Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto inspekton punimet në Portin e Shëngjinit ku me një investim prej 1.5 mln USD po realizohet projekti i thellimit të basenit i cili financohet nga buxheti i shtetit dhe pritet të përfundojë në vitin 2015.
“Porti i Shëngjinit tani është në duar të sigurta menaxhimi dhe rezultatet janë evidente, si në aspektin e infrastruktures me këtë kalatë të re, ashtu edhe në aspektin e menaxhimit dhe të shërbimeve që ofrohen këtu. Shumë shpejt ky Port do të rris kapacitetet dhe volumin e shërbimeve të tij, duke e diversifikuar atë duke kaluar nga mallrat, tek pasagjerët dhe turizmi. Planifikojmë shumë shpejtë të ndërtojmë një pjesë për portin turistik, në kalatën veriore”, deklaroi ministri.
Gjatë inspektimit, Haxhinasto tha se volumet e sotme që ka ky port që janë rreth 300 mijë ton shumë shpejt mund të dy fishohen dhe të trefishohen. Ai shtoi se një objektiv të rëndësishëm që ka ky port është që të jetë i gatshëm që t’i shërbejë sa më mirë edhe Republikës së Kosovës për kërkesat që kanë ata për shërbimet portuale.
“Pa diskutim që mbështetja nga ana e Ministrisë së Transporteve dhe Infrastrukturës por edhe nga portet e tjera me infrastrukturë, do të jetë maksimale dhe shumë shpejtë do të shikojmë që këto kapacitete që kemi këtu do të shumëfishohen”, tha Haxhinasto.
Me përfundimi e fazës së parë të thellimit të basenit kapaciteti përpunues shkon deri në 1 milion ton në vit. Gjithashtu brenda këtij investimi anijet të cilat arrijnë të ankorohen në Shëngjin shkojnë deri në 6 mijë tonë.
Më pas, Ministri Haxhinasto i cili gjatë kësaj vizite shoqërohej edhe nga Kryetari i Bashkisë së Lezhës,Viktor Tusha vizituan edhe zonën detare ku planifikohet të ndërtohet Porti i Ri i Shëngjinit, një nga objektivat madhore të kësaj Qeverie për katër vitet e ardhshme.
Ky do të jetë një port i thellësisë së madhe dhe do t’i shërbejë Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe më tej.
Po keshtu lajmesh presim nga kjo Qeveri.Qente le te lehin Puna te ece perpara.
Cfare u be me Kinezet e KOCO KOKEDHIMES z Hagjinasto?
A do te anashkaloni SHBA-ne dhe BE-ne duke ia dhene investimin Kinezeve qe ju dhe shoku EDVER i doni aq shume?
Ku hengret dreke z Hagjinasto tek [email protected]?
Ja ku rilindi edhe porti i shengjinit!
PER KE AMERIKANE E KE FJALEN? PER ATA QE PO NA VJEDHIN ARMET, NAFTEN, APO MINERALET NE SHPIRAG DHE MALIN E TROPOJES? MOS E KE VALLE FJALEN PER ATA AMERIKANE QE SHKAKTUAN 1997 ME CIA NE KRYE? BOTA NUK ESHTE BUDALLAQE QE PO LIDHET ME RUSIN DHE KINEN, EVROPA ME USA KANE IK PER LESH ME KOHE, I PAME NE SIRI DHE UKRAINE QE JA U LEROI RUSI ME KINEN
Haxhinasto:Sozia e ish kryeministrit Grek,Konstandinos Mitsotaqis.
Ku mbeti Porti qe ju dha Kosoves?
Apo ndoshta !do te i nenshkruhet Irinejve?
Per ate edhe u sollen ne SHqiperi ,gjoja per pune feje,apo inagurimi.perbindshin,e Dardanve,do te i dale Dardhe me bishte kjo pune.
Ate portin kerkoja “HEROIT” te kosovareve,Sali serb Berisha,qe i furnizoi tanket serbe me nafte!!!