Çmimi i trojeve për legalizim/ALUIZNI dërgon vendimin për miratim në Qeveri

18 Qershor 2014, 17:22Ekonomia TEMA

Agjencia e Legalizmit dhe Urbanizmit të Zonave Informale ka gati vendimin që përcakton çmimet e trojeve për legalizimet. Burime nga Agjencia e Legalizimeve bënë të ditur se vendimi është bërë gati me të gjitha modalitetet dhe është dërguar për miratim në qeveri. Vendimi për çmimet e trojeve pritet të hyjë në fuqi së bashku me ligjin e ri të Legalizimeve.

Tarifat e reja të legalizimeve do të vihen duke marrë si referencë hartën e re të vlerës së pronës të miratuar nga qeveria një vit më parë. Me ligjin e vjetër të legalizimit, një metër truall për efekt legalizimi kishte vlerën e 1300 lekëve për metër katror në të gjithë vendin. Ndërsa me ndryshimet e reja ligjore, ky çmim nuk do të jetë fiks, por në varësi të qarkut, sipas tarifave të përcaktuara në hartën e re të vlerës së pronës.

Ata që nuk e kanë shtëpinë në tokën e tyre dhe duan ta legalizojnë, do të paguajnë për truallin 50 për qind të tregut për metër katror. Vlera e mbetur paguhet 50 për qind me letra me vlerë dhe nëse paguhet menjëherë, përfiton 20 % ulje dhe 10 % të tjera rimbursim për pagesën e energjisë.

Me ndryshimet e reja ligjore, nëse qytetari deklaron se nuk paguan dot, objekti do të legalizohet, regjistrohet në Hipotekë, por me kufizim hipotekor, me një detyrim që e kufizon pronën, i cili mbartet edhe nëse prona shitet nga blerësi. Nëse kalon një vit dhe nuk paguan dot, nuk përfiton legalizim me letra me vlerë. Për ata që duan të legalizojnë tokën në zonat informale deri në trefishin e banesës, çmimi i tokës do të jetë favorizues; mbi trefishin e tokës që zë banesa, paguajnë me çmim tregu. Objektet me qëllim fitimi do legalizohen duke e paguar vlerën e truallit siç është deri më sot. Kush ka deklaruar dy banesa, ato do legalizohen përsëri me vlerën e truallit, siç ka qenë deri tani.

4 komente në “Çmimi i trojeve për legalizim/ALUIZNI dërgon vendimin për miratim në Qeveri”

  1. Erion says:

    Eshte e qarte qe qeveria mashtroi per legalizimet falas. Por gjithashtu ka emruar nje gomar si drejtor qe e ben edhe me te deshtuar kete reform.

  2. salah says:

    Artan Lame ka tashmë 10 vjet më parë duke u përpjekur për të legalizuar shtëpitë e ndërtuara në mënyrë të paligjshme në bregdet. Kjo është e gjitha nuk paligjshme, në përputhje me ligjet e BE-së dhe nënshkrimi ishte refuzuar më pas nga Presidenti i Alfredo MOSIU. Artan Lame, Theodor Sollaku janë dhënë më pas në Golem e mafias apartamenteve të lira shqiptare. Për mbrojtjen e Zonave Turistike ata vetë, si shumë prej politikanëve PS Asgjë bërë. Fatos Nano tha se, “ne nuk se më vonë” dhe tani turizmit dhe bregdetit është shkatërruar, veçanërisht në Sarandë dhe Durrës

    1. S.B. says:

      Shqiptar eshte ky ?!

  3. Ladi says:

    I lumte qeverise, sa per ju 2 komentuesit e pare, pervecse te paditur jeni edhe masha e te shkuares kriminale te ketij vendi..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje