Zëvendës/presidentja e Bankës Botërore për Europën dhe Azinë, Laura Tuck, deklaron në një intervistë për Top Channel se mbështetja me fonde për Shqipërinë do të jetë në nivelet më të larta historike, edhe vitin e ardhshëm.
“Këtë vit, ne po akordojmë 305 milionë dollarë, që është shuma më e madhe në histori, që ne kemi dhënë ndonjëherë brenda një viti të vetëm, për Shqipërinë. Vitin tjetër, ne mendojmë se do të bëjmë gjithashtu diçka të ngjashme, në këto nivele. Kemi 275 milionë dollarë të tjera duke përgatitur dhe këtu përfshihet një kredi prej 150 milionë dollarësh për sektorin energjitik dhe operacione në shëndetësi, mjedis, por edhe transport”, tha zv/presidentja Tuck.
Shqipëria tentoi që në vitin 2010 të merrte kredi të lira nga Banka Botërore, për të financuar buxhetin. Në atë kohë pati dhe negociata, të cilat dështuan. Zyrtarja e lartë e Bankës shpjegon arsyet se pse.
“Për ne, që të japim mbështetje buxhetore, duhet që qeveria të ketë një kuadër të qartë makroekonomik e fiskal, dhe të jetë e angazhuar plotësisht për ta zbatuar atë. Në të kaluarën, kjo disa herë ka ekzistuar, ndërsa herë të tjera jo. Tani ne besojmë se qeveria e re ka përcaktuar programin e nevojshëm të reformave dhe përmbush kushtet tona për mbështetje. Kjo na dha mundësinë që ta bëjmë atë të mundur këtë vit, duke shpresuar se vitin tjetër do të bëjmë edhe më shumë”, theksoi zv/presidentja Tuck.
Kreditë e Bankës janë të kushtëzuara me një sërë masash, që qeveria duhet të ndërmarrë në ekonomi. Sipas zv/presidentes Tuck, dalja e vendit nga kriza do të varet nga suksesi i tyre.
“Të gjitha vendet në Europë u prekën nga kriza. Shqipëria gjithashtu. Ashtu siç ju e përmendni, ajo ka qenë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë para krizës. Unë besoj se e ka mundësinë të rikthehet. Por, që kjo të ndodhë, duhet që qeveria t’u japë zgjidhje një sërë çështjeve delikate, si energjia, reforma e pensioneve. Do t’i duhet të zgjidhë përfundimisht mospagesat ndaj biznesit, të nisë konsolidimin fiskal dhe t’u përgjigjet shumë sfidave në sektorin financiar. Nëse këto çështje marrin zgjidhje siç duhet, unë besoj se Shqipëria mund t’i rikthehet normave të shpejta të rritjes ekonomike, ashtu si dekadën e kaluar”, përfundoi zv/presidentja e Bankës Botërore./TCH
marrja e borxheve ne nivele kaq te larta dhe ne vazhdimesi eshte lajm i mire apo i hidhur?
“Duan te na zhvasin e skllaverojne”, do hidhen e do te thone komentuesit youtubiste, budallenj, analfabeto-funksionale, delirante-injorante, qypa-kokeshtypa, te Tema!
Nje emer i madh thoshte,
“Njerezit e kane frike erresiren sepse ajo eshte injorance e dukshme. Por, nga ana tjeter, njerezit e cmojne injorancen ne maksimum….mbi gjithcka tjeter….persa kohe ajo eshte e padukshme.”
Po pra se shpejti
Së shpejti, me kooperativa bujqësore
http://dielli.al/lajme.php?id=61961&k=71
O kokerrat e injoranteve….me mire ti marresh me 11% si i morri Berisha apo me 2% ??? Nese jane te nevojshme per te bere reformat nuk shikoj pse behet kaq zhurme. Ne vend te behet nje diskutim me i qarte se si duhen shpenzuar dhe se ku ka me shune nevoje Shqiperia ne kete moment, behen polemika kot me kot……
Injoranca eshte gjithmone gati te adhuroje vetveten. Ku e pe kete 2% ne kete artikull. O Freshistat e leshit
Elinor. Lum ne qe te kemi. Na ndriço pak ne te mjeret Na spjego se perse qenka lajm kaq i gezuar te mbytesh ne borxhe. Kerkoj ndihmen tende se nga ato qe ke shkruajtur, sidomos nga te sharat qe perdor kunder te tjereve, me dukesh koke e madhe. Une te uroj qe edhe shtepine tende ta kesh ngritur duke marre borxhe, me te gjitha orendite brenda. Per veten time preferoj te jetoj ne nje kasolle, por qe te jete e imja dhe jo e fajdexhinjve apo e bankierve. Por ti duket se i kupton thelle keto pune dhe me siguri qe qesh me injorancen time. Ve doren ne zemer dhe na hap syte edhe ne te tjereve qe e kemi humbur rrugen. Studimet tani i ke mbaruar?! Ne ndonje universitet privat?!
Arkimedi ka thene, “me jep nje vend te qendroj dhe me nje leve do ta leviz te gjithe boten.”
Ky ishte leksioni per sot.