Gazsjellësi TAP/ Albpetrol prenoton sasinë e gazit natyror që i duhet Shqipërisë

29 Maj 2014, 12:00Ekonomia TEMA

Nën drejtimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, në ambientet e ministrisë u zhvillua takimi i radhës i Komisionit Ndërinstitucional për bashkërendimin e punës në zbatimin e projektit të gazsjellësit TransAdriatik Pipeline (TAP).

Axhenda e takimit kishte të bënte me diskutimin mbi progresin e arritur dhe hapat që duhen ndërmarrë në drejtim të çështjeve të tilla si prenotimi i kapaciteteve të gazit natyror nga projekti TAP (booking capacities); krahasimi i HGA Greke me atë shqiptare; autorizimi i ndihmës shtetërore; krijimi i një komisioni për menaxhimin e çështjes së blerjes/marrjes me qira të tokës ku do të kalojë projekti TAP dhe hartimi i dy marrëveshjeve në zbatim të Benchmark Agreement.

Konkretisht Albpetrol ka aplikuar për të rezervuar një sasi prej 1.2 bcm/vit (miliard metër kub) gaz natyror, duke pasur parasysh se kërkesa e Shqipërisë për furnizim me gaz natyror nga viti 2020 (lidhja me rrjetin rajonal të gazit), do të jetë rreth 1.2 bcm në vit.

Aplikimi i Albpetrol Sh.a për rezervimin e kapaciteteve në gazsjellësin TAP, do të shqyrtohet nga kompania TAP AG në përputhje me metodologjinë dhe procedurat që përcaktohen në procesin e vlerësimit të aplikimeve.

Komisioni diskutoi edhe për punën e bërë në drejtim të hartimit të dy marrëveshjeve në zbatim të marrëveshjes mbështetëse mes Këshillit të Ministrave dhe kompanisë TAP AG. Marrëveshjet kanë të bëjnë me angazhimin për zhvillimin e tregjeve të gazit dhe marrëveshja për përfitimet vendase. Nga ana e MEI është kërkuar dhe po punohet me shumë impenjim lidhur me përgatitjen, negocimin dhe nënshkrimin e këtyre dy marrëveshjeve.

Një tjetër pikë e diskutuar kishte të bënte me krijimin e një komisioni për menaxhimin e çështjes se blerjes/marrjes me qera të tokës ku do te kalojnë rrugët hyrëse të projektit TAP.

5 komente në “Gazsjellësi TAP/ Albpetrol prenoton sasinë e gazit natyror që i duhet Shqipërisë”

  1. kuq e zi says:

    jemi te sigurte qe jane 1.2 miliarde meter kub ne vit ????
    kur dime qe maksimumi i prurjes eshte 20 miliard ne mos gaboj dhe ket gaz e pret e gjithe europa jugore

    1. kola says:

      Kjo duhet te menaxhohet me kujdes e jo te behet si ne kohen e sales qe su merrte vesh i pari me te fundit, duhet trajtuar ndryshe kjo teme.

      1. Mira says:

        E prenotuat si Taçi dhe ju të Albpetrolit, pika që nuk ju bie o katundarë injorantë, po kush gënjehet nga këto broçkulla….!?

  2. debili i Temës says:

    Akoma gazsjellësi TAP, nuk është bërë as “në letra”, ne “e morëm” gazin tonë dhe filluam “të gatuajmë” me të…(???!!!)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje