Ligji i ri për ish-të përndjekurit/ Veliaj: Femrat dhe personat mbi 75 vjeç dëmshpërblehen të parët

4 Qershor 2014, 16:39Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj, ka deklaruar se brenda kësaj legjislature pritet që të miratohet ligji i ri për ish- të përndjekurit politikë, ku janë parashikuar disa ndryshime.

Një prej tyre parashikon që femrat të jenë të parat që do të dëmshpërblehen.

Ju e dini që ligji parashikon ndarjen në 8 dosje, por rreth 80 për qind e dosjeve jepeshin për pagesat e atyre personave që kishin humbur jetën, ndaj e merrnin trashëgimtarët. Tashmë kjo gjë do të ndryshojë, pasi të parët që do të dëmshpërblehen janë ish të dënuarat femra”, tha Veliaj.

Përveç tyre, Veliaj tha se të parët do të dëmshpërblehen edhe ata ish- të dënuar të regjimit komunist që janë mbi 75 vjeç apo që janë të sëmurë rëndë.

Një tjetër kategori që përfshihet në përfitim janë ish të dënuar që jetojnë dhe kanë fëmijë të mitur. Kjo është një renditje që i sjell një frymë të munguar. Ka rreth 2 mijë vetë që do ishin përfitues që do merrnin dëmshpërblim, pra ata që ishin gjallë. Ne shumë shpjet do kalojmë ligjin për miratim në parlament”, tha Veliaj.

11 komente në “Ligji i ri për ish-të përndjekurit/ Veliaj: Femrat dhe personat mbi 75 vjeç dëmshpërblehen të parët”

  1. edi says:

    super fare, te marrin ata qe meritojne se jane bo lloj lloj njerezish qe skane pas lidhje me te pendjekurit edhe marrin leke si te perndjekur
    http://bit.ly/1iVz1fV

    1. sara says:

      Bravo ministrit po i jep zgjidhjen e duhur ceshtjes se demshperblimeve

      1. flo says:

        Te lumte Veliaj per zgjidhjen qe po jep

    2. noemi says:

      E papare nje super bravo e meriton vertete.

    3. ana says:

      Ju lumte po beni nje pune vertete shume te mire nuk po merreni me llafe te kota, vlersime maksimale per ministrin, bravoo

  2. SIT ..BACK ..AND RELAKS says:

    renditje e ndershme duket. ka nje problem, kush do quhet semundje e rende? ana pozitive eshte qe ata ish te burgosur qe skane femije te mitur tani do mobilizohen ti kene ata brenda 1 viti ose rruga me e shpejte eshte te adoptojne 1 te mitur.

  3. elton says:

    Jepi leket te gjitheve, n.q.s se i takojne.Nuk ka pse me bo si i zgjuar…

  4. lili says:

    Nje permiresim,po prape se prape zhvarritje te ceshtjes qe poshteron ish te burgosuurit,po edhe qeverine qe nuk ju jep ate qe ligji ju jep…

  5. andi says:

    E ndryshoni dhe nja 10 here ligjin.
    Te nderrohet dhe qeveria.
    Ta ndryshoje dhe qeveria e re nja 100 here ligjin.
    Pastaj, vetem kur te siguroheni qe kane vdekur te gjithe te perndjekurit, filloni procedurat per te shperndare leket.
    Por prit!! I perndjekuri ka vdekur, leket i marin trashegimtaret, duhet ligj i ri.
    Dhe 100 vite te tjera per ligjin perfundimtar per trashegimtaret.

  6. MIKLAR says:

    QEVERI MASKAREJSH,QEVERI LEGENASH

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje