Shqipëria solidare/ Veliaj: Me kushtet që ka Shqipëria, s’mund të rriten taksat

9 Qershor 2014, 20:09Ekonomia TEMA

“Me kushtet që ka Shqipëria sot, nuk duhet të rriten taksat dhe e vetmja zgjidhje është të mirë administrojmë taksat që mbledhim nga subjektet e ndryshme”.

Kështu deklaroi nga qyteti i Elbasanit ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, ku zhvilloi një bashkëbisedim me banorët në kuadër të skemës së re të ndihmës ekonomike dhe sistemit të dixhitalizimit të saj.

Nën sloganin “Shqipëria Solidare”, ministri Veliaj deklaroi se “nuk do ta quajmë më ndihma ekonomike, por Shqipëria solidare”.

Sipas tij, “Shqipëria harxhon 200 milion dollarë vetëm për ndihmën ekonomike dhe Shqipëria solidare reflekton atë që është realisht: shqiptarë që ndihmojnë disa shqiptarë të tjerë”.

“Këto para kanë një fund, ato nuk janë pa fund. Me kushtet që është ekonomia sot, ne nuk mundet dhe nuk duhet t’i rrisim taksat. Kemi ulur në 20 për qind numrin e personave që merrnin pa të drejtë ndihmë ekonomike duke pastruar skemën nga abuzuesit dhe duke dixhitalizuar këtë skemë”, tha Veliaj.

Gjatë bashkëbisedimit ai shtoi se “kemi nxjerrë nga lista ata persona, të cilët merrnin ndihmë ekonomike në mënyrë të padrejtë dhe kemi vendosur që ndihmën ekonomike ta marrin vetëm gratë dhe jo burrat, sepse aty ku ndihmën ekonomike e kanë marrë gratë, ajo është përkthyer në ushqime dhe veshmbathje”.

Sipas tij, “një mënyrë për të ulur varfërinë e familjeve në ndihmë ekonomike është shkollimi i tyre. Do të japim edhe një bonus edhe për familjet që vaksinojnë fëmijët e tyre”.

Nga ana e saj, Drejtoresha e Zyrës së Punës, Etleva Bisha, tha se “roli i administratorit social është i pazëvëndësueshëm. Vlerësimi nuk është thjesht njerëzor, por nëpërmjet sistemit elektronik, me qëllim që ndihma ekonomike të shkojë tek familjet që kanë nevojë, nderkohë që elementi kryesor i sistemit është transparenca”.

Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, e vlerësoi këtë bashkëbisedim duke deklaruar se “projekti i dixhitalizimit është mjaft i rëndësishëm dhe administratorët duhet ta përvetësojnë mirë këtë program. Ne duhet të jemi këmbëngulës për realizimin sa më mirë të këtij projekti”.

4 komente në “Shqipëria solidare/ Veliaj: Me kushtet që ka Shqipëria, s’mund të rriten taksat”

  1. SIT ..BACK ..AND RELAKS says:

    po burrat beqare apo te divorscuar sipas ktij nuk duhet te marrin ndihme dmth. hajde llogjike

  2. Albi says:

    Po ndonje lajm se cfare bere Veliaj kur u zgjua, si e pi kafen e mengjesit, dhe ne cfare pozicioni e zuri gjumi ne darke a do na jepni?

  3. Ardian Ymeralia says:

    Ik o debil, që po e rrënon Shqipërinë… ?

    Mjer njerëzia që të dhanë votën ty dhe Edi Ramës, o karagjoz, o klloun, o injorant, o llafolog…

    Shkërdhatat e mutit!

    Që sot 4 tutje duhet të fusim një ligj që dënon politikanët për mashtrim, kur nuk mbajnë premtimet… plus që psikopatëve si Rama u duhet kërkuar një kartelë mjekësore që të mos ketë cene, siç bëjnë në Amerikë…

    Larg kurvë-karagjozat si Veliaj dhe Rama nga politika…

    Zara të pistë!!

  4. 006 says:

    Ky ka pjerdhur. Cdo 2 dite nga nje seminar apo konference.
    T’i dhuroje ato leket qe shpenzon lart e poshte do ishte me mire.
    Llafe pa bereqet thote fshati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje