Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, është duke zhvilluar një vizitë zyrtare në Kinë, ku u takua me autoritetet e provincës së Ningbo dhe me kryetarin e qeverisjes locale, Liu Chi.
Ahmetaj bëri një prezantim të Shqipërisë dhe të mundësinë që vendi ynë ofron për të investuar, duke theksuar se qeveria është angazhuar për të sjellë zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetesës se qytetarëve shqiptarë.
Ahmetaj tha se kompanitë kineze në përgjithësi dhe ato nga provinca Ningbo janë të mirëpritura të vizitojnë Shqipërinë dhe të shohin mundësitë që ofron ajo, duke u ndalur veçanërisht në sektorin e bujqësisë. Në mënyrë të veçantë, Ministri i Zhvillimit Ekonomik vuri theksin në mundësitë e zhvillimit të porteve shqiptare, sidomos Porti i Shëngjinit, i cili është një ndër 3 portet më të thellë ne Mesdhe. Sipas ministrit Ahmetaj, eksperienca kineze në menaxhimin e porteve mund t’i shërbente shumë mirë porteve shqiptare, të cilat do të luanin një rol shumë të rëndësishëm për vendet e Europës Juglindore, si pika kapilare të transportit të mallrave drejt Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit.
Nga ana e tij, Liu Chi u shpreh i nderuar të presë delegacionin shqiptar në Ningbo dhe bëri një prezantim të shkurtër të qytetit Ningbo. Qyteti ka një sipërfaqe 900 km2 dhe popullsi prej 10 milion banorësh. Produkti i Brendshëm Bruto në vitin 2013 ishte 120 billion$ dhe GDP per capita 15,000 $. Ningbo i përket provincës së Zheijang, një ndër më të mëdhatë në Kinë. Ka një industri portuale shumë të zhvilluar, prej 496 milionë ton, duke zënë vendin e tretë në Kinë dhe vendin e katërt në botë (si dhe nga volumi i kontenjerit: 17,6 milion TUs, duke zënë vendin e tretë në botë). Të ardhurat nga kjo industri i sjellin provincës Ningbo më shumë se 200 miliardë dollar në vit.
Chi tha se është e rëndësishme intensifikimi i bashkëpunimin mes Ningbo dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme të ekonomisë dhe se sipërmarrës të ndryshëm të mëdhenj nga rajoni janë të interesuar për të parë mundësitë e investimeve që ofron Shqipëria, në sektorë të ndryshëm. Z. Chi falenderoi ministrin Ahmetaj për sugjerimet dhe prezantimin e Shqipërisë dhe tha se ky është vetëm hapi i parë, pasi prezantimi i Shqipërisë ndaj turistëve dhe biznesmenëve Kinezë dhe të Ningbos do të vazhdojë më tej.
Në fund të takimit, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes ftoi Chi për të vizituar Shqipërinë me një delegacion sipërmarrësish dhe propozoi organizimin e një Forumi Biznesi në vjeshtë të këtij viti, propozim që u mirëprit më kënaqësi nga z. Chi.
Importoni patate kineze me Dy s’y. Edhe kina i duhesh tiranes. Dmth ministre i nje shteti shkon talon nje provincial ne kiné. Shteti i madh Apo i Vogel ka ministre dhe pritet nga ministre dhe Jo nga provinciali. Kjo eshte pnekuri dhe kapaciteti i A h m t aaaj
Arben bravo! Kina eshte burim ekonomik i jashtezakonshem! Duhet te shfrytezohet ne maksimum.
Perrallat lihen per ne darke e jo ne kete ore te drekes. Kina do tregje dhe pune te medha. Ne nuk i plotesojme kushtet e fitimit per ta. Interes per ta kane vetem mineralet. Duke u futur tek porti i Athines per ata nuk ka me interes per Shengjinin(vetafrimi yne eshte vetem per demagogji).
Zhvillimi i vendit nuk behet vetem me Callcenter dhe fasone. Duhet prodhim, perpunim, eksportim nga kapitalet shqiptare.
Po po ne kemi kycin e Otrantos deres per ne Evrope dhe protet e Shengjinit dhe Vlores
Ne themel te strategjise qeverisese te “Rilindjes” duhet te jete keshilla universale e Vranickit (per ate qe s’e njeh, nuk eshte i pesti pas Stalinit) ne 1997-en, ne substance: “E TERE VEMENDJA TE EKONOMIA!”
Vertet nuk shihet gjekundi nje “Plan Marshall”, por Qeveria Rama, me nje politike shume me aktive se k/krimineli (k=krye, ose koke) SRB-a, duhet te beje te mundur afersisht nje plan te tille e le t’i lere p*rdhat e Saliut, se ai s’ben gje tjeter vecse kryen NE LIRI TE PLOTE (??!) misionin qe i kane dhene (shih) reaksioni me i zi antishqiptar.
Njerezit duan PUNE, MIREQENIE dhe PROSPERITET!
A ka mundesi te na kthehen slogani “LAVDI PUNES” si dhe kenga “Hajt punojme, djersa le te kulloje!…”
I nderuar gazetar, vertetoni shifrat perpara se ti publikoni. Nqs shife at qe juve permendni jane te salta, atehere GDP do te jete 12.000 dollare dhe jo 15,000.