Sërish norma e interesit për lekun ka prekur minimumin historik në vlerën 2.5%, por kjo po reflekton vetëm për depozitat. Të gjithë qytetarët qe kursejnë para në banka nuk kanë më jo vetëm fitimin e mëparshëm, por nëse llogaritet edhe me normën e inflacionit vjetor, bankat tashmë po bëjnë thjesht “ruajtjen fizike” të lekut, raporton Vizion Plus.
Situata është krejt e kundërt nëse merr një kredi. Në harkun kohor të dy viteve Banka Qendrore ka ulur 9 herë interesin e lekut, por interesat si për kredi konsumatore ashtu edhe për ato të cilat jepen për shtëpi apo për të bërë një biznes janë të njëjta.
Ekspertët thonë se ka ardhur koha që kjo situatë të mos pranohet. Nëse për bankat një argument pse kredia është kaq e shtrenjtë është niveli i lartë i kredive me probleme, ekspertët thonë se një pjesë e këtyre kredive nuk po paguhen pikërisht për shkak të interesave të larta. Shqetësimi nuk është vetëm i ekspertëve por edhe i shoqatave të biznesit.
Në një njoftim për shtyp “Konfindustria” vëren se kontrolli i shumicës së tregut bankar nga 3 banka ka krijuar këtë situatë dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërhyjnë. Sipas saj, nëse vijohet kështu ekonomia e vendit do të vihet në pikëpyetje pasi nuk mund të kemi më hapje biznesesh të reja dhe investime te ndërmarrjet ekzistuese, të cilat janë dy elementët kryesore që sjellin vende të reja pune dhe rritje të pagave.
Por cilat janë rrugët ne te cilat mund të ndërhyhet? Ekspertët thonë se hapja e bursës por dhe krijimi i një ligji i cili të ndalojë blerjen e bonove të thesarit nga bankat do të kthente përmbys gjithë këtë situatë. Për tre muajt e parë të këtij viti bankat arritën të fitonin 45 milionë euro, ndërsa dhënia e huave rezultoi të ishte në pikën më të ulët historike.
Bankat ja kane bere varrin kapitalizmit …edhe kur ndihmojne kreditimin me shumice edhe kur nuk kreditojne
Jane fajdexhinj me license dhe nuk ju plas fare per ekonomine
1.Eshte e domosdoshme qe ulja e interesit baze te lekut te shoqerohet me uljen e interesit te kredise.
2.pjesmarrja e bankave ne bono thesari nuk duhet te jete me e madhe se 25% e fondit
Deshironi, kerkoni qe Bankat te mos tallen me paret, me leket, me evrot, me dollaret e MILETIT, te popullit, te kujdo individi FILLONI dhe terhiqeni paret e juaja nga bankat urgjentisht dhe siguroni ne ndonje qoshe te sigurte qe e dini vetem ju. Do ta shihni si do te sillen pastaj keto palo BANKAAR.
Nuk ka kuptim qe me mundin, me djersen tuaj te tallen, t’ju marrin neper kembe. Ne qoftese keni nevoje per te marre pare ose kredi ne banke interesi arrin deri 20% interes. Tjetra ne qoftese keni futur ne banke 100 mijelion lek te vjetra dhe banka falimenton, me ligj te shtetit te qeverise shqiptare te jepen vetem deri 20 mijelion lek te vjetra, te tjerat per lesh. Kurse ne qoftese kete shume e ke marre prej 100 mijelion lek te vjetra e ke marre per kredi ose per nevojat tuaja dhe ke vendosur shtepine, apartamentin ose nje prone te patundeshme qe kushton 180 mijelion lek te vjetra, per garanci dhe nuk jeni ne gjendje te paguash kredine, te sekuestrojne shtepine si pa gje te keq dhe te nxjerrin ne rruge.
Kjo eshte e gjitha. Veproni MILET sa nuk eshte vone, sepse keshtu e hengri individi dhe populli i Argjentines.
Une vete nuk jame ekonomist, por me pelqen ekonomia dhe sidomos financat dhe jam bere si te thuash Hobyekonomist. Une di te them me pergjegjesi ( e keni ne Internet ) vendet e meposhteme kane sot keto norma interesi :
Amerika Zero deri 0,25 %, Vendet e Eurozones ne o,25%, Zvicra 0 deri 0,25%, Japonia Zero deri o,1%, Anglia 0,5%, Kina 6%.
Fakti, qe norma e interesit eshte e vogel, atehere njerezit qe kursejne shofin se nuk ka leverdi hapja e Kontos ne banke dhe ose konsumojne me teper duke blere, pre rritet kerkesa e tregut te brendeshem e cila eshte nje gje shume e mire sepse kjo do sjelli edhe ritje oferte, pra vende te reja pune, ose njerezit do investojne duke blere shtepi etj.
Per dalje nga kriza bota njef dy shkolla :
a. Shkollen gjermane qe bazohet tek shtrengimi i rypit, pre kursimi, gje qe u aplikua ne Greqi dhe dihen pasojat katastrofale.
b. Shkolla anglo saksone qe bazohet ne teorine e Keyenesti pra me rrtije nga ana e qeverise se sasise se lekut te lire ne treg ( me norme interesi 0 deri 0,25 %) ose investime te medha publike gje qe po aplikon Amerika dhe Japojnia dhe kane rezultate te mira.
Nuk arrij te kuptoj budallallekun sipas te cilit qeveria duhet te ndaloje blerjen e bonove te thesarit nga bankat, kjo gje ka keto probleme :
a.- Jemi ne nje ekonomi tregu dhe qeveria nuk ka te drejte te fusi hundet ne treg. Kete gje e benin komunistet dhe dihet rezultati.
b.- Shteti shqiptar merr aktualisht kredi nga bankat e nivelit te dyte duke shitur bono thesari me norme interesi te ulet dhe kryesorja eshte se shteti tone asnjeri nuk i jep kredi ne tregun e kapitalit boteror sepse kemi klasifikim shume te keq dhe investoret e huaj kane frike se nuk i marrin leket qe do harxhojne duke blere bonot tona te thesarit.
Nuk e di por mendoj se duhet ti lejoj vehtes te them se keta te konfindustrise jo vetem qe nuk studjojne por pretendojne edhe budallalliqe.
Le te marim ndertimin. Ndertuesit duhet te krijojne dhe financojne pa tjeter institutue studime visionare. Keta intstitute duhet te shofin se si do te shkoje kerkesa per banesa private dhe kerkesa per punime publike me qellim qe te parashikojne investimet ne te ardhmen per ndertesa private dhe punime publike.
Para disa vitesh, kur kerkesa ne treg ishte e larte keta “trima” prodhuan me shume shtepira se sa kishte nevoje tregu. Tani kemi me mijra banesa te lira, pra oferta eshte me e madhe se kerkesa dhe cmimi do bjere.
Me e bukura eshte, se kur cdo gje shkonte mire dhe ata shisnin shtepi me çmime shume te shtrenjta ( oferta e vogel dhe kerkesa e madhe ) fitonin dhe nuk kujtoheshin per shtetin, tani qe, per shkak te gomarllekut te tyre shtepite nuk ju shitren kerkojne budallalliqe, pra ndihme nga shteti. Pra kur dalin me humbje, humbjet duhet ti paguaje shteti pra taksapaguesit.
Keta “trima” duhet te dine se ligji baze i tregut eshte konkurenca e ndereshme, ne se nuk je i afte dhe i ben llogarite gabim del jashte tregut dhe falimenton dhe mbaron kjo pune.
Parimi i Darvinit eshte : ” survival of the fitist” – ai qe eshte i afte, i shkathet mbijeton, te tjeret …….
Mire thote populli se eshte me mire te dish se sa te kesh.
Keshtu do te ndodhe kur parate e shqiptareve i mbajne te huajt. Ndersa shqiptaret mbajne çelsat e mullarit kashtës (BSH).
Ketu fajin e ka Banka e Shqiperise.
Bankat tona jane banka bija te vendeve fqinje.Atyre ju intereson fitim nga depozitat tona dhe shkaterimi ekonomik i vendit per te patur importe nga vendet e tyre.Ketu duhet nderhyrja e shtetit.Ose te hape Bursen,ose te lejoje blerjen e bonove te thesarit prej individeve,pa kufizuar vlerat minimale ne blerje bonosh prej tyre.Keta do te terheqin depozitat,do te investojne paret ne bono Thesari dhe shteti me keto pare le te cele nje banke e te jape kredi,brenda nje kursi interesi te pranueshem,ne perputhje me interesin e blerjeve te bonove te thesarit.Atehere,do te shohim se cfare politike do te ndjekin keta fajdexhinj moderne.
Anal-iste injorante e te keqinj, sigurisht qe kane rene normat e kredive, e merr me 5% euron dhe 7% lekun. O Tema mos kopjoni lajme se turp, c’Vizion plus leshi..
Eshte fakt qe kriza ekonomike boterore pati nje ndikim te dukshem negativ edhe tek ne.
Por shteti dhe instiucionet perkatese nuk ishin te afte te ndertonin nje strategji anti-krize.Edhe atehere kur Amerika dhe Europa percaktuan qe shkaku themelor i krizes ishte pa aftesia e likujditetit ne sektorin e ndertimeve, ne vazhdonim te mburreshim me “bumin” e rritjes ekonomike ne kete sektor. Bum i cili shume shpejt rrenoje ne nje efekt zinxhir treguesit tane ekonomik.
Investimet e buxhetit te shtetit mbi aftesite reale ne sektore jo produktive dhe pa eficence, ishin nje arsye tjeter e thellimit te krizes.Ketu mund te permenden investimet pa kritet ne ndertimet e rrugeve.Kjo detyroje edhe Qeverine aktuale te marre borxh nga institucionet nderkombetare per te shlyer borxhin ndaj kompanive qe investuan ne kete sektor.
Eshte qesharake qe institucione te tilla si bursa e Tregut financiar eshte ngritur qysh ne kohen e Qeverise Berisha, vetem si nje zyre ku disa punonjes marrin rrogat, dhe kjo situate vazhdon edhe sot.
Sa te jete fullhani kjo pune po mer disheze, deri ne gremine, mbajeni fort se eshte monument kulture mbrohet nga shteti
ore keta kredite i kane shume keq
duhet pare ndonje zgjidhje, noshta qeveria duhet me fillu me investu
http://poly-technology.blogspot.com/p/telephones.html
“A” ! Jam me ty ! Vetem keshtu i ve ne big kta gangstera fajdexhij qe po kontrollojn cdo “qeliz” tashme kudo ne bot ! Kan futur popujt ne borxhe qe nuk mundet ti shlyejn kurr dhe ne kte menyr ven e heqin qeveritaret qe duhet te jen ne sherbim te tyre ! Nje tjeter menyr esht shtetezim i te gjitha bankave private (ate qe beri Islanda e doli nga kriza)pa cka se nuk ka perqindje te lart fitimi !Sot (per mendimin tim pa keqkuptim se nuk jam ekonomist e as kaq i ditur)e keqja e madhe jan pikerisht bankat qe “joshin” e te pijn gjakun pa e kuptuar! Per fat te keq jan ber aq te fuqishem me kte “arm” te sofistikuar qe quhet lek sa degjeneruan ,droguan , shperben njerzimin e esht shum e veshtr qe te mos them e pamundur ti shkulesh mga kurizi …..
henri komenti yt eshte interesant, vetem se je shume i njeanshem.Per cfare rezultate te larta e ke fjalen ne amerike dhe japoni, ndoshta nuk i ke pare rezultatet e tremujorit te fundit, ku me gjithe monedhen pa fund te printuar(dhe nje dite do te duhet te behet e kunderta, pra te ritet norma e interesit dhe te mblidhen) rezultatet jane totalisht jashte parashikimit, ne amerike e kane parashikuar vitin +2.7 dhe po i del -1, ne japoni tremujori ishte -11%, dicka e papare ndonjehere.Pra dhe shkolla anglo saksone nuk funksionon absolutisht, kjo sepse “bankat” e kane shkatruar sistemin, ne thonjza sepse qe kur i kane bashkuar funksionet, kredidhenie dhe investime, nuk e kryejne me funksionin e bankes, dhe bejne vetem investime me depozitat e popullsise , pa dijenine e tyre, dhe nuk kane asnje arsye pse te humbasin kohe me kredi.Ti thua qe shoqerite e ndertimit nqs i kane bere llogarite keq duhet te falimentojne, dhe me kete jam plotesisht dakort, por kjo duhet te vleje dhe per bankat sigurisht.Por nuk ka ndodhur keshtu, dhe ky problem me bankat nuk eshte i shqiperise , eshte problem global.Kur bankat kane qene duke falimentuar i ka ndihmuar shteti,ne amerike sidomos, nga hyrjet nga taksapaguesit kuptohet, ky eshte deformimi qe nuk mund te korrigjohet me, sepse bankat jane shume te medha dhe falimentimi ka pasoja te renda ne ekonomi.Pra bankat mund te bejne cte duan, dhe fitimet i mbajne dhe humbjet i ndajne.Zgjidhja eshte shume e thjeshte, bankave duhet ti hiqet e drejta per te bere investime, duhet te kene vetem nje funksion, mbajtje depozite dhe dhenie kredie.Shoqerite e investimit duhet te jene te tjera, nqs ndonje person do te bej investime te shkoj ti vendos leket ne keto shoqeri, dhe do ta dij qe i ka me rrezik, kur i vendos ne banke duhet te jene pa rrezik dhe mos te perdoren per investime por vetem per kredi te sigurta.Jo qe banka merr depozitat dhe ben cte doje me to pa dijenine e pronarit te depozites.Kjo eshte zgjidhja, shume e thjeshte qe e dine te gjithe, por nuk e bejne sepse lobet e bankave jane shume te fiqishme dhe kontrollojne dhe qeverite
fun-tr,
Kisha keto gjera :
– Te faleminderit per shkrimin shume civil.
– Faleminderit se nga shkrimi yt mesova shume gjera.
– Desha te te sqaroja si me poshte :
a.- Jam shume dakord me ty per ndarjen midis bankave tregetare ( klasike ) dhe bankave te investimeve.
Ti e di mire, se qysh 2 qershor 1932 me planin NewDeal , Ruzvelti me ligjin “Glass-Steagall” vendosi ndarjen midis bankave tregetare dhe bankave te investimeve. Fatkeqesisht ky ligj u hoq nga Klintoni dhe Tony Blair ne vitin 1999 dhe u rivendos pas krizes financjare te vitit 2007.
b.- Problem i madh jane shitja e derivateve nga bankat. PBB i ekonomise reale boterore eshte 62.911miljarde dollare dhe volumi i spekullimeve me Derivate eshte 11 here me i madh.
c.- Kur plasi kriza ne vitin 2007 bankat e medha nuk dinin se sa letra me vlere te semura kishin ne barqet e tyre dhe ato nuk jepnin ose merrnin leke nga njera tjetra se nuk kishim BESIM. Atehere, sic thua edhe ti, bankat shume te medha, rezikonin mos kreditimin e ekonomise reale (to big to fail)dhe kursimet nga njerezit e thjeshte, keshtu qe shtetet, me te drejte, bene rifinancimin e tyre duke marre borxhe. Pra humbjet e bankave u socjalizuan me leket te taksapaguesve. Per kete aresye sipas rregullave te fundit te BAZEL III bankat duhet te kene nje kapital baze prej 15%.
– Dihet se Obama me politiken e tij kenesiane shpetoi industrine amerikane te prodhimit te makinave, uli shume papunesine dhe ekonomia ka rritje. Mendoj se ishte nje aksident i perkoheshem qe ne tremujorin e pare te ketij viti PBB amerikane ra me 1%. Fakti qe ekonomia amerikane po hecen mire vertetohet edhe nga fakti se shefja e re e FED-it amerikan parashikon te rrisi normane baze te interesit.
– Fatkeqesisht eshte e vertete ajo qe thua ti se bankat kane me teper Fitim ne se spekulojne me derivate se sa te kreditojne ekonomine reale. Ish ministri italjan i financave, profesori Tremonti,e quan industrine financjare,fashizmi i zi, dhe si nje rezik kolosal per demokracine.
– Zgjedhjet e fundit per BE treguan se BE duhet te ndryshoje politiken e saj ekonomike per daljen nga kriza. Ne vend te politikes se shtregimit te rrypit duhet nje politike zhvillimi, rritjeje. Mendoj se ne kete pike nje faktor negativ ka qene Merkeli, e cila do te mbaje karriken. Kjo sepse ajo kerkon voten e popullit gjerman i cili, per momentin, nuk esthe solidar me vendet e Europes jugore qe ti ndihmoje keto vende.Pervec kesaj monedha Euro ka nje problem te madh sepse performaca e industrise gjermane eshte shume me e mire se performanca e industrive te vendeve te Europes Jugore si France, Itali, Spanje etj. Kjo gje ka bere qe Euro per gjermanet te jete e nenvleftesuar dhe per vendet e Eurpes Jugore e mbivleresuar per te pakten 20%, gje qe i ben mallrat e eksportit gjerman shume me konkuruese. Pra me futjen e Europs Gjermania po perfiton dhe nuk do qe nje pjese te fitimit tja japi vendeve ne nevoje te Eurozones.
– Kam lexuare se kisha ne fillimet e saja ka qene kunder bankave, pra kunder fitimit te lekut nga leku sic po bejne tani bankat me derivatet e tyre.
Desha te sqaroj se une nuk jam ekonomist, dhe m.q.s kam shume kohe ( jam pensionist ) lexoj me deshire per financat. Pervec kesaj une jam me filosofine e Plutonit i cili thoshte se : Une di qe nuk di asgje.
Pershendetje
Pershendet
Ke ber nje spjegim te thjesht e bindes z.fun e me pak fjal ke dhen nje pasqyr te paster realiteti per kedo qe sheh ndryshe gjerat ! Por un qe tek kto banka shof gjithcka te keqe ,shoh egersin,dhe shtypjen qe i sjellin njerzimit jam ndofta ekstremist ne te shprehur ! Po !Ato sot jan mbrapa cdo mbrapeshtie sepse jan ne dor te nje pakice te padukeshme,te pameshirshme qe organizojn ,krizat ,lufterat, varferin e pushtetaret qe servirin dhe i vendosin para se ne kuptojm hipnozen qe na injektojn ! Per fat te keq ky tashme esht sistem, apo me thjesht, nje makin gjigande qe “ingranazhet” e saj funksionojn me lenden djegse qe esht djersa popujve !Nuk thyhet ky mit ma! Kush nuk mer borxhe qe te “sundohet nga diktatura e tyre” esht i destinuar te paguaj me jet! Shtetet avash avash do bien ne duar te “ushtareve” te tyre e rrezik se edhe emrin dhe kuptimin e tij ,do na e nderojn, sepse atyre ju duhen “dele”………..
henri
edhe une nuk jam ekomomist me profesion, por kam ndjekur gjithmone ekonomine dhe financen, e kam si profesion te dyte.
Jam pjeserisht dakort me ate qe shkruan ti, problemi jane pikerisht investime si derivatet, por pas 2007 gjendja eshte perkeqesuar shume.Kriza nuk kaloi asnjehere, edhe tani bankat nuk dihet sa produkte te tilla kane ne bilancet e tyre, qe nga 2007 borxhet e amerikes dhe gjithe vendeve te tjera jane rritur shume me shpejt se me pare, dhe gjithe dollaret e printuar , dhe monedhat e tjera gjithashtu nga japonia apo anglia, nuk perfundojne ne ekonomi, por ne keto produkte imagjinare, qe nuk kane asnje lidhje me ekonomine dhe nuk e ndihmojne aspak.Nga nje ane eshte ekonomia reale qe perkeqesohet, nga ana tjeter bursat me gjithe produktet fantazioze qe vetem rriten.Politikat e Obames kane deshtuar totalisht, likuiditeti vetem sa perkeqesoi gjendjen sepse bankat e falimentuara e zmadhuan akoma me shume bilancin e tyre te semure,kjo do bej qe rrenia te jet edhe me e madhe ne te ardhmen.Sepse e vetmja menyre per te mbajt ekonomine te shendoshe, eshte te lejosh qe te semuret te falimentojne, sic kishe shkruajt me pare per shoqerite e ndertimit, kush ben llogarite keq duhet te falimentoj.Nqs shoqerive te falimentuara i jep me shume likuiditet, nuk ben gje tjeter vecse thellon demin.PBB e amerikes nuk ishte aksident, ishte produkt i politikave te gabuara, dhe do vazhdoj te perkeqesohet edhe me shume ne te ardhmen, dhe kjo do te kete pasoja shume te renda per te gjithe.Europa sigurisht ka problemet e veta, por nje nga problemet kryesore eshte qe ndjek politikat e deshtuara te imponuara nga amerika, si psh ti vendos penalitete rusise dhe te rri pa energji ne dimer, qe nqs ndodh do te ket pasoja katastrofike per ekonomine europiane,qe do ti shtohen problemeve te medha qe ka nderkohe.
Sigurisht qe edhe ekonomia shqiptare eshte totalisht e varur nga kjo qe po ndodh, sepse per shume vite ekonomia shqiptare nje nga burimet kryesore te te ardhurave ka patur te ardhurat e emigranteve, qe tashme jane reduktuar shume.Shumica kane qene ne greqi dhe ne itali, dhe ose jane kthyer ose dergojne pak ose aspak.Nuk ka asnje sektor ne shqiperi aktualisht qe mund te zevendesoje keto hyrje te munguara, prandaj situata ne shqiperi po perkeqesohet, eshte e lidhur detyrimisht me situaten e vendeve fqinje.Jo vetem emigrantet por edhe shume shoqeri ne shqiperi punojne me italine ose greqine, dhe kane pasoja direkte nga rrenia ne keto vende fqinje