Këshilli i Ministrave sanksionon ligjërisht detyrimet dhe pasojat që do të ketë ndaj punonjësve të administratës si dhe kompanive që nuk shlyejnë detyrimet që kanë për konsumimin e energjisë elektrike. Në mbledhjen e sotme janë miratuar propozimet e Ministrisë së Energjitikës, sipas të cilave kompanitë debitore në energji elektrike do të përjashtohen nga tenderat nëse nuk shlyejnë detyrimet.
Në ndryshimet ligjore citohet se çdo subjekt duhet që të ketë: një dëshmi që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të maturuara të energjisë elektrike të kontratave të energjisë që ka operatori ekonomik që është i regjistruar në Shqipëri: mosshlyerja e detyrimeve të energjisë elektrike, përbën shkak për skualifikimin e operatorit ekonomik, përveç rastit kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë: furnizuesi i energjisë elektrike, është i detyruar që të lëshojë këtë dëshmi jo më vonë se 5 ditë nga depozitimi i kërkesës nga operatori ekonomik”.
Këshilli i Ministrave ka miratuar dy vendime të propozuara nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ku vendosen disa shtrëngime për ata që nuk paguajnë energjinë. Propozimi i dytë i drejtohet subjekteve që kërkojnë të marrin një leje minerare.
“Në çdo rast, kërkuesi, është i detyruar që përveç një ose disa vërtetimeve që provojnë kapacitetin financiar, të paraqesë detyrimisht edhe një vërtetim që konfirmon shlyerjen e të gjitha detyrimeve të energjisë elektrike për kontratën/at e energjisë që ka kërkuesi, i regjistruar në Shqipëri. Mosplotësimi i këtij kushti, përbën shkak për refuzimin e aplikimit, përveç rasteve kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara në vërtetimin e lëshuar nga furnizuesi, janë në proces ankimi në gjykatë”.
Këto ndryshime ligjore kanë si synim disiplinimin e konsumatorëve për pagesën e detyrimeve të energjisë elektrike dhe do të zbatohen në bashkëpunim me strukturat e kompanisë së shpërndarjes.
Bravo!
Ky eshte vendim mese anadollak.keto kompani jo vetem tender nuk domarrin por me forcen e ligjit ti konfskohet pasuria deri ne nje per pagesen e energjise.turpi me i madh ikesaj qeverie qe i lutet te paguajne.energji eshte mall dhe kush nuk paguan denohet penalisht.qeveria duhet te forcoje ligjin ,duke pasurparasysh se populli i varfer i paguan te gjitha detyrimet.ndryshoni takt ,ligji mbi te gjithaska tolerance me pronene popullit.
Pak muaj me pare u ndryshua dhe kodi penal qe ashpersoi denimine
Burg per ata qe vjedhin energjine. Pra ata qe nuk figurojne fare si kliente te cez dhe as nuk faturohen per ate cka konsumojne. Edhe ky vendim shume i drejte. Nuk mund te kerkosh fonde publike kur ke borsh shtetit.
shume mire, edhe kompani edhe nuk paguajn
http://bit.ly/1kNbzas
Koha e te lajthiturit plak iku e nuk kthehet me
Shume mire – po paguan pensionisti qe smjaftojne leket per buke e ilace .