Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe Ambasadori amerikan në Tiranë Alexander Arvizu vizituan një fabrikë të biznesit fason të hapur pak javë më parë në qytetin e Çorovodës që ka si aktivitet të saj prodhimin e këpucëve për eksport në të gjithë vendet e rajonit dhe të Europës.
Meta së bashku me investitorin Nikolin Lleshi e njohën Ambasadorin Arvizu me mënyrën e funksionimit, kapacitetet, fazat e punës të këtij biznesi fason që ka hapur 300 vende të reja pune dhe se së shpejti në muajin shtator kapaciteti i punonjësve do të shkojnë në 500 vende të tjera pune.
Nga ana e tij, Ambasadori Arvizu vlerësoi këtë investim gjigant në këtë zonë të tillë si Çorovoda dhe u impresionua nga kushtet e punës. Arvizu gjatë bashkëbisedimit me punonjësit e kësaj fabrike, u njoh me kushtet moderne të punës në përputhje me standardet evropiane.
Kryetari i Kuvendit falënderoi investitorin Nikolin Lleshi dhe të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e fabrikës dhe për hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa garantoi për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë dhe të kësaj mazhorance për krijimin e të gjithë lehtësirave të nevojshme për biznesin fason.
hajde bixnec hajde,prodhon kepuce e per evropianet,ne nje nje kohe kur 95% e shqiptareve veshin kepuce e cisme te perdorura nga Evropa…!!
Kam te dhana se ARVIZU ka ik ne skrapar per te provuar rakine pooo,popo ngjojeni tani kur te thote se kur me tha mue burre shteti ishte i pime popo kto i kam nga burime te sigurta i pime i pa pime une baj punen time si byth……