Buxheti i shtetit humbet çdo vit rreth 680 milionë dollarë të ardhura nga taksat e pambledhura. Shifra del nga një dokument i Bankës Botërore, i cili merr në analizë sistemet e taksave në rreth 61 vende të botës për periudhën 2000-2010.
Raporti i përgatitur nga dy ekspertë në departamentin e menaxhimit ekonomik në bankë, vëren se hendeku tatimor në Shqipëri, pra diferenca mes të ardhurave që duhet të mblidheshin nga taksat dhe atyre që mblidhen realisht është sa 4.87 për qind e prodhimit kombëtar, nëse merret parasysh dhe ekonomia informale.
Kjo e klasifikon Shqipërinë si një vend me efiçencë të dobët në mbledhjen e taksave, e cila sipas raportit është përkeqësuar veçanërisht pas vitit 2008, duke çuar në rritjen e hendekut tatimor.
Por ku shkojnë taksat që humbasin? Një pjesë e tyre, ndoshta më e madhja janë evazion, fshehje e qëllimtë e taksave nga biznesi dhe indvidët.
Sipas dokumentit, në Shqipëri mbi 34.1 për qind e ekonomisë është informale. Kjo bën që miliona dollarë, të cilat duhet të shkonin në arkën publike, të mbeten padrejtësisht në xhepat e privatëve.
Veç evazionit, një pjesë tjetër humbet përmes shmangieve, ku biznesi apo individët shfrytëzojnë boshllëqet e ligjit për të ulur barrën e taksave që duhet të paguajnë.
Ndërsa arsyeja e tretë që gërryen të ardhurat në buxhet lidhet me shtrirjen e dobët të shërbimeve fiskale për të informuar tatim paguesit mbi detyrimet që duhet të paguajnë. Këto janë tre arsyet kryesore të hendekut tatimor dhe të treja kanë një shkak: dobësinë e administratës fiskale dhe politikave tatimore.
Raporti thotë se Shqipëria ka hapësira të konsiderueshme për të rritur të ardhurat përmes politikave më efiçente të taksave dhe reformimit të administratës fiskale. Përfitimet do ishin të mëdha. 680 milionë dollarë që humbasin në vit janë gati sa 20 për qind e të ardhurave totale që mbledh buxheti dhe më shumë se defiçiti fiskal në një vit të zakonshëm.
Mbledhja e këtyre të ardhurave do të lehtësonte borxhin, si dhe mundësonte rritjen e fondeve për sektorët jetikë si arsimi dhe shëndetësia, ku Shqipëria prej vitesh po nëninveston./TCH
Nuk eshte ndonje e keqe e madhe qe 680 milione dollare i mungojne buxhetit. Perkundrazi. Jane 680 milione me pak per pargderat e korruptuar pushtetare…
pikerisht… ne nje vend komunist si Shqiperia ku oligarket kane kapur shtetin… nuk duuhet te kete shtet por… anarki…
habitem se si forcat e djathta tek ne nuk jane te fuqishme… ku shteti kapet nga kriminelet duhet te kishte ndonje levizje qe kerkon zvogelim te shtetit…
jo taksave!!
si eshte e mundur qe nje banke meret me politike????????????
Bravo te qofte 21 Janari. Keto 24 vjet, i pame sesa mire i perdorin leket e buxhetit te shtetit keta hajdute. Me mire ti kene bizneset qe bejne evazion,sesa te paguajm 1 miliarde Euro 1 rruge
bravo elton.
komunizmin dhe taksat e larta i provuam njehere gjate diktatures komuniste. tani duhet te mbeshtesim kapitalizmin dhe lirin e tregut dhe te shkembimit vullnetar mes njerzve…
ci do shteti taksat, kur ai nuk ofron sherbime? apo per tu majmur derrat si Edi Rama?
Kjo eshte e verteta, nje popull hajdute qe sdo te paguajme per detyrimet qe cdo qyteter e biznes ka, e qeveri te paafta me mendjen te plackisin sa mundin, keta jemi ne. Nese Rama nuk e adreson ket cancer, ky vend do vazhdoje te rrokulliset ne gremine, ta dine kete edhe parafolesit injorante..
po pse zoti artist, ti si mendon nese bie llafi nje piktor ben nje pikturim, shteti duhet ti kerkojne nje takse edhe per pikturimin ketij piktorit?
por nese une neser shpik nje pune te re, psh shes nje sherbim, psh ofroj berje detyrash shtepie me nje pagese 200 lek fleta… a ka te drejte shteti qe te vi dhe te me kerkoje taksa per fitimin tim?
…miliona dollarë, të cilat duhet të shkonin në arkën publike?
Hmmmm, sa mirë do ishte sikur të mos ishte e çpuar…
Sado me rezerve ta marrim kete informacion,dihet fort mire qe informaliteti eshte nje gangrene keq-qeverisjeje.Une nuk eshoh si pergjegjesi qytetaresh,e shoh vetem si zullum te qeverisjeve te ketyre 23 vjetve te fundit.
O njerez kur nuk paguhen taksat nuk ka pensione nuk ka shendetesi nuk ka asnje lloj sherbimi,e paté greqine Benin jete te bukur Duke punuar Pak dhe gjith diten ne plazhe e cafeterie
Shifra duhet te jete me e madhe ne fitim te informalitetit.
Rruga me e shkurter e qeverive(Canit) marrja e borxheve,ngritja e moshes se pensioneve.
Keto masa merren kur jane ezauruar te gjitha mundesit,deshtimi i reformes se pensionit e cila ngriti moshen e daljes ne 10 vjet,erdhi si pasoj e mosmbledhjes se detyrimeve te subjekteve private,perseri e pret i njejti fat,po nuk u mblodhen detyrimet e sektorit privat.