Panariti: Nafta pa akcizë për serat me ngrohje

5 Qershor 2014, 18:44Ekonomia TEMA

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, deklaroi se me propozim të Ministrisë së Bujqësisë, qeveria shqiptare miratoi një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me me përfitimin e naftës pa akcizë dhe pa taksë qarkullimi për serat me ngrohje në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas këtij vendimi, është bërë e mundur që të gjithë këto sera të përfitojnë naftë rreth 40% më lirë se sa çmimi i tregut.
“E thënë ndryshe, nëpërmjet këtyre masave shtesë bëhet e mundur që këto sera të përfitojnë naftë rreth 40% më lirë se sa çmimi i tregut dhe padyshim kjo është bërë nëpërmjet kostove fikse të përcaktuara qartë në këtë VKM, ku për çdo dynym serë me ngrohje ku kultivohen perime, zarzavate, erëza të ndryshme, kultivuesit përfitojnë 100 mijë lëkë të reja.

Kjo padyshim do të kontribuojë në uljen e kostos së prodhimit, për rrjedhojë do të reflektohet edhe në uljen e çmimeve, por ajo që është më kryesore është që ne do t’i inkurajojmë të gjithë këta prodhues të serave me ngrohje që të zgjerojnë ndjeshëm sipërfaqen e kultivuar me sera me ngrohje.

Natyrisht, kjo masë zbatohet dhe me efekte prapaveprues, pra praktikisht për prodhimin e prodhuar dhe të dorëzuar, por do të zbatohet njëkohësisht edhe për prodhimin e ri që do të mbillet dhe do të dalë nga fundi i këtij vitit dhe fillimi i vitit pasardhës,” tha Panariti.

“Nga ana tjetër  ju e dini që Ministria e Bujqësisë është përfshirë tashmë edhe në një aksion masiv të shpërndarjes së fidanëve të ullirit të certifikuar, të kontrolluar, të pastër dhe cilësorë në të gjithë territorin e Shqipërisë,” shtoi ai.

3 komente në “Panariti: Nafta pa akcizë për serat me ngrohje”

  1. ILIRET says:

    O Panarit! Jepni ndihme per fermeret e varfer, qe nuk arrijne te punojne token per shkak te cmimeve te larta te naftes, farerave dhe te plehrave kimike. Mos jepni per bosat ne bujqesi. Sa sera jane me kaldaje ne Shqiperi? Ja po te them une. Jo me shume se 10 (dhjete). Dhe keta nuk i ndezin asnjehere. Po moren parate e naftes nuk kane nevoje te prodhojne fare domate. Kjo ndodhi edhe para dhjete vjetesh, kur keta tipa e shiten naften neper karburante dhe moren nga 50-60 milione leke te thate ne dore.
    Mendo o zoti minister per 400 mije familje te tjera bujqesore, te cilat nuk po kane buke te hane! Leri dhjete familje bosash!!!

  2. Rupi supi says:

    50 veta kan sera o panarit koqja
    Dhe tre milione te tjere kan traktora , tu keput bytha me keto bamiresi
    U jep 1 milione dhe u merr 100 nga mbrapa, a dobic a dobic
    Nonje gje per fukarenjte ca do besh ?
    Ka vajt bari 1 metro ne myzeqe sja vlen ti punosh frezosh ti mbjellesh dhe ti korresh sepse del -70 humbje plus ska treg o pano loqja
    Te dhjefsha portokallin , ju jeni me “funny”

  3. librazhdi says:

    Po peshkataret e shkrete o zoti minister ?-Jane qindra familje mijera persona qe (mbi)jetojne me peshkim .Apo do te vazhdojne ta blejne ne Itali Greqi e Mal te zi per te majmur fqinjet me gjakun e djersen e shqiptareve ?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje