Veliaj në Gjenevë/ Shqipëria për herë të parë anëtare e bordit të ILO-s

6 Qershor 2014, 11:37Ekonomia TEMA

Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, mori pjesë në punimet e Sesionit të 103-të të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Gjenevë, ku Shqipëria u zgjodh, për herë të parë në histori, anëtare e bordit drejtues të ILO-s, me më shumë se 400 vota.

Që në krye të fjalës së tij, Veliaj tha se ndihet krenar për progresin e dukshëm që Shqipëria ka bërë këto muaj me modernizimin e zyrave të punës dhe reformën e pensioneve.

Duke falenderuar ILO-n për ndihmën e rëndësishme që ajo ka dhënë në promovimin e dialogut social, mbrojtjen shoqërore dhe përpjekjet për të zbutur udhën drejt një ekonomie dhe tregu formal pune, Veliaj u shpreh se programi i Qeverisë i kushton vëmëndje të madhe çështjeve sociale dhe e cilëson si prioritet hapjen e vëndeve të reja të punës.

Sipas tij, Strategjia Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, e hartuar së fundi nga MMSR-ja, është një dokument i vyer i cili integron politikat ekonomike me politikat arsimore dhe sipërmarrëse me qëllim rritjen e punësimit dhe kalimin në një treg aktiv të punës.

“Duke i kthyer sytë nga arsimi dhe formimi profesional po ndërmarrim një tjetër reformë të rëndësishme, e cila synon të aftësojë qytetarët shqiptarë në mënyrë që ata të rrisin mundësitë e tyre për punësim. Vitet e kaluara, sistemi ynë arsimor ka prodhuar studentë me diploma, por jo studentë me aftësi të nevojshme për të gjetur një punë. Prandaj, me këtë strategji synojmë të ngushtojmë hendekun midis kërkesës së tregut të punës dhe aftësive që u ofrojmë të rinjve tanë”, u shpreh Veliaj në konferencën e ILO-s, duke shtuar se efektet e para të strategjisë janë ndjerë me hapjen e zyrave të reja të punës.

Nga ana tjetër, Veliaj përmendi vendosmërinë për të forcuar skemat e mbrojtjes sociale dhe reformën e pensioneve. Sipas tij, skema aktuale e pensioneve vuan nga shumë probleme dhe financiarisht është e paqendrueshme, duke sjellë përfitime të uleta dhe informalitet të lartë, cka në të ardhmen të moshuarit rrezikojnë të mbeten pa pensione.

“Reforma që kemi nisur synon të rregullojë të gjitha këto probleme, së pari për të sjellë më shumë përfitime për të moshuarit e nesërm, uljen e informalitetit dhe rritjen e kontributeve”, tha ai.

Më shumë se 500 delegate ndoqën punimet e konferencës se Organizatës Ndërkombëtare të Punës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Gjenevë, ku përfaqesues të qeverive dhe sindikatave të shumë vendeve të botës diskutuan mbi çështjet e punësimit dhe emigracionit.

9 komente në “Veliaj në Gjenevë/ Shqipëria për herë të parë anëtare e bordit të ILO-s”

  1. tiku says:

    bravo mo djal! shpresojme shqiperia te integrohet sa me teper ne lidershipin e ri boteror.

    1. jona says:

      Minister i madh je Veliaj po ben nje pune te shkelqyer nepermjet integrimit te vendit ne te tilla organizata boterore si ILO

      1. arjola says:

        Bravo super minister

        1. jola says:

          Zgjedhja e Shqiperise ne Organizaten Nderkombetare te Punes vjen fale punes fantastike te Veliajt, shume bravo

          1. ardit says:

            Super Super Super

            1. ori says:

              Ky eshte njesh, nje nder me te mire ne qeveri, bravo i qofte.

  2. andi says:

    dhe thoni pastaj qe nuk i meriton te gjitha votat qe mori ky njeri
    po e perfaqeson shqiperine ne menyren me dinjitoze te mundshme

  3. nora says:

    me persona te tille si ministri Veliaj ne ndihemi krenare qe opinioni per shqiptaret nuk do te jete me i njejti si me pare, ku te gjithe na mendonin si hjdute dhe kriminele

  4. burreli says:

    Me vjen shume keq qe eshte i vetmi njeri, i sinqert…… Nga te gjithe politikanet shqiptare..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje