Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto deklaroi në një seminar për sigurinë rrugore se shumë shpejt do ketë një Qendër Kombëtare për Monitorimin e Trafikut.
“Projekti Sensor përbën një instrument shumë të vlefshëm si në duart e politikëbërësve ashtu dhe të atyre që merren me zbatimin e ligjit në rrugët tona, por më shumë se të gjithë besoj se përfitojnë përdoruesit e rrugës, ata që përdorin shërbimet që ofron rruga.
Çështja e sigurisë në rrugë tashmë është bërë e ditur, është një nga prioritet kryesore të kësaj qeverie dhe tashmë kemi miratuar një plan masash me rreth 60 ndërhyrje të ndryshme: ndërhyrje ligjore e organizative, investime me qëllim që të arrijmë një objektiv që ka të bëjë me uljen brenda vitit të parë të qeverisjes me 20% të numrit të aksidenteve rrugore. Ky plan masash parashikon para së gjithash përmirësime ligjore për sa i takon rregullimit të sjelljes në rrugë, parashikon vendosjen e disa standarteve në rrugë por gjithashtu parashikon edhe rregullime të tjera për sa i takon cilësisë së automjeteve, cilësisë së përgatitjes së drejtuesve të automjeteve si dhe angazhimin përveç Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës dhe Policisë së Shtetit, edhe të institucioneve të tjera që kontribuojnë për sigurinë rrugore.
Angazhimi në realizimin e këtij plani është shumë i rëndësishëm edhe në aspektin e investimeve direkte në rrugët e Shqipërisë. Qëllimi është pra që të kemi rrugë cilësore dhe rrugë që ofrojnë shërbime cilësore. Arritja e këtij qëllimi përfshin një sërë faktorësh që nga planifikuesit, realizuesit e veprave të rrugëve, dhe nga ata që e mirëmbajnë cilësinë e rrugëve sipas standartit që duhet,” tha Haxhinasto.
“Ne, shumë shpejt do të fillojmë një fushatë të ndërgjegjësimit publik, e cila do ta rrisë ndjeshmërinë e qytetarëve për këto probleme dhe unë besoj se do të krijojë një sjellje të re të qytetarëve në trafik. Shumë e rëndësishme është që shumë shpejt qytetarëve t’ju ofrohen edhe shërbime dhe informacion për trafikun.
Përpara sezonit turistik ne do të botojmë një fletëpalosje me informacion për të gjithë mjetet, linjat, oraret që egzistojnë sot në Shqipëri. Do të dëshiroja që edhe ky informacion që është sot këtu ti vihet në dispozicion sa më shumë qytetarëve, sepse është një tregues i mirë për cilësinë e rrugës dhe për vendet ku ka risqe nëpër rrugë.
Ne, në të ardhmen synojmë që të realizojmë Qendrën Kombëtare të Monitorimit të trafikut, qendër e cila do të japi në mënyrë të vazhdueshme, informacion përsa i takon situatës së rrugëve dhe trafikut në të gjithë Shqipërinë.
Pra sfidat janë të mëdha dhe këto sfida sigurisht që realizohen në partneritet edhe nga shoqëria civile por mund të realizohen gjithashtu edhe me partner dhe me teknologjitë e reja.
Teknologjinë e re dhe informacionin do ta përdorim intensivisht për të realizuar objektivat tona. Të gjithë këto objektiva që unë përmenda, kanë elementin e tyre të inovacionit dhe të teknologjisë sepse inovacioni dhe teknologjija janë padiskutim motor i drejtëpërdrejtë i sigurisë dhe në analizën finale të shërbimeve më të mira”.
Per trafikun e droges e ka fjalen?
po:e ka fjalen per trafikun ajror te droges…
e paska edhe prioritet berto…
Beni rruget ne radhe te pare,pastaj u beni nder te tjereve me blerjet e ketyre qendrave,qe ka kudo ne bote e nuk bejne asgje!
Ky hajduti po ky i ndriti tetera qe i ngeli kjo
Dhe per tendera skane me ide. Ne shqiperi pervec tiranes, bllokimi me i gjate zgjat vetem disa minuta. Mos eshte si qendra e trafikut e bashes me tr?
Haaaa, gjeti dhe një konçesion tjetër për t’ia dhënë privatëve Haxhinasja!
nje hap i rendesishem ky per ministrin e transportit