Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto prezanton planin e ri për reformimin e transportit ndërqytetas, ndërsa vuri theksin në mbivendosjen e linjave, çka krijon konkurrencë të pandershme dhe evazion të lartë.
“Shërbimi që ofrohet sot është shumë larg nga ajo cilësi që duhet të ofrohet. Janë mbi 467 linja që operojnë sot në Shqipëri. Ka një mbivendosje të jashtëzakonshme të tyre. Kjo sjell shpenzime të mëdha të panevojshme. Synimi i kësaj reforme është t’u ofrojmë qytetarëve një cilësi më të madhe të transportit ndërqytetas”, tha ministri Haxhinasto.
Sipas tij, kjo mbivendosje sjell shpenzime të mëdha të panevojshme, përpjekje për të mbijetuar në treg, mosfunksionim normal në aspektin e biznesit, konkurencë të pandershme, që reflektohet me evazion e paaftësi të operatorëve për të rinovuar flotat e tyre. Kjo nënvizoi ministri, refletohet tek cilësia e dobët e shërbimit që ofrohet për qytetarin
Edhe në aspektin e sigurisë rrugore, tha Haxhinasto, ekzistenca e kaq shumë linjave, e këtij kaosi ka impaktin e vet.
“Ne e dimë që numri i aksidenteve rrugore në Shqipri ka qënë në nivele shumë të larta dhe fatmirësisht nga masat e marra duke u trajtuar si prioritet tendenca e këtyre aksidenteve është në ulje”, deklaroi Haxhinasto.
Duke iu referuar një vlerësimi të bërë, Haxhinasto u shpreh se “mosha” e automjeteve në qarkullim është rreth 20 vjet, çka do të thotë se nuk përmbushin as nivelet e cilësisë së komfortit dhe as të mjedisit.
“Edhe në detyrimet ndaj shtetit kjo situatë ka bërë që të ketë një evazion shumë të madh. Shifrat e biletave të deklaruara nga operatorët në krahasim me të dhënat e gjetura nga studimi i ministrisë së Transporteve janë te pa përputhura që do të thotë që janë të pa sakta dhe se kemi një aktivitet që nuk zhvillohet në përputhje me transparencën ekonomike,” theksoi Haxhinasto.
“Gjithë kjo parregullsi është reflektuar edhe në dëmin që u ndodh ju si operator. Ju mb konsumoni në mënyrë të pa nevojshme 40% më shumë karburant”, tha ai.
Ministri u ndal edhe në një pikë tjetër të rëndësishme që është kontrolli dhe menaxhimi i tregut. Sipas tij, kontrolli dhe menaxhimi i këtij sistemi është i paqartë dhe konfuz, pasi ka përgjegjësi të ndara mes pushtetit vendor dhe qendror.
“Vendimmarrjet lokale bëhen në bazë të kërkesave lokale por nuk bëhet në bazë të kërkesave kombëtare. Sistemi duhet të ketë harmoni. Një nga arsyet pse duhet të ecim para me reformën territoriale është edhe kjo”, sqaroi ai.
Plani për transportin parashikon, sipas Haxhinastos, rregullimin e tregut ne disa faza. Në fazën e parë është pikërisht koncepti i ri që ne kemi përgatitur, i cili synon që tërësinë e linjave pa kriter që ka Shqipëria ta stabilizojmë. Të kemi linjat kryesore, linjat ushqyese dhe linjat ekspres”, theksoi ministri.
Element i rëndësishëm, vijoi ai, është rikonceptimi mbi bazën e teknologjisë së informacionit të gjithë sistemit të biletimit.
“Aktualisht sot kemi një vakum të madh në sistemin e biletimit. Kemi evazion të jashtëzakonshëm kemi subjektivizëm, cka ka sjellë rentabilitet të ulët. Do rikonceptojmë krejtësisht mënyrën e biletimit. Biletimi do jetë për kilometrat e kryera për kilometrat që ka realizuar një qytetar dhe do krijojë lehtësi të mëdha nëse qytetari nuk ka vetëm një intenerar. Do bëhet e mundur që me një biletë që mund të pritet në Sarandë të udhëtohet edhe në autobus edhe në tren te të gjitha llojet e transportit. Platforma do bëjë shpërndarjen e pagesës te operatorët që kanë ofruar shërbimin”, informoi Haxhinasto.
Në fazën e tretë, sipas ministrit Haxhinasto, do të riorganizohen operatorët që operojnë tashmë në treg. Sipas Haxhinastos operatorët aktualë nuk do të hiqen nga reforma e re.
“Në fazën e tretë kemi hedhur idenë që të gjithë operatorët që janë sot në treg të riorganizohen dhe të ofrojnë këtë shërbim. E përsëris këtë fakt se kam dëgjuar se gjoja kjo reformë synon të vendosë monopol në këtë shërbim. Të gjithë operatorët që janë sot në tregun e transportit ndërqytetas do jenë pjesë. Zhvillim i rëndësishëm i fazës së tretë është rinovimi i flotës së autobusëve. Faza e fundit do realizojë një sistem të integruar shërbimi, shërbimin kombëtar të transportit të qytetarëve,” u shpreh ministri Haxhinasto.
Transporti publik ketu ngjason me ate ne Kabul, Islamabad, Mumbay etj.
Nuk ka terminale ku te shkosh e te presesh si njeri, as stacione, as orare,as linja te identifikuara me time-table.
Furgona 8+1, autobuza 30 vendesh, autobuza 60 vendesh, autovetura qe u jane shtuar sedilje, yxhym kush te gjeje ndonje pasagjer. Shumuca e mjeteve (me perjashtim te ndonje furgoni te ri 8+1) jane te vjeter, sidomos autobuzat, bien era djerse dhe era qen, te vjen ndot te hypesh, sidomos tani ne vere.
Saliu, Luli dhe PD keshtu e ndertuan dhe keshtu e duan transportin. Justifikohen me ate qe te hane buke te gjithe, dhe nuk duan tja dine se ngjajme me Afganistanin, Pakistanin, Indine dhe me vendet e Afrikes. Ne fund te fundit ky ka qene vizioni i tyre.