Kompanitë e huaja, të cilat sigurojnë fitime të majme në Shqipëri, vijojnë të nxjerrin jashtë te ardhurat e tyre. Për tre muajt e parë të 2014-ës, 53 milion euro kanë dalë jashtë vendit për t’u investuar në tregjet e huaja dhe për të ndihmuar degët “mëma”.
Ekspertët thonë se në një ekonomi demokratike nuk mund të marrësh masa që të pengosh bizneset se ku të investojnë fitimet e tyre, por duhen parë mënyra që t’i bindësh ato të mbajnë paratë në Shqipëri, raporton Vizion Plus.
Por çfarë i shtyn sipërmarrësit e huaj që të çojnë fitimet e tyre jashtë?
Zenel Hoxha, kryetar i Dhomës Britanike thotë se nëse Shqipëria do të kishte më tepër siguri në të bërit biznes, do të kishim një situatë tjetër.
Që prej nisjes së krizës globale në vitin 2008-të dhe deri më sot, fenomeni i transferimit të fitimit në tregjet jashtë Shqipërisë nuk është ndalur.
Për ekspertët, kjo do të vazhdojë derisa kriza në eurozonë të marrë fund, dhe Europa t’i rikthehet rritjes ekonomike.
Se i ndreq Edi ato sa te sistemohet dhe pak
Mos flisni veresie.Kompanite e huaja kane aksionere qe sigurisht paghen nga fitimet.Cila eshte % e ketyre $$$$$ qe dalin jashte krahasuar me kapitalin e investuar 2%,4% apo 30%…Pastaj filloni nga ankesat.
Une e besoj faktin qe kontratat e lidhura me keto kompani jane favorizuse per to e diskriminuse per vendasit.Qeveria Rama ben mire ti detyroje te riinvestojne nje pjese te fitimit.Ne kohen e Saliut ata e riinvestonin me donacione te “LIRIA E ARGITA.CO”.Sot sic duket ajo vlere e riinvestuar u del ekstra:)….Gjithesesi mos flisni ne shifra absolute se I beni lemsh gjerat.Flisni me % qe te kemi nje ide me te qarte sa fitojne e sa prej ketij fitimi riinvestohet ,sa del jashte….
Do te me interesonte me shume tatimi ,ne vlere absolute,i perftuar ne arken e shtetit per kete fitim,qe u transferoka jashte.
C’eshte ky Zenel Hoxha,kr i Dhomes Britanike(i vetequajtur)? Ah u kujtova eshte kryetari i Dhomes se Tregtise ne vitet(92-95) i cili pasi mashtroi shume firma tregtare e mashtroi shume persona per viza neper amb. perendimore,boshatisi financat e Dhomes se Tregtise e se bashku me sekretaren(dashnoren)e tij moren arratine e perfunduan ne Angli.Demi financiar shteteror prej dhjetramijra dollaresh pas disa vitesh u harrua, si gjithemone,ketu ne Shqiperi,e tani jo vetem qe banon e militon i qete ne Tirane,por desheron te promovohet(riciklohet)edhe njehere.Natyrisht se bashku me dajon e tij dekanin e Fakultetit te Infermerise(monster e vertete) vijojne te shesin ne menyre ciklike viza pune angleze per keto infermire te gjora….Shteti te vezhgoje,verifikoje e veproje menjehere per keto ndodhi para syve tane….Nese memorja e shtetit s’funksionon,populli gjithemone s’harron……