Mbi 80 udhëtarë, ndër të cilët nëna me fëmijë të vegjël dhe të moshuar, janë bllokuar në Rinas dhe vazhdojnë të qëndrojnë në aeroport, ndërsa prisnin të udhëtonin me avionin e linjës Blue Panorama.
Udhëtarët kanë prerë biletat për në Bergamo dhe avioni duhej të nisej në 16.45.
Pas vonesës, udhëtarëve u është komunikuar se koha e nisjes do shtyhej dhe avioni do nisej në 18.00, por në orën 18.00 u kanë njoftuar një tjetër shtyrje deri në 22.00.
Udhëtarët vazhdojnë të qëndrojnë në Rinas prej orësh dhe do t’u duhet të presin ende.
Problemet me Blue Panorama po përsëriten shpesh.
Muajin e fundit më shumë se 90 pasagjerë kanë mbetur në Rinas me vonesa mbi 8 orë.
Pasagjerët lihen shpesh pa shpjegime dhe pa asistencë nga personeli.
mos te merziten pasagjeret gjera qe ndodhin: http://goo.gl/7s81C6
Kjo bluja nuk eshte tjeter vecse belleair. Meqene nuk i rishiti biletat dy here dhe gjasme bente sconto. Ne se je klient i belleair thoshte kliko ketu nese jo ne vend tjeter .Kur beje llogarite ishte i njejti cmim. Kujt mendojne se ja hedhin. Per kete duhet te veje dore ministria e trsporteve
i kujt eshte ky blu panorama
Kujt i plasi bluja??
Akoma nuk e ka marre shteti ne dore.
Ka probleme me te rendesishme per vendin,por ju them me bindje se do ti vije radha edhe Rinasit per tu kthyere nje aeroport per shqiptaret se deri tani akoma nuk ka qene dhe nuk eshte.
PRESIM,PRESIM,PRESIM.
S’kane pune tjeter shqiptaret vecse te presin sa te bejne e pastrojne leket pushtetaret e rinj, sa te nderrojne linjat e trafikut pronar, sa te genjehen perseri qe te presin dhe ca…etj etj. Nuk jane te gjithe shqiptaret budallenj dhe nuk jane me aq te durueshem sac kane qene per tre breza zagaresh keshtu qe kujdes me keto demagogjira se do iu plasin ne dore e do ju djegin vetullat e syte!
Jo kater ore o Tema po 8-ore shpesh jeni te pasakte.
Me duket se edhe Blu Panorama do perfundoje si Belle-Air.
c’ret kur ne shqiperi eshte gjithcka informale edhe nenshtetasit dalin pa idenitet???????????…..i trajtojne si bagetia
A mos ndoshta kjo panorama blu eshte pjelle e belle air-it??