Veliaj: Nga korriku pensionet rriten me 2 %

16 Qershor 2014, 18:00Ekonomia TEMA

Në muajin korrik, pensionet do të rriten me dy për qind”.

Vendimi është bërë i ditur nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Punës.

Në këtë mbledhje u diskutuan dy çështje, reforma e pensioneve dhe ulja e moshës së daljes në pension e minatorëve.

“I kemi propozuar qeverisë rritjen me 2% të të gjitha pensioneve në Shqipëri, duke nisur nga muaji në korrik. Që do të thotë se çdo pensionist, muajin tjetër, do të marrë dy për qind më shumë pension se sa merr aktualisht”, u shpreh ministri Veliaj.

“Pavarësisht se rritja ekonomike nuk ka qenë dy për qind, po i rrisim pensionet më shumë nga ç’kemi pasur rritje ekonomike, duke qenë të arsyeshëm dhe përfaqësues të një shoqërie humane, e cila e kupton se edhe pse ekonomia nuk është rritur mjaftueshëm, çmimet janë bërë të papërballueshme”, tha ai.

Gjithashtu nga 1 janari 2015 të gjithë minatorët dhe punonjësit e nëntokës do të dalin në pension në moshën 55 vjeç. Edhe përfaqësuesit e sindikatave në Shqipëri dhanë pëlqimin e tyre për reformën e pensioneve dhe mbështetën përpjekjet e qeverisë në këtë drejtim.  

11 komente në “Veliaj: Nga korriku pensionet rriten me 2 %”

  1. Popudhi says:

    Me kete shtese ja hodhen hallit pensionistet. Mund te blejne 2 buke me shume ne muaj.

  2. Deda says:

    SA ESHTE INFLACIONI MORE Z. VELIA? Filluat edhe ju me demagogji? Kjo eshte rilinda qe na premtuat? Vetem demagogji dhe hajduteri? Pse nuk keni penalizuar asnje ish pushtetar apo edhe kete here si perhere. Kjo tregon se ju hani ne nje kazan me PD.

  3. Treviso says:

    Gzim Kalaja ka mbeshtetur qeverine?! E pa besueshme!

  4. Toskeria says:

    Te mjerit ne ku jemi katandisur. Kjo duket si nje tallje me ne hallexhinjte qe mezi nxjerrim muajin me pensionin qe marrim se na kushtojne gjysem pensioni ilaçet. Bravo qeveria.

  5. elton says:

    Jo more! Nga 150 mije lek te vjetra kane shku 153??? Thuj pensionisteve te kthejne leket mbrapsht se nuk ka cu duhet aq shume

  6. Arben says:

    PO NGELI PUNA E PENSIONEVE NE DORE TE KETIJ CUNAKUT, VAJ ME DET AI MUHABET

  7. toni says:

    ik ore joni kam pas shum respekt per ty po as ti nuk ishe gje te njoh personalisht vij kerkoj takim nuk pret njeri kur te duheshim ne na kerkoje te vinim tani po tallesh me pensionistetet dhe ben urra se cfar ke bere

  8. fabio says:

    2’/, i thone 2 mije leke per nje pensionist qe merr 100 mije leke. Me 2 mije leke te vjetra pensionisti ja hodhi se do marri 2 kile fasule me shume ne muaj dhe me kete rast i shtohen pordhet…..

  9. Arb says:

    uraaaaaaaaaaaaaaa tani ja hodhen pensionistet, do bejne edhe pushime jashte shtetit tani ?

  10. ali says:

    Na habiti fare Erionka,po ky i ka detyruar pensionistet te presin ne radha te gjata per te terhequr pensionin,ka zevendesuar radhen e qumshtit ne kohen e komunizmit.Ky po ia veshtireson terheqjen e pensioneve ne vend qe t’ia lehtesoje kete gje,tani tallet me shtese qesharake te pensionit.

  11. Zemani says:

    Më mirë mos e botoni! 2% është turp. Dymijë lekë të vjetra në muaj!
    Kështu bëri dhe qeveria demokratike me frimat. Volën miljarda dhe kthejnë me mijëra. Po “kthejnë” mbasi u krryen binanë për bythën e tyre. Jo. Kjo nuk është rritje, por mahitje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje