Mallrat e akcizës/ Smith: Të ardhurat nga akciza, zëri kryesor i buxhetit. Spiropali: Jo më subjekte që shkelin ligjin

9 Qershor 2014, 11:23Ekonomia TEMA

Të gjitha bizneset e akcizës brenda javës do të kenë në dorë dokumentin informues për funksionimin e tyre ligjor. Fushata “Ndërgjegjësimi dhe Zbatueshmëria” e ndërmarrë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, Ministrinë e Financave dhe asistuesen e Doganës shqiptare “Croun Agents” do të nxjerrë në terren grupet operative për të vizituar të gjitha subjektet që merren me mallrat e akcisës.

Në një konferencë të përbashkët me kreun e doganave Elisa Spiropali dhe zv/ministrin e Financave Ervin Mete, drejtuesi për asistencën në dogana të Croun Agent, David Smith sqaroi se fushata do të nisë fillimisht me infomimin e të gjtiha bizneseve të akcisës për detyrimet që ata kanë dhe përmbushjen e tyre. Sipas Smith të ardhurat nga akciza, përbëjnë zërin kryesor në të ardhurat në buxhetin e shtetit. Për vendet e Bashkimit Europian, theksoi ai, detyrimet e akcizës përfaqësojnë 10 % të buxhetit të shtetit anëtar i BE-së.

“Qëllimi i kësaj fushate është zbatimi dhe ndërgjegjësimi tatimor në lidhje me pagesën e detyrimeve të akcizës. Sot dhe gjatë javës do të ketë vizita të koordinuara në të gjithë operatorët që janë të regjistruar si subjekte që merren me mallrat e akcisës. Të takohemi, t’i mundësojmë një kopje të dokumentit të ndërgjegjësimit të akcizës, që subjektet të mësojnë se si të përmbushin detyrimet e tyre. Dokumenti shpjegon se cfarë duhet të bëjë biznesi nëse ka probleme dhe se si duhet të ndihmojë Doganën që të paguajnë të gjitha detyrimet e duhura. Dokumenti shpjegon se çfarë do të ndodhë nëse nuk përmbushin detyrimet e tyre. Hapi i parë është aspekti edukativ dhe informues. Dokumenti shpreh qartë se çfarë ndodh me ato biznese të cilët nuk përmbushin ose nuk bashkëpunojnë me qëllim arritjen epërputhshmërisë ligjore”, theksoi Smith.

Zv/ministri i Financave, Ervin Mete vlerësoi kushtet e krijuara nga Qeveria, që sipas tij janë lehtësuese për biznesin dhe kanë krijuar në klimë positive. Por shtoi Mete, këto lehtësi duhet të shoqërohen me zbatimin rigoroz të ligjit. Ai tha se qëllim mbetet krijimi i një terreni të barabartë ku zbatuesit e ligjit të mos sulmohen nga informaliteti.

“Klima miqësore, partneriteti me biznesin e reflektuar edhe në lehtësirat e ndryshme ligjore, shkojnë krah për krah me një zbatim të vendosur të ligjit, të plotë, rigoroz, është primar. Në këtë kuadër vjen edhe kjo nismë në fushën e akcizës e cila është një fushë e ndjeshme për të ardhurat. Ka pasur ndryshime të akcizës që ka kaluar nga Tatimet tek Doganat, qoftë edhe të artikujve të rinj që janë futur si aspekti i pijeve energjike. Për të gjitha këto kërkohet një vëmendje më e kujdesshme. Dhe një veprim për ta kontrolluar sa më mirë këtë treg është të krijojmë një terren të barabartë ku zbatuesit e ligjit të mos sulmohen nga informaliteti. Në Shtator-Maj patëm 230 milionë dollarë të ardhura më shumë nga të 2 adminsitratat krahashur me të njëjtën periudhë të një vitit më pare, ndërsa Janar-Maj shënoi 130 milionë dollarë më shumë të ardhura sesa e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Bashkëpunimi i kënaqshëm me Croun Agents dhe eksperienca e tyre do të sjellë që kjo fushatë dhe zbatimi i ligjit të jetë rigoroz dhe i vendosur”, tha Mete.

Drejtoresha e Përgjithshme e Doganave Elisa Spiropali në fjalën e saj u ndal në procesin e kontrollit ndaj subjekteve, duke sqaruar se ky proces do të realizohet nga grupet operative në pikat doganore kufitare dhe në ambjentet ku mallrat e akcizës tregtohen me pakicë.

 “Croun Agents do të vizitojnë një numër të madh të subjekteve të akcizës. Grupet do t’i pajisin subjektet me një dokument informues për pajtueshmërinë ligjore. Në javët në vazhdim kontrollet do intensifikiohen. Mënyra dhe strukturimi i kontrolleve do të jetë fleksibël në varësi të rezultateve të konstatuara”, u shpreh Spiropali.

Sipas saj, qëllimi i kësaj fushate është identifikimi i shkeljeve dhe i subjekteve që veprojnë në kundërshtim me ligjin. Spiropali sqaroi se objektiv i kësaj fushate është që të gjitha subjektet e akcisës të rregullojnë funksionimin e tyre në varësi të ligjit.

4 komente në “Mallrat e akcizës/ Smith: Të ardhurat nga akciza, zëri kryesor i buxhetit. Spiropali: Jo më subjekte që shkelin ligjin”

  1. zambi says:

    Bravo. PO paguajme miliona euro per nje kompaniqe po ben pune OJF.

    Ato leket qe merr Crown Agents do ishte me mire qe te shkonin rritje rroge per doganieret dhe policet. Keshtu doganieret do ishin me te motivuar per pune te ndershme dhe policet me te motivuar per te goditur korrupsionin.

    1. Arben says:

      JANE CMIMI I “ASISTENCES” SE TONY BLAIR, QE RAMA THA SE “NUK DO TE KUSHTOJE AS NJE QIME FLOKU NGA XHEPI I SHQIPETAREVE”

      NARD NDOKA KA THENE

      KUSH PJERDH LIROHET

  2. Smell says:

    $230 Millione me shume dhe $130 millione me shume po prape qeveria planifikon te futet edhe nja $1 Milliard ne borxhe? Dickaje po i vjen era: ose po rrejne me shume ose po vjedhin vete me shume.

  3. Alo''''' says:

    O Lisa hajde moj motra ta ndezim nga nje cigare hashash,se nuk je per ate pune ti,hajde kujto kohet kur ke qene ne Usa per studime.
    Th ata byth-vrimat angleze qe po na bejne zbor neper dogane,sikur te ishin police shqiptare na rrufshin leshte,dheneser bejini polici ok?
    te fala Fierakut……………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje