushtet më të ashpra të kreditimit në rajonin e Europës Juglindore pa permendur vendet e BE.  Industria dhe prodhimi në përgjithësi janë pjesa më e prekur e ekonomisë kombëtare nga politikat shtrënguese të kreditimit nga sistemi bankar. Tregues i drejtpërdrejtë i gjendjes së mësipërme është ritmi i shtimit të kreditimit të ekonomisë, që për 3 mujorin e parë të vitit 2014 është në pikën e tij më të ulët historike edhe kundrejt vitit të vështirë 2013 si dhe importet në vazhdimësi të ulëta për makineri dhe pajisje”, theksoi Administratori i Përgjithshëm i Konfindustria Gjergj Buxhuku.

Sipas tij, pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të mësipërme të kreditimit nga sistemi bankar shqiptar është ulja e fuqisë konkuruese të prodhimeve dhe shërbimeve shqiptare krahasimisht atyre të huaja.

“Në kushtet e paaftësisë së sistemit bankar shqiptar për të siguruar kreditim të sektorit privat në kushte konkuruese me vendet e tjera bizneset janë të detyruara t’i drejtohen gjithnjë e më shumë tregut informal për të siguruar likuiditetin e domosdoshëm për vazhdimin e punës. Konfindustria, duke vlerësuar zgjerimin e dukurisë së huamarrjes informale nga bizneset dhe qytetarët si rrezik serioz për ekonominë kombetare, i kërkon Qeverisë shqiptare të ndërhyjë në një kohë sa më të shpejtë për marrjen e masave të nevojshme për të luftuar dukurinë e oligopolit në tregun bankar dhe financiar të vendit si shkaku kryesor i gjendjes së pakënaqshme”, tha Buxhuku.

 

8 komente në “Huamarrja informale/ Buxhuku: Shkak mungesa e kredidhënies nga bankat, rrezik serioz për ekonominë”

  1. KULUFI says:

    Gjergji!

    Nuk ka pa aftesi te sistemit bankar per kredidhenie.
    Per te bere kritikun,eshte kollaj. Thjesht,te thuash qe bankat nuk japin kredi,te duket sikur ke thene shume.

    Pa dashur te beje teori. Shko dhe merre persiper ne keto momente te drejtosh nje banke,dhe shiko problematiken reale.
    Po ta mbajti bytha,jep kredi. E sigurte qe duke filluar nga kesti i pare nuk ka per te shlyer. Pas kesaj,dil neper seminare dhe thuaj qe bankat jane te pa afta per te dhene kredi.

  2. Toni says:

    More injorant, bankat nuk kane deshtuar por duhet te jene shume te kujdesshme se qe ta dish ti, banka nuk prodhoje para por depozitat e popullit I japin kredi prandaj duhet te kene pergjegjshmeri maksimale, e ke harruar 97 me duket. Norma me te larta se ne Europe? por jane kostot e fondeve te larta o injorant, apo depozitat ti marrin me 5% e kredine ta japin me 4%? Kush I le keta injorante te dalin e te dizinfirmojne…

  3. Argita_B says:

    Kur konfindustria drejtohet nga nje njeri kaq medioker si ky, si mund te pretendoosh qe dikush te te besoje per te dhene para borxh (e thene ndryshe me kredi)!
    Aktualisht kredite e keqija jane ne nivelin 22-24% ne sistemin bankar ne Shqiperi. E thene ndryshe nje ne kater kredimares paraqet riskt te larte per te mos kshlryer me borxhin.
    Nese ku penxhivilli Buxhuku do te kishte nje kompani ku 24 % te klientave nuk i paguajne prodhimet e tij a do te kishte mbijetuar valle!!
    Ne nje vend ku me teper se 35% e ekonomise eshte informale, eshte mese llogjike qe bankat bejne kujdes se kujt i japin kredi.

  4. Arben says:

    BUXHUKU MBRON INTERESAT E BANDES SE TRITOLIT TE SHYTEVE, POR PROBLEMI QENDRON DERI NE NJE FARE MASE.

    FENOMEN I JASHTELIGJSHEM DHE I DENUESHEM SI PER ATE QE JEP DHE PER ATE QE MERR
    PERVEC KESAJ KA LIMITE MAKSIMALE PER % E INTERESIT TE PERCAKTUARA QYSH PAS KRIZES SE 1929
    KONTRATAT LIDHEN NE CDO ZYRE NOTERIE SI PA GJE TE KEQE FARE
    NJE NGA FORMAT E PASTRIMIT TE PARAVE TE PISTA
    KUR DO ZGJOHEMI NGA GJUMI
    APO MOS VALLE EDHE VDEKJA DO TE NA GJEJE NE GJUME
    FULLAN BYTHA DHE POLITIKANET MAFIOZER NUK DUHET TUA BEJNA BANKAVE RRUGEN “ASFALT”
    ATO KANE DHENE KREDI PA KRITERE DHE SIC KANE PERGJEGJESINE E TYRE PER KRIZEN ASHTU DUHET TE MBAJNE EDHE PESHEN E TYRE TE “BARRES”

  5. henri says:

    Une di se boto financjare mesoi shume nga kriza ekonomike qe filloi ne vitin 2007. Atje u pa se bankat per te rritur sa me shume fitimet e tyre kishin equitet ( Eigenkapital ne gjermanisht), pra kapital baze te bankes, te mjaftueshem per te vene ne treg kur hyne ne veshtiresi. Per te perballuar kete problem ne vitin 2010 u botuan rregullat e reja per bankat nderkombetare, rregulla te cilat do te hynin ne fuqi ne 1 janar 2014 ( Ne Gjermani qysh ne vitin 2013 ).Keto rregulla te reja moren emrin Bazel III. Sipas tyre bankat duhet te rregullojne bilancet e tyre dhe te rrisin deri ne 15% te portofolit te tyre equitetin e tyre. Problem i dyte jane Kredite e keqia sepse shpesh bisnesi merr kredi dhe nuk paguan kestet ne kohe, duke vene keshtu ne veshtiresi te madhe bankat.
    Pra problemet :
    1.- Rritja e kapitalit baze ( equity ) deri ne 15% sipas Bazel III.
    2.- Kredite e semura
    jo vetem bankat e shkalles se dyte ne Shqiperi por edhe bankat private ne Itali, France, Spanje, Portugali, Greqi, Qipro etj kane po te njejtata Probleme si bankat shqiptare te shkalles se dyte. Edhe ne keto vende ekonomia reale ka Probleme te medha per marrje kredie dhe ne se merr merr kredi me interesa shume te larta.

    Per sa i perket vendeve te mesiperme europjane behet nje loje e felliqur ne kuptimin qe :
    – Banka qendrore europjane ju ka dhene bankave qendrore te Italise, Frances, Spanjes, Portugalise, Qipros etj. kredira ne vlere mbi dy mije miljard Euro me interes prej vetem 1%. Vetem Italia ka marre mbi 600miljard Euro kredi me vetem 1 %.
    – Keto banka ne vend qe keto leke ti investojen duke i dhene kredi industrise reale ato kreditojne qeverite e tyre perkatese duke blere bono thesari me interesa deri maksimum 5%. Ne kete menyre shteti perfiton se merr kredi te lira dhe bankat fitojne sepse Kredite qe moren me 1% i shesin per 5% dhe rreziku esthe Zero sepse ata blelne bono thesar nga shteti, teorikisht shteti nuk falimenton.

    Pra, sipas meje keto jane shkaqet qe edhe ne Shqiperi bankat kane shtrenguar kredine. Pastaj bankat nuk jane institucjon bamiresie ose Jesus Krishti, qellimi i tyre kryesor, dhe me te drejte eshte fitimi.
    Ne loje eshte Dora e fshehte e tregut e Smithit.
    Pra ne kete rast, fashizmi i bardhe = industria financjare, ashtu si edhe ne vendet e europes edhe ne Shqiperi ben punen e vet.
    E bukura eshte se ketu ne Zvicer, ku norma baze e i nteresit eshte Zero, ne se do te marresh nje kredi per shtepi e merr ate vetem me 0,75 %.Per disa punime ne shtepi, une dhe gruaja ime morrem kredi prej 12o mije franka me vetem 0,75%, kuptohet duke perdorur shtepine qe kemi aktualisht si kolateral.
    Per keto pune duhen tru dhe Institute studimi dhe jo gomere si puna e Sales.

  6. henri says:

    Me falni se duhet te bej keto sqarime :
    M.q.s bankat duhet te risin kapitalin e tyre baze deri ne 15% kjo do te thote se ato duhet te zvogelojne sasine e kapitlit qe japin per kredi dhe pra te rrisin edhe normat e interesit per kredite qe do te japin.
    Ketu ne zvicer ne se merr kredi per shtepi dhe per siguri per banken perdor shtepine qe ke, atehere edhe normat e interesit jane me te ulta se sa per kredi te llojeve te tjera.

  7. miro says:

    Hoi, bist du Ekonom ?
    LG von Zürich

  8. P says:

    Nje pyetje per gazeten.
    Perse sa here qe flisni per ekonomine, vendosni foto me euro?
    Me duket se shqiperia ka si monedhe lekun.Apo jo?
    Apo eshte vetem tendenza e theksuar shqiptare e majmunllikut,
    dhe e aparences me çdo kusht per tu treguar ate qe s’jeni.
    Me respekt te perulur mbetem ne pritje te nje pergjigje mundesisht te sinqerte.
    Une ju njoh,e per pasoje nuk ka nevoje te shtireni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje