Debati për CEZ/ Berisha: Rama, negociata të fshehta. Gjiknuri: Mbylle gojën, shkaktove 1 miliard USD dëm

12 Qershor 2014, 19:49Ekonomia TEMA

Situata e krijuar me CEZ është kthyer në objekt debate në Kuvend, ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha akuzoi Kreun e Qeverisë Edi Rama se po tenton të problemin përmes negociatave të fshehta dhe jo përmes arbitrazhit. Në akuzat e hedhura në Kuvend Berisha tha se zonja Icka, Avokate e Shtetit që mbron shtetin në këtë proces, ka burrin avokat të CEZ, dhe se është bërë një marrëveshje e fshehtë. Por në reagim të akuzave të Berishës, ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri e cilësoi ish-Kryeministrin fajtor për shkaktimin e një dëmi deri në 1 miliardë dollarë.

Replikat

Berisha: Ministri karshi meje u thoshte sot shqiptarëve, ka një javë që mashtrojnë me ÇEZ. Ka qenë partia juaj në pushtet që ka trajtuar gjithë problemin dhe unë denoncoj shkelmimin flagrant të interesave kombëtarë në negociata. Ish drejtoresha juridike e CEZ përfaqëson Shqipërinë në negociata. Arbitri ndërkombëtar i kotraktuar për të mbrojtur interesat është përjashtuar nga shumica e veprimeve dhe u ka shkruajtur letër se nëse përjashtoni arbitrazhin ju dëmtoni interesat e vendit. Një sipërmarrje e cila u ka së paku 1 miliardë shqiptarëve, i detyron këta duke ndarë paratë me ta ti paguajë 70-80 milionë. Vjedhje të tilla absolutisht nuk do të dilni dot nga ky spiral. Të shkojmë në arbitrazh aty ku kemi nisur, lexo raportin, të gjithë janë kundra teje dhe kundra atyre që duan të vjedhin paratë e shqiptarëve.

Meta: Mbaroi koha e replikës

Berisha: Mbaroi koha e replikës por s’mbaroi koha e vjedhjes

Ministri Gjiknuri: Nëse ka një gjë për të cilën t’i duhet ta mbyllësh gojën, për atë dëm që i shkaktove shqiptarëve dhe fatkeqësisht vazhdon të mbahet peng është pikërisht çështja e CEZ-it. E para, për mënyrën se si e privatizove. E dyta, për atë skemë që bëre bashkë me ata, për të përdorur policinë, në mënyrë që kushtet tona në arbitrazh të jenë të vështira. E treta, për mosveprim 8 muaj dhe ai avokati që përmende të ka çuar edhe një letër që është bërë edhe publike, ku i thotë avokates tënde të shtetit që në 8 muaj nuk keni bërë asgjë, duke dëmtuar interesat e Shqipërisë dhe duke çuar humbjen deri në 1 miliardë dollarë. Së fundi, ai sektor është në pikën e fundit për shkak të mos investimeve dhe ne duam të gjejmë një zgjidhje me interes, vetëm për t’i hapur rrugë atyre investimeve. Sepse shpronësimin nuk e bëre t’i dhe nuk është çështje e kollajshme vetëm se do t’i. Por, fatkeqësisht t’i je si Neroni, t’i di të shikosh vetëm djegie. T’i e zhyte atë sektor në krizë, e çove CEZ-in në atë pikë dhe vazhdon prapë, do që ai sektor të mbahet peng dhe t’i je fajtori kryesor. Megjithatë, i sigurojmë shqiptarët se çdo zgjidhje do të jetë në favor të interesave kombëtarë dhe mbi të gjitha do të hapë rrugën e mbi 200 milion dollarë investimeve që priten në atë sektor”.

Berisha: Haxhinasto të bëjë një brifing në parlament. Zotëria që bën avokatin e CEZ ka përfaqësues të palës shqiptare ish drejtoreshën juridike të CEZ. Zonja Icka, avokate e shtetit që mbron shtetin ka burrin avokat të CEZ ja këto doni të bëni ju. Kërkesa me insistim e arbitrit ndërkombëtar që të hapin arbtirazhin ka rënë në vesh të shurdhër. Raporti financiar ndërkombëtar i pavarur drafti teknik i japin të drejtë palës shqiptarë. Pala shqiptare ka trefishin e shumës së kërkuar ndaj CEZ, por këtu ka qenë dhe është folur dhe po vazhdohet të ndahet para dhe duhet të dënojë Shqipërinë, me një marrëveshje të përfunduar por që e fshehin, rreth 80-90 milionë euro, sepse arbitri ndërkombëtar është në anën e Shqipërisë dhe i ka këruar qeverisë të hapë arbitrazhin por e kanë refuzuar . Do të ketë nje debat vetëm për CEZ shumë shpejt.

 

13 komente në “Debati për CEZ/ Berisha: Rama, negociata të fshehta. Gjiknuri: Mbylle gojën, shkaktove 1 miliard USD dëm”

  1. Kendveshtrim tjeter says:

    Dallimi midis Enverit dhe Berishes eshte se i pari “mbolli” bunkere i dyti bime narkotike!
    Investimi eshte bere ne interes te pushtetit personal te te dyve.

  2. mirashi says:

    O berishe o goje mut mbylle halene more kriminel armiku me i madh e ketij populli e kombi

  3. pakicat says:

    KY I MARRE MENDON SE NE ARBITRAZH ESHTE GJIN GJONI DHE I KA CU FJALE SE SHQIPERIA KA TE DREJTE …. JA KY ESHTE SPECIA QE NA KA UDHEHEQUR 20 VJET…ME KANE BERE PERSHTYPJE QE NE TE GJITHA SONDAZHET QE BEJNE ORGANIZATA TE NDRYSHME DHE MUA ME KANE PYETUR NE DISA TE TILLA…NDERMJET TE TJERAVE NJE PYETJE ISHTE ; A DO TE KISHE DESHIRE TE JEPJE DOREN QOFTE NJE HERE SALI BERISHES…. KY ESHTE KULMI I DEGRADIMIT TE SHOQERISE SONE ….OSE DOKTORI KONTROLLON GJITHE JETET TONA……

  4. Kastriot says:

    Nqs eshte e vertete qe Z. Icka e ka burrin te punesuar / kontraktuar nga CEZ atehere jemi ne nje gjemdje flagrante te konfliktit te interesit. Ne rastin me te mire.

  5. Treviso says:

    Dhe per kete duhet te ngrihet komisjon parlamentar. Apojo o kriminel?
    Po per 97 a duhet te ngrihet komisjon parlamentar?
    Po per dhunimin dhe shkaterrimin e kryeministrise ne 98 a duhet ngritur komisjon parlamentar? Po per zhdukjen e Remzi Hoxhes a duhet te ngrihet komisjon parlamentar? Po per zhdukjen e fisit te Haklajve a duhet te ngrihet komisjon parlamentar. Po per 26 te vraret dhe me mijra te plagosur e te sakatuar ne Gerdec, aduhet te ngrihet komisjon parlamentar?
    Po per 4 te vraret ne bulevardin e Deshmoreve, a duhet ngritur komisjon parlamentar? Krimineli sali Berisha ti pergjigjet ketyre pyetjeve dhe pastaj le te flasi ne seancat parlamentare si ligjvenes.

  6. Po c’i jepni fjalen nji haleje te pa f’tyre !
    Shkaktoj kaq shume dem ,gjen dhe fjale te nxjere nga goja…

  7. lili says:

    Socialiste duhen ne cdo gje te shfajsojne vetin Duke ju thane shqiptareve berisha ishte ma keq! Défi jug do te merreni kete shembull per mireqeverisje?
    La vert et nje konflikt intégrés ketu,edhe ka nje pafytyresi nga ministri:ne se ky la dyshime mbi si berisha e privatizoj tek Ces kete ndermarrje,le ti drejtohet gjykates edhe krejt kollaj prishet marreveshja me Cez-in e si per shqiptaret! Apo prapaskenat prape vazhdojne,ku kete hère je ni ju qe beneficiojni nga ‘deshtimet’e programuara te shtetit shqiptar kunder pales tjeter ,qe ketu na qenka nje marreveshje Burr-grua!
    En,kishe perfason interesat e popullit shqiptar ketu?a duhet te cohemi vente ne kemb kunder jush se u lodhem me vjedhe ti ,jo vjedhi ti ne Par lament!-

  8. al says:

    Nuk ka llogjike ta kuptoje berishen.si enveri qe beri eksperimente me shqiperine ,keshtu dhe ky i krisuri.beri rrugen e kombit prej 60 km( qe dhe sot e kesaj dite nuk ka mbaruar akoma) dhe shpenzoi jo pak por 1miliard e300 milion $,qe sipas specialisteve te huaj ka koston me te larte ne bote,dhe pse ,sepse donte pushtetin dhe ky garantohej nga servilsja kundrejt amerikaneve te cilet e ndertuan bashke me turqit bechtel.pra u rrit borxhi me 13% te gdp,shiti cezin per buken e gojes dhe po vet e prishi kontraten me to,dha tegjithe sektorin e naftes me koncension tek dy firma qe u krijuan vetem para dy vjetesg strem oil dhe banchers qe jane njerez te afert te oborrit,qe kurre nuk dhane taksa per shtetin,dha me koncension skanimin e doganave,ngjyrosjen e karburanteve,llotarine kombetare,me dhjetra hidrocentrale ku ka nga ata qe po shkaktojne demtime ekologjike dhe ekonomike e shume te tjera.pra cfar kerkon akoma qeveria qe nuk e pls ne burg kete agjend te udb,qe misioni i tij eshte shkaterrimi i shqiperise.mos harroni dhe ju kosovar qe shume i dilni ne mbrojtje vec se ka mbiemrinberishe,se ishte ky njeri qe me daten 27 mars te 1999 diten qe nato filloi bombardimet mbi serbi ,ky ngriti falangat etij per rrezimin e qeverise majko ,ka dhe fakte te tjera mbi veprimtarine antishqiptare te tij qe dihennga te gjithe.se fundi gjykatat ne teardhmen ta denojne dhe te demshperbleje te gjitha demet qe ky njeri i ka shkaktuar shqiperise,si me gjak ashtu dhe ne vlera monetare.

  9. DANI says:

    JO “MBYLLE GOJEN SHKAKTOVE 1M….. ” POR MOS BEJ SIKUR JE KUNDRA SE EDHE JU ME LESHELELINE E METES BASHFAJTORE JENI PO KE B…. FUTE NE BURG JO ME ME “SHASHKA GJASME”………………………..!PLERA KUJTONI SE NA I HIDHNI!!!!!

  10. dritani says:

    Nese ka shkaktuar dem 1 miliard futeni ne burg.
    Boll me gam-game.

  11. beni says:

    mire ben ky qe flet se s ka burra ne qeveri ta denojne mire qe mos ti bije ndermend te akuzoje.

  12. fllad says:

    Po e mbylli gojen, ne rregull jeni, kenaqeni ju? Kaq mjafton? Mjere ne kujt ja dhame voten, ca lepurusheve qe genjehen me lepireset e Rames dhe Metes.

  13. Gezimi says:

    Lerini fjalet! Sekuestrojani pasurite Saliut, se i ka te gjitha pa djerse! Komentet e tjera jane lloqe Kavaje. A mund ta realizoni kete, se per fjale jemi deri ne gryke! Mos harroni se po vijne zgjedhjet, dhe mosveprimi mund te ndikoje ne rezultat, dhe kjo do ishte katastrofe! Vendosni drejtesi sa nuk eshte shume vone!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje