Të gjithë sytë tek BQE/ Vendosen norma negative interesi për të nxitur kreditimin

5 Qershor 2014, 19:37Ekonomia TEMA

Të gjithë po flasin për vendimet më të fundit të Bankës Qendrore Europiane.

Kjo e fundit ka prezantuar një seri masash, që kanë për qëllim të stimulojnë ekonominë në eurozonë.

Mes masave të prezantuara është edhe ajo e normave negative të interesit dhe dhënia e kredive të lira me terma afatgjatë për bankat.

Sipas BBC, BQE ka ulur normën e saj të depozitave për bankat nga zero në -0.1 përqind.

Qëllimi është që të inkurajohen bankat që të japin kredi për bizneset, në vend që të mbajnë paratë.

Gjithashtu BQE uli normën bazë të interesit nga 0.25 përqind në 0.15 përqind.

BQE është e para bankë e madhe qendrore që prezanton normat negative të interesit.

Ekonomistët thonë se është një lëvizje e guximshme dhe e pazakontë.

Normat negative të interesit janë provuar më parë edhe në ekonomi të vogla si në Suedi e Danimarkë, por rezultatet kanë qenë të përziera.

Analistët thonë se në Suedi efekti ishte pak më i dukshëm, kurse në Danimarkë thjesht uli vlerën e monedhës vendase.

Korrespondenti i BBC thotë se këto masa synojnë të rigjallërojnë ekonominë e dobësuar.

Një burim i kësaj dobësie është rënia e kredive të bankave për sektorin privat.

Sipas tij, ndikimi është ende i paqartë, ndaj një lëvizje e tillë tregon qartë shqetësimin e BQE.

Masat u paraqitën nga presidenti i BQE, Mario Draghi.

Ato u pritën mirë nga tregjet.

Indeksi gjerman DAX kërceu për herë të parë mbi nivelin 10 mijë.

Ndërkohë, Euro ra në nivelin më të ulët në katër muajt e fundit.

Ekonomia e eurozonës u rrit vetëm me 0.2 përqind në tre muajt e parë të këtij viti.

Shpenzimet e konsumatorëve, investimet dhe eksportet po rriten me ritme më të ulëta se një vit më parë në këtë kohë.

19 komente në “Të gjithë sytë tek BQE/ Vendosen norma negative interesi për të nxitur kreditimin”

  1. Gridi says:

    Njihet boterisht si ECB, pse i vendosni emrat sipas qejfit.

    1. USA says:

      Po Shqierise pse i thone Albania!

  2. - homeri- says:

    – nje te semuri ne koma po i injektojne serum per ta mbajtur gjalle — dengela kote , hidhni monedhe te re dhe euro cvelersohet dhe ekonomia rigjallerohet

    1. MonsieurA says:

      BQE-se i pelqen te beje eksperimente te tilla dhe te deshtoje haptazi. Disa here rradhazi, politika monetare ekspansioniste e BQE-se nuk ka funksionuar, madje ka gjeneruar edhe deflacion (rasti i Greqise dhe Spanjes). Por nuk mund te hidhet ne treg nje monedhe e re sepse kjo do te prishte federalizmin e Eurozones (kjo do te thote te persekutosh Gjermanine, Finlanden apo Hollanden qe me euron kane nje performance te mire ekonomike). Duhet qe shtetet e prekura nga kriza si Greqia, Portugalia, Spanja, Italia te shpallin falimentin e pjesshem ne menyre qe te rregullojne bilancin tregetar, perndryshe rrahim uje kot ne hava.

  3. arsen says:

    Kjo eshte zgjidhja!
    Qarkullimi i parase do rrise vendet e punes.
    Mire ne Europe, po ketu ke ne qe i majne “poshte dyshekut”?!!! Ketyre ca me i bo?
    Ndersa Bankave te huaja?!! -0,2 tua cojne!

  4. al says:

    Shqiperia nuk ka shpetim ne ekonomi pa krijuar nje banke me aksione shteterore ne nivelin e dyte.kjo eshte e vetmja rruge per te konkuruar bankat private qe operojne tek ne.fullani ta coje dhe 1% interesin ato do ti investojne jashte shqiperise parate e depozituesve shqiptare.mos degjoni o qeveritar pseudoekonomistet tone qe nuk kane haberin se cfar ndodh sot ne bote.amerika atdheu i ekonomise kapitaliste boterore nderhyri tek bankat e sajdhe i dha fryme ekonomise.qeveria shqiptare ato 500milion qe domarriborxh shume mire mund te krijoje ate fond shteteror dhe te kreditoje bisneset e mesme dhe te vogla me interesa te ulta.gomarin nga balta enxjerr i zoti,sa per bankat qe janene shqiperi ata investojne parate tona ne vendet e tyre,se strategjia e tyre eshte qe shqiperia te rrije gjithmone e varur prej tyre.privatizimi total i sistemit bankar eshte krimi me i madh qeju be shqiperise,fajtoret dihen si pashko,nano berisha bode dhe ruli.ata jane fajtoret kryesor qe lengone konomia shqiptar.popull i i di ata prandaj rilindja duhet te rilind dhe sistemin bankar.si ka mundesi qe nuk kreditohet dhe bankat enivelit te dyte dalin me fitim,pyetni pseudoekonomistet tane qe jane ordiner ne europ me bagazhin qe kane.turp ne dore te kujt e lame ekonomine tone.

    1. plaku mocem says:

      Kete pyetje ja kam bere vetes dhe nuk e zgjidh dot tamam.Si mbijeton nje banke e nivelit te dyte kur ajo nuk jepe kredi?Nga i gjen parate banka per pagesen e interesave?Po shpenzimet e brendeshme te vete bankes me se i mbulon?Dhe pergjigja duhet te jete:Ose keto banka i mban shteti me bono thesari,ose keto banka jane piramida,ose pastrojne para.Mua, si diletant ne keto punet e bankave, keshtu me del ekuacioni ityre.

      1. henri says:

        plaku mocem,
        Bankat jetojne, sepse ato bejne nje loje jo shume te paster me shtetin shqiptar. Ato nuk japin kredi per bisnesin, se kane frike se mos ju rriten kredite e semura dhe si zgjidhje kane gjetur blerjen e bonove te thesarit me interes reth 4 %. Pra bankat e shkalle se dyte kreditojne shtetin pa patur rrezik dhe shteti merr leke nga bankat e shkalles se dyte ne tregun shqiptar, sepse ne tregun e kapitalit boteror ka probleme per shitjen e bonove te thesarit ( eurobonsat ) se e para nuk ja blen njeri per shkak te rankimit te keq dhe e dyta ne se ja blejne ja blejne me norme interesi shume te larte.
        Sasia e vetme e eurobonsave shqiptare u shit ne nendor 2010 dhe ishte sasia 300 miljon Euro me maturitet pese vjet dhe norme interesi 7,5%. Pra nga bankat e shkalles se dyte shteti paguan interes 4 % dhe ne tregun boteror, ne se eurobonsat ja blen njeri, me 7,5%.

        1. ALBATROS says:

          banka shoku eshte piramide e paster, po po qe punon me leke te pista dhe me leket e shtetit dhe taksapaguesve shqiptare por dhe me interesat qe i merr shtetit per printimin ne ajer te ca letrave q

          1. ALBATROS says:

            Banka shoku eshte priamide e paster ae po punon me leke te pista droge ose mafieje, me leket e shtetit qe i merr si perqindje per printimin ne ajer te lekeve apo dhe leket e taksa paguesve qe i merr si bail out ose interesat e kredive dhe sekuestrimet e pasurive, por po qe se ne te gjithe klienete bankare qe kemi llogari te veme dhe ti terheqim ne nje kohe leket une ta ve bast me cfare te duash ti qe banka nuk do kete leke te mbuloje me leke ne dore as 40% NGA NE KLIENTET E SAJ

      2. enodis says:

        Bankat perpiqen qe keto gjera mos t’i mesosh kurre.
        Bonot e thesarti nuk jane vesce nje forme tjeter monedhe (dmth copa letre). Qeveria shtyp bonot , BSH shtyp Lek dhe i kembejne. Qeveria hap llogari ne bankat e nivelit te dyte dhe BSH ia depoziton parate aty.
        Tani bankat e nivelit te dyte kane parate ndersa Qeveria ceqet.
        Sipas ligjit shqiptar (rezerve 8%) per cdo 100 Lek depozite nje banke mund te jape deri 1250 Lek kredi (fractional reserve banking).
        Pervec kesaj norma baze e interesit te Lek -ut sot eshte 2,5 %.
        Dmth qe bankat e nivelit te dyte e marrin me 2.5 dhe e japin me 10.
        Nderkohe jane te vetmet qe blejne bonot e thesarit. Ne pergjithesi marrin letra dhe japin letra, por deklarojne 40 milion euro fitim per 3 mujorin e pare te 2014. Dmth 1/3 e gjithe rritjes ekonomike te parashikuar. Shpenzimet e brendshme te bankes !????, pfffffffff

    2. ALBATROS says:

      Bravo Al, bashkohem me mendimi9n tend, sic ishte ne kohen e Enver Hoxhes, te Sdam Huseinit dhe te madhit ne libi Kadaf, kjo ishte arsyeja pse keta 2 te fundit u hoqen me force nga bankieret nderkombetar sepse gjakpiresi Rothschild dhe dinastia bankare e trij do te kontrolloj cdo banke qendrore ne bote, Po te jete shteterore nuk paguajme interes per printimin e lekeve neper bankat private dhe ky quhet <> por qe eshte thjesht interes artificial idisa copa letrave qe printon banka qe ne duhet ta paguajme, po te ishte shteterore banka do kish klredi afatgjata pa interes dhe ekonomia do ish fantastike dhe nuk do kish manipulime apo inflacion artificialisht te krijuart per te shkaterruar dhe ndertuar ekonomine poer fitimet e bankave apo luftra per fitime

  5. shpetim says:

    Ky eshte problem teper teknik i financave bankare. Ne ditet e sotme jane ngritur pikepyetje te medha mbi teorite qe kane udhehequr menaxhimin e sistemit bankar-financiar, pas krizave te findit qe tronditen vendet me te zhvilluara te botes.

    Kaq e madhe eshte kjo coroditje, sa qe studjuesit e famshem boteror te sotem, i jane kthyer studimit te teorive te financave dhe kapitalit qe kane ekzistuar me shume se 100 vjet me pare.

    Cdo perpjekie qe behet eshte thjesht nje eksperiment i pa provuar, i cili gjithmon ka riskun me vehte.

  6. henri says:

    Me cfare kam pare ne tv gjerman “Phönix” dhe tv italajan La7 me rezulton se :
    – Si rezultat i zgjedhjeve ne parlamentin europjan sic duket politika dhe financat europjane kane vendosur te bejen dicka, qe euroskeptiket te dobesohen.
    – BQE ka vendosur te japi kredi me vleren 400miljarde per bankat qendrore te vendeve te BE me norme interesi 1% dhe ME KUSHT qe keto kredi te jepen VETEM per bisneset europjane qe kane nevoje urgjente per kredi.Dhenja e ketyre kredive duhet te jete shume transparente dhe do te kontrollohet reptesisht nga BQE. Me pare BQE ka dhene mbi 2 mije miljard Euro kredi me 1%, por bankat qendrore europjane te cilat nuk jepnin kredi per ekonomine reale, por me keto leke qyl blenin bono thesari te shteteve te ndryshme me deri 5%, pra duke fituar 4 %. Pra bankat, pa rezikuar, jepnin kredi shteteve te europes dhe te dy palet perfitonin.
    Sic duket tani, shyqyr zotit, BQE kane vendosur qe kjo gje te kufizohet. Pra 400 miljarde Euro per ekonomine reale.
    – Bankat europjane qe merrnin kredi me 1% nga BQE, ato blenin vetem bono thesari dhe nuk kreditonin ekonomine reale sepse kishin frike. M.gj.se, kur ishin te sigurte, keto kredi qe merreshin nga BQE me 1% jepeshin per 13 deri 15% per bisnesin ose personat privtatte. Shpesh bankave gjate diteve te caktuara ju mbeteshin leke ne portofol dhe ata ne vend, qe keto leke ti jepnin kredi per ekonomine reale ose personat private i dergonin keto leke prapa ne BQE dhe fitonin shume pak ( me duket se reth 0,2% ). Tani kjo gje do e ndryshoje. Tani bankat ne se kthejne leke prapa ne BQE jo vetem qe nuk do te fitojne por do te humbin 0,1 % te lekeve te kthyera. Kjo behet qe bankat leket te mos i kthejne prapa ne BQE por te stimulojne krditimin e ekonomise reale.
    – Kuptohet, se kjo eshte nje politike monetare shume e guximeshme. Dhe per kete bankat e krusimeve gjermane jane shume te shqetesuar, sepse ne vend qe shtetet e Eurpes jugore si France, Itali, Spanje, Portugali, Qreqi, Qipro etj. te bejne reforma ugjente atyr ju dha nje sasi tjeter DROGE FINANCJARE per te fituar kohe.
    – Ne fakt u fol edhe per tre pika te tjera, te cilat, te me falni se nuk i mbaj mend.
    Sidoqofte, me sa kuptoj une, keto masa te reja te BQE nuk do te kene ndonje infulence te madhe mbi ekonomine shqiptare.

    1. henri says:

      Me falni ju lutem por desha te thosha se shkaku kryesor qe BQE i merr keto masa te reja eshte frika e DEFLACIONIT.Deflacjoni eshte e kunderta e inflacjonit.
      DEFLACIONI eshte nje periudhe gjate te ciles cmimet ulen. Ky problem lind kur kerkesa totale eshte me e vogel se sa oferta totale qe ofron ekonomia. Ky problem lind, kur ulja e cmimeve çon ne nje spirale negative rroge dhe cmime. Ne fakt çmimet ulen po ama edhe rrogat ulen. Me gjithe se cmimet ulen ekonomia nuk merr impulse. Kjo gje sjell papunesi, humbje te te ardhurave, dhe performanca totale ekonomike ulet. Ne shumicen e rasteve deflacjoni shoqerohet me recesjon ekonomik ose Depression.
      Psikoza e njeriut eshte e çuditeshme. Kur njerezit shofin se çmimet po ulen, ata nuk blejne por presin qe çmimet te ulen akoma dhe pastaj te blejne dhe kjo sjell deflacion. Ne keto kushte prodhuesit, per te perballuar humbjet, ulin rrogat e punonjesve ose nxjerrin punonjes nga puna per te ulur oferten ne treg duke u futur keshtu ne nje spirale te rezikeshme.
      Me sa kuptova une, BQE i morri keto masa qe te fitoje kohe, sepse ne se deflacjoni vazhdon atehere BQE nuk ka asnje arme tjeter per te luftuar deflacjonin gje qe do te ishte shume keq.
      Desha te theksoj edhe nje here, se une nuk jam ekonomist dhe keto qe them ne forum i kam te degjuara ne tv ose lexuar ne shtypin e huaj. Pra ne kete rast jam vetem nje perkthyes i thjeshte.

  7. studenti says:

    Per sa kohe qeveria rrit borxhin dhe leshon bono,bankat ushqehen mire me bono dhe nuk rrezikojne ne kredi per bisnesin.Ulja e borxhit me cdo cmim eshte alternativa.A do kete guxim qeveria te paguaj kete cmim apo do i lepihet Fullhanit qe te ule koston e borxhit vet?

  8. Mira says:

    E kuptoni qe ne Shqiperi po krijohet nje krize shume e thelle , i ka kapur stresi te gjithe , eshte krijuar nje lemsh i madh urbanistik , ikin njerzit nga fshati se do gjejne jete me te mire ne qytet dhe nuk meren tokat qe kane ne fshat, nuk kuptohet ku fillon fashti dhe ku mbaron qyteti , te del lopa ne mes te qytetit .

  9. Ekonomisti says:

    ECB sic pritej Zbrazi te gjithe “municionet” per te mbajtur nen kontroll ose dhe ulur vleren e EUROS ne tregje, dhe ne kete menyre te nxise prodhimin dhe exportet e vendeve te Eurozones dhe konsumin e brendshem e ringritjen e ekonomise, rrezikohet shume me propabilitet 80% renie ne periudhe deflacioniste dhe me shume gjasa pas kesaj do te pasoje nje periudhe hiperinflacioniste e cila do te shenoje dhe kulmin e krizez qe ka mberthyer Europen dhe boten qe nga 2008 Kriza e 1930 ne amerike do te quhet bija e krizes se 2008-2018 prandaj keshillohet per investitoret te blejne Flori mundesisht fizik pasi eshte i vetmja para e cila i mbijeton te gjitha krizave.

  10. Norton Finance says:

    A jeni nën Rishikimi ose Administrimi i borxheve? A jeni në listën e zezë? A po përpiqeni të përballoni pagesat tuaja mujore? Dëshironi të blini një kredi për shtëpi, makinë apo biznes, por ju jeni nën rishikim të borxhit apo administrim? Nëse jeni përgjigjur PO për ndonjë nga pyetjet e mia? Mirësi na kontaktoni përmes emailit: [email protected]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje