Peleshi në Kuvajt/ Synohet tërheqja e investimeve në Shqipëri

26 Maj 2014, 16:54Ekonomia TEMA

Tërheqja e investimeve kuvajtiane në Shqipëri, ishte në qendër të takimit që zv.Kryeministri Niko Peleshi zhvilloi me Kryeministrin e Shtetit të Kuvajtit, Lartësinë e Tij, Sheikun Jaber Al Mubarak Al Hamad Al Sabah. Në takim u diskutua mbi rrugët e forcimit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe ndërtimin e një bashkëpunimi sa më konstruktiv, në investimet publike në infrastrukturë, arsim e shëndetësi, por edhe tek mundësitë e investimeve kuvajtiane në fushat prioritare si turizmi dhe energjia

Peleshi shprehu mirënjohjen e palës shqiptare për investimet e Fondit Kuvajtian për Zhvillim e veçanërisht për donacionet personale të Emirit të Kuvajtit në ndihmë të banorëve të Gërdecit, por edhe për ndërtimin e Sheshit Skënderbej.

Ai e njohu Kryeministrin e Kuvajtit me reformat dhe masat e marra nga qeveria për përmirësimin e klimës së biznesit dhe kthimin e Shqipërisë në një vend tërheqës për investimet e huaja. Deri tani Shqipëria nuk ka qenë e suksesshme në prezantimin e potencialeve të saj për investim nëpërmjet projekteve konkrete e të mirëstudiuara, u shpreh Peleshi, por me qeverinë e re vendi është më i përgatitur për thithjen e investimeve të huaja. Prandaj kjo vizitë, ku do të prezantohen edhe një sërë projektesh konkrete, ka ndër të tjera si qëllim edhe promovimin e Shqipërisë dhe ftesën për investitorët kuvajtianë për të ardhur në Shqipëri.

Gjatë takimit u diskutua edhe për finalizimin e një sërë projekt-marrëveshjesh mes dy vendeve, ku mund të përmendet marrëveshja për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike dhe ato të shërbimit, marrëveshja për bashkëpunim në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, memorandumi i mirëkuptimit në shëndetësi, marrëveshja për transportin detar, për bujqësinë por edhe Programi Kulturor 2014 – 2016. Kryeministri kuvajtian shprehu gatishmërinë e palës kuvajtiane për t’i finalizuar dhe nënshkruar ato sa më shpejt.

Në ditët në vijim Zëvendëskryeministri Niko Peleshi do të zhvillojë një sërë takimesh me ministra, autoritetet e Fondit Kuvajtian për Zhvillim si dhe me investitorë, sipërmarrës dhe Dhomën e Tregtisë gjatë të cilave do të diskutohet për projekte konkrete investimi.

Vizita e Zëvendëskryeministrit i paraprin vizitës së Kryetarit të Kuvendit  Ilir Meta, që do të zhvillohet në muajin qershor dhe vizitës zyrtare të Kryeministrit Edi Rama që do të zhvillohet në vjeshtë dhe që do të shënojë finalizimin e projekt marrëveshjeve mes dy vendeve.

4 komente në “Peleshi në Kuvajt/ Synohet tërheqja e investimeve në Shqipëri”

  1. zambi says:

    Kur shkonin zyrtaret e pd per vizita te tilla nuk late gje pa i share.
    Tani po beni te njejten gjera

  2. flamur says:

    Mbetet duke shetitur sa andej ketej me paret tona. Rregulloni shtetin ligjor ketu e coni token te i zoti se nuk te vjen njeri ketu per te investuar. Vetem mashtrusa e mafioza italiane po ju vijne per te pastruar parate.

  3. Gezimi says:

    Vetem kthimi i prones te i zoti nepermjet dhenies se dokumentit ligjor, eshte njekohesisht zgjidhja me e mire per terheqjen e investitoreve potenciale. Merreni seriozisht kete problem, pasi kapadainjte e komunave i kane ngaterruar shume keto probleme. Ata jane treguar delenxhinj (jane pothuajse te gjithe te tille), hetojini dhe do shihni se c’kane bere. Pastaj keni kohe dhe mundesi te kontaktoni me kompani, te cilat do kene predispozicionin per te investuar. Rruge tjeter nuk ka!

  4. turkofagos says:

    zikeeeeeeeeeeeee arabi ..paske para eeeee.

    kohe te keqia per “nikot”

    se mos ja bejne dhe keta arabet ketij nikos si bejrelet e Libohoves argateve te tyre”vorioepirote” .. nese nuk ke para -ktheje B….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje