Shkodër/ Meta përuron Qendrën e re të Formimit profesional: Kjo është Shqipëria e vërtetë

3 Qershor 2014, 14:32Ekonomia TEMA

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta zhvilloi një vizitë pune në qytetin e Shkodrës, ku i shoqëruar, edhe nga një grup deputetesh të LSI-së, mori pjesë në përurimin e Qëndrës së re të Formimit Profesional për industrinë e këpucëve, pjesë e biznesit Fason të fabrikës “Berttoni 1991”.

Meta bëri vizitë në mjediset e Qendrës së re të Formimit Profesional, ku klasat dhe baza e nevojshme didaktike ku trajnohen të rinjtë shkodranë ishin në nivele bashkëkohore, ndërkohë që më pas, pa nga afër procesin e punës në të gjitha repartet e kësaj fabrike, e cila me prodhimet teper cilësore të destinuara për eksportin europian ka fituar një emër tepër të mirë në treg.

I entuziasmuar për suksesin e duksshëm të këtij biznesi në Shkodër, Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, tha se “kjo është Shqipëria e vërtetë, ajo që duhet të mbështesim nuk është Shqipëria e të enjtes, kjo është Shqipëria e të hënës, që njerëzit zgjohen shpejt në mëngjes për të shkuar në punë, për të prodhuar. Kjo nuk është Shqipëria e fjalëve, kjo është Shqipëria e “Made in Albania”.

Duke nënvizuar rolin e madh që ka kjo qendër për komunitetin, ai shtoi se “për herë të parë në vendin tonë kemi një qendër të formimit profesional jo fitim prurëse, sa i takon industrisë së prodhimit të këpucëve në vend që është një ndër industritë kryesore, e cila synon që të fusë në tregun e punës dhe të formojë tashmë edhe djem të ri, në mënyrë që kjo industri të fuqizohet akoma më shumë, por edhe të krijojë edhe mijëra e dhjetra mijëra vende të reja pune, jo vetem në Shkodër, por në të gjithë vendin”.

”Është një Qëndër e Formimit Profesional e niveleve bashkëkohore, është një qëndër e liçensuar nga ana e qeveisë shqiptare, nga Miinistria e Punës dhe Ekonomisë, është një qëndër ku jepen mësime teorike dhe praktike, sikurse edhe ju e ndoqët vete nga punonjës të kualifikuar shiptarë, por edhe italianë dhe të tjerë të huaj, e cila synon që jo vetem të formojë djem të ri në një kohë sa më të shpejtë, por njëkohësisht edhe të nxisë krijimin e qëndrave të punësimit edhe në zona të tjera edhe më të thella, të qarkut të Shkodrës, por edhe në të gjithë vendin”, tha Meta.

“Dihet se formimi profesional është kyç për të aftësuar të rinjtë dhe të rejat që të hyjnë sa më shpejt në tregun e punës. Është një treg që po zgjerohet, sepse sipërmarrësit tanë, kanë arritur tashtë të konsilidohen , por njëkohësisht edhe të garantojnë në sajë të cilësisë së tyre që edhe ju mund të vëreni edhe në këtë tryezë, të garantojnë prodhime mjaft cilësore, të cilat kanë tregje të siguruara në mënyrë afatgjatë. Aq më tepër tregje të siguruara në pjesen më të zhvilluar të Europës, në atë veriore, dhe ky është një hap cilësor i kësaj industrie, i këtij lloj biznesi që do të meritojë në të ardhmen mbështetje akoma më të madhe nga Qeveria, nga Parlamenti, nga Shteti, nga e gjithë shoqëria, sepse është një burim i jashtëzakonshëm prodhimi dhe sidomos punësimi, por njëkohësisht edhe një potenmcial i jashtëzakonshëm për rritjen e eksporteve të vendit tonë”, tha më tej, Meta.

7 komente në “Shkodër/ Meta përuron Qendrën e re të Formimit profesional: Kjo është Shqipëria e vërtetë”

  1. Profesional - iste says:

    Profesional?!!!
    Ky qe nuk ka firmosur nje here te vetme ne bordero (bashke me zonjen Meta Kryemadhe)…

    http://goo.gl/dKz6uz

  2. nn says:

    Epo kjo pune.U ngrit mileti ,nga veriu nr jug ,per videon e DRITAN PRIFTIT ,ne 21 Janar ,u vrane dhe 4 kokpalare te ilir meutes,dhe tani na ngeli ne TV E NE GAZETA.ÇFARE POPULLI PASKEMI QENE,DUHET TE DUROJME E TE MESOHEMI SE e liga na paska dhe te mire!!!! Nuk behet Shqiperia pa hajdute floriri e 700 mije euro me nje dore.Njerezit e mire si po durojne?

  3. nga larg says:

    po ketij te pkten ju morren vesh po sales dhe seks simbolit josefin nuk po I dihen akoma…por per sa te ket loqe si puna jote NN ata do vazhdojne te bejne pall ariu deri sa tju vij momenti dhe do ti zeri haka e atyre te katerve qe u vrane per buken e gojes…hajt rrobt ne pith

  4. aron says:

    Per nga larg.
    Po nga larg nuk ju ben dot gje.Po edhe nga afer ,palle ariu po bejne se jane shtuar zerat e krimineleve dhe te bejne te mos hapesh gojen.mendoj se je nje person pa vlera dhe pa shkolle qe shan ne kete menyre.Nuk duhet te jet mendimi yt ne kete shkrim,por Merua gjoja i shikon dhe thot prit dhe lexon fjale qe si ka fjalori.te te vij rende,

  5. Artan says:

    Ore Edi Rama, behu trim njehere e dergoje kete vend perseri ne zgjedhje me moton
    Gabova qe e mora ne kualicion e besoj fortesisht qe ky zoteri eshte i korruptuar e pastaj shihe sesi do reagojne njerezimi
    E ne rast se ke humbur se Ilira ka me para e blen vota me shume
    ti do kesh arritur ta kesh ate historine me kohen
    Do ngelesh unikal e perhere i rrespektuar Nje Nolist ne shpirt puritan ne mendime e trim per te lene cfare te embel ta ben pushteti
    Beje Edi, Beje per vete beje per ne qe nuk mund te indentifikohemi me kete njeri
    Mero ne mos Edi ska kohe te lexoj keto komente Percillja meqe e sheh shpesh thuaj qe ka dhe te tille ne kete forum qe sugjerojne gjera te tilla sepse kete vend po e merr lumi perfundimisht Morali eshte i thjesht ne vazhdojme keshtu duhet ti hapim dyert krimit droges e te mbizoteroj ligji i xhungles

  6. iliria shqiptare says:

    Se cte krijon nji ndjesi te cuditshme te shikosh meten ne kete perurime.Si kur sheh ndonji gje te absurde.Peruron punen ky qe gjithe jeten e tij vetem ka vjedhur.

  7. iliria shqiptare says:

    Shumica e popullit per mendimin tim beson ne personin e Edi Rames , por prania e metes ne kete qeveri eshte nje njolle teper e madhe dhe ngre shume pikepyetje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje