Çdo vit, qeveria shpenzon 200 milionë dollarë për të ndihmuar shtresat në nevojë, përmes ndihmës ekonomike dhe asistencës për personat me aftësi të kufizuara.
Bashkë me disa programe të tjera më të vogla, si pagesa e papunësisë dhe fondi i të përndjekurve, fatura e përgjithshme sociale që paguan buxheti shkon në 1,6 përqind e Prodhimit Kombëtar.
Kjo është e barabartë me mesataren e rajonit. Por, në vite, struktura e shpenzimeve sociale në Shqipëri është denatyruar dhe Banka Botërore thotë se ato nuk janë efiçente.
Në vitin 2000, fatura ndahej respektivisht në 0,42 përqind e Prodhimit Kombëtar për personat me aftësi të kufizuara dhe 0,84 përqind për ndihmën ekonomike.
Vitin e kaluar, raporti ishte i përmbysur. Ndihma ekonomike për familjet e varfëra ishte vetëm 0,27 përqind e Prodhimit Kombëtar, ndërsa pagesat për personat me aftësi të kufizuara 1,11 përqind.
Në 6 vitet e fundit, numri i personave që përfitojnë nga pagesa e aftësisë së kufizuar është rritur me 60 mijë vetë, duke arritur rreth 170 mijë në total.
Banka Botërore thotë se një pjesë e mirë e faturës, që paguhet për ta, është abuzive. Sipas saj, 31 përqind e tyre nuk kanë asnjë kufizim në aftësi, ose kanë vetëm kufizime të pjesshme dhe përfitojnë pa të drejtë.
Ndërkohë, edhe ndiha ekonomike është po kaq abuzive. Të dhënat e Bankës tregojnë se pjesa dërrmuese e familjeve më të varfra janë jashtë skemës dhe nuk përfitojnë asnjë pagesë, ndërkohë që gati gjysma e ndihmës shkon për ata, që nuk e meritojnë.
Muajt e fundit, autoritetet kanë zbuluar me qindra raste individësh, të përfshirë në mënyrë abuzive në ndihmën ekonomike dhe atë të invaliditetit. Por, me këto shifra, skema sociale në Shqipëri, sipas Bankës Botërore, kërkon ndërhyrje më të forta, për të ulur abuzimet dhe për të ndihmuar ata që kanë vërtet nevojë./TCH
Po pse kaq e veshtire eshte per tu gjetur ata ose ato qe kane abuzuar? le te shikohen nje per nje,dhe ata qe kane perfituar me pa te drejte,jo vetem te detyrohen ti kthejne,por dhe te demshperblejne duke i gjobitur,po pse jo dhe denim me burg.
Mendimi im eshte;Greva e urise e te perndjekureve politik do te jete
e vlersueshme maksimalisht,neqoftese perkrah figures se diktatorit Hoxha,te vendoset dhe diktatori Berisha..Historija duhet me cdo kusht ti denoi keta dy figura antipatike,prej 70-vjetesh shqiptaret nuk pane nje dite te bardhe,pervecse vajtimi,lotet e pashterur,dhe mjerimi e ka shoqeruar deri me sot..I Pari I groposte njerzit per se gjalli, me
shprehjen banale ne emer te popullit..Ndersa I dyti,i la te burgosurit
politik,dhe ish pronaret legjitim ne mes te kater rrugeve,ku 90% e tyre
kane vdekur,duke mos pasur as dhe nje lek ne gjendje per te varrosur
vetveten,dhe ky ne emer te demokracise..Ate here ju e justifikoni,
veten tuaj!! Si shtyllat e mbijeteses se kombit shqiptar..
Ne te kunderten,greva e juaj do te jete gjysmake..Pra si gjysma e {GJelit}….
Mos te harrojne tourkofagos mounopanon me malaqet e tjere albanoeline se dhe keta shkruhen si invalide. Kane “physical defect” ne marmite.
EDHE KETA NA NGELEN PA VJEDH TANI MIR POLITIKANET,GREVISTET ,ISH BURGAXHINJTE E PULAVE. ETJ….. MBANE KY POPULL I VUAJTUR MBAN………..
NDAL KETYRE MASHTRUSAVE!!!!!!!!!!!!!!!!