P/ligji për karburantet/Gjiknuri: Synohet përmbushja e standardeve

18 Qershor 2014, 16:58Ekonomia TEMA

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin diskutoi sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”.

I pranishëm në komision për të prezantuar projektligjin në fjalë ishte ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri, ndërkohë që Komisioni zhvilloi edhe një dëgjesë me përfaqësues të shoqërisë së hidrokarbureve.

Fillimisht, deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim,  Robert Bitri, në cilësinë e relatorit theksoi se ndryshimet e propozuara synojnë përmirësimin e rregullave të punës dhe mbi të gjitha qartësim të tyre.

“Rregullat që duam të ndryshojmë përmirësojnë punën e këtyre aktorëve dhe faktorëve dhe rrisin cilësinë e hidrokarbureve që hidhen në treg nëpërmjet rritjes së kontrolleve,” tha  Bitri.

Ai sugjeroi ndër të tjera që masat e parashikuara ndaj operatorëve abuzues të ashpërsohen deri në heqje të licensës, pasi falsifikimi i hidrokarbureve dhe tregtimi i tyre dëmtojnë direkt interesat dhe shëndetin e qytetarëve shqiptarë.

Ministri Gjiknuri deklaroi se rregullat në tregun e hidrokarbureve kanë ekzistuar edhe më parë, por nuk janë zbatuar. Sipas. Gjiknurit, synohet disiplinimi i asaj pjese problematike që ka të bëjë kryesisht me hedhjen në treg të produkteve jashtë standardit.  Gjiknuri nënvizoi se ligji vendos rregulla të qarta deri në detaje përsa i përket tregtimit të hidrokarbureve.

Ndryshimet e propozuara synojnë formalizimin e impianteve të përpunimit, të cilat deri tani kanë vepruar jashtë çdo lloj kontrolli dhe standardi; ashpërsimin e masave për operatorët abuzivë nga gjobëvënie deri në heqje të licensës; informimin e publikut lidhur me operatorët abuzues që tregtojnë produkte jashtë standardeve.

“Disiplinimi i tregut do të sjellë rritje të cilësisë së kontrolleve; standarde të përmirësuara; rritje të cilësisë së produkteve; mbrojtjen e ambientit dhe mbrojtjen e jetës së qytetarëve,” tha ministri i Energjisë.

Komisioni do të vijojë në mbledhjet e ardhshme me diskutimin në parim dhe miratimin në tërësi të projektligjit.

3 komente në “P/ligji për karburantet/Gjiknuri: Synohet përmbushja e standardeve”

  1. al says:

    Damiani mund te jete djali imire ,por per dikasterin qe drejton eshte outside.ky dikaster eshte thembra e akilit per ekonomine shqiptare dhe ketu jane bere abuzimet me miliarda dollar.rama duhet te gjej nje teknokrat qe enjeh mire sektorin energjitik shqiptar,dhe te filloje reforma radikale ne nafte,ne energjitik,ne miniera dhe ne te gjitha deget qe mbulon ky dikaster.nuk behet qeveria me shoke dhe me servila.te jesh minister do te thote te jeshadap per ate pune.ka ardhur koha qedisa ministra qe nuk po e justifikojne postin te largohen.ne qofte se rama do te kete sukse merr njerez te zote dhe te perkushtuar iku koha e nepotizmit.populli kerkon rezultate.

  2. Bftjari jam... says:

    Damiani eshte jo vetem djale i mire, por edhe politikan super i pergjegjshem.
    E kam njohur ne rrethana te tjera dhe e them me pergjegjesi qe eshte punetor i papare, e njeri i perkushtuar.
    Asnje minister nuk rri ne dikaster 12 e 16 ore si Damiani.
    Sa per faktin qe nuk eshte naftetar, kjo eshte pa ndonje impakt, sepse ai nuk eshte as inxhinjer elektrik, as inxhinjer hidro, as minator:):):).
    Ne fakt askush nuk mund te jete te gjitha keto.
    Ai eshte jurist i shkelqyer dhe eshte aty per te ideuar politika me stafin e tij (inxhinjera e naftetare e minatore) dhe per ti realizuar idete ne praktike.

  3. al says:

    Per replike ,mund te jete juristpor po shifet se reformat ne kete superdikaster per nga barra emadhe e qe ka ne raport me tegjithe ekono ine ,jane mbrapa.per koncensionet qe sala i firmosimbas 23 qershorit duhet te dalin pergjegjesite penale per humbjet qe ka prona publike qe ka dale ankand.si mund te lihen mbas dore shperdorime me miliarda dollar.tecohen dosjet ne prokurori,kjo eshte detyre e ministrit.e fundit populli kerkon transparence se cfar pobehet me pasurite e tij.qeveria e pd ikuse nuk ishte pransparente por dhe vodhi sa desh.rindja eshte koncept shume sinjifikativ ,pra progres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje