Zv.ministrja e Mirëqenies Sociale Genta Sula nëpërmjet një deklarate për mediat bëri të ditur vendimin e miratuar në mbledhjen e Qeverisë që ndihma ekonomike t’ju shpërndahet grave.
Sipas Sulës, pikë tjetër e këtij vendimi është edhe shpërndarja e ndihmës për familjarët që vaksinojnë dhe shkollojnë fëmijët e tyre.
“Ndihma ekonomike do shpërndahet vetëm tek bashkëshortet, kjo shërben për rritjen e barazisë gjinore. Gruaja merr fondet e ndihmës ekonomike dhe fuqizohet ekonomikisht për herë të parë, menaxhon vetë këtë fond”, tha ajo më tej.
Duke folur për një fond shtesë të ndihmës ekonomike, Sula tha se do të përfitojnë ato familje që vërtetojnë se dinë të prindërojnë. Pra, janë familje që sakrifikojnë për shkollimin dhe vaksinimin e fëmijëve të tyre.
“83 mijë fëmijë do mund të përfitojnë nga ky fond, promovojmë prindërimin e mirë”, shtoi ajo.
Ndërkohë nga qyteti i Beratit, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj teksa inauguroi një qendër për fëmijët romë dhe egjiptianë në qytetin e Beratit, premtoi që në skemën e ndihmës ekonomikë të përfshihen romët dhe egjiptianët.
“Berati është lider në fushën e mosdikriminimit. Kemi ndërmarrë reforma të reja për ndihmën ekonomike. Në skemë do përfshihen romët dhe egjiptianët”, tha ai, duke shtuar se kjo ndihmë do t’ju shpërndahet grave.
levizje e zgjuar! bravoooo!
Fantastike vendimi mese i drejte.
E menduar shume drejte nga ministria e mireqenies, grate dhe femijet jane shtresa me e shtypur dhe ky vendim i ministrise do te vlenete shume per ta. Bravo
Me ne fund qeveria po tregon vemendje dhe intrese per mireqenien e femijeve dhe grave te vendit. Nje vemendje e tille u mungonte prej kohesh kesaj shtese. Bravoo